22 Qershor- 23 korrik
Si të njohim Gaforren?
Koha më e mirë për të gjetur apo takuar njerёzit e shenjёs sё Gaforres, ёshtё nёn dritёn e argjendtё tё Hёnёs. Zakonisht ёshtё më e lehtë për ti njohur ata gjatë natës, kur janë tё mbёshtjellё me imagjinatё dhe gati pёr tё shkuar drejt ёndrrave tё tyre tё mёdha. Drita e hёnёns i bёn ata tё duken shumё tё bukur. Kjo u pёrshtatet me gjёndjet shpirtёrore tё shumta qё kanё dhe me emocionet e tyre tё paqёndrueshme.
Pёr herё tё parё, ju mund ta hasni atё, kur ai ёshtё duke bёrё “qeshjen e çmendur hёnore”. Do tё jetё ngjitёse nё mёnyrё tё pashmangshme. Kjo e qeshur kalon nёpёr disa oktava, lart dhe poshtё, me një zë tё thellë dhe tё ngjirur. Nuk do ta keni tё vёshtirё tё dalloni njё person tё shenjёs sё Gaforres, sepse jeta e tij ёshtё e pasur me gjendje tё ndryshme shpirtёrore çdo ditё. Ai do tё jetё njё nga njerёzit mё gazmor nё ambientin ku ndodheni, duke qeshur çdo minutё. Askush nuk i pёlqen mё shumё shakatё se njё Gaforre dhe ana e tij gazmore ёshtё befasuese, sidomos kur shfaqet papritmas pas personalitetit tё tij zakonisht tё qetё. Humori Hёnor shkon shumё thellë brenda tij. Nuk është asnjёherё i cekët dhe sipërfaqësor, sepse ky humor buron nga vëzhgimi i ndjeshёm i sjelljes njerëzore. Njё person i Gaforres mund të mos ketё hedhur mbi supe petkun e tё qeshurёs hёnore çdo ditë, por ai gjithmonë mund ta nxjerrё atë jashtë nga sunduku i tij i vjetër nё çdo moment.
Këta njerëz nuk kёrkojnё me domosdoshmёri qё tё jenё nё qendër të vëmendjes, siç mund tё bёjё Luani ekstravert apo Shigjetari “karagjoz”, por Gaforret kanë një sens të çuditshëm ndaj publicitetit, kur atyre u pёlqen qё tё bien nё sy. Mos lejoni që mënyra e tij pa pretendime tju vё nё lojё apo tju mashtrojё. Ata në fshehtësi, e pёlqejnё dhe i gёzohen tё qёnit nё qendёr tё vёmendjes. Ju ndoshta nuk do të gjeni ndonjё Gaforre qё e ndjek famën me pasion (ai nuk ndjek pothuajse asgjë me pasion të vërtetë), por ai me siguri nuk do të fshehet nga ajo. Gaforrja mund të ketё tendencёn qё tё fshihet nga gjëra tё ndryshme, por tё jeni i sigurt se vlerësimi nuk është një prej tyre.
Pesimizmi nuk është asnjёherё shumë larg; gjithmonë aty pranё, i gatshëm për të prishur netët e bukura të imagjinatёs. Një Gaforre mund të ndёrmarrë udhëtime ёndёrrimtare, drejt yjeve , duke pёrdorur krahёt e imagjinatёs, në qoftë se ai mёson tё injorojë zërin e brendshëm,i cili e paralajmëron atë se ai mund të humbas në hapësirë. Por derisa ai tё mёsojё tё mposhtё frikёrat e tij, ato formojnë thembrёn e tij tё Akilit dhe ai do tё lёndohet sa herё tё fillojё tё fluturojё shumё lart.
Lotët e tij nuk janë kurrë lotё krokodili. Kёto lotё rrjedhin nga thellёsia e lumenjve tё zemrës së tij të brishtë dhe të pambrojtur. Ju mund ti plagosni ndjenjat e tij të ndjeshme me një shikim të ashpër apo me njё ton zëri tё ngjashёm me shikimin e egёr. Nuk do tё jetё e lehtё tё dalloni Gaforren nё njё gjendje tё tillё shpirtёrore, sepse kur ai lёndohet, zhduket nё heshtje. Ndonjëherë, ai mund të hakmerret me një lloj hakmarrje pothuajse si ajo e Akrepit, por ai zakonisht do ta bëjë këtë në mënyrë të fshehtë, rrallë haptazi dhe me përbuzje siç vepron Akrepi (për ti bёrё tё ditura pasojat). Shumicёn e kohës, megjithatë,ai do tё jetё i kёnaqur qё tё qёndrojё i fshehur nёn guackёn e tij mbrojtёse. Pasi ta keni lёnduar atë, ju mund ta ngacmoni me një shkop të mprehtë për ditë me rradhё dhe tё mos arrini ta shikoni dot. Ai nuk do ti përgjigjet telefonatave tuaja, ziles sё derёs apo postёs elektronike. Ai do tё qёndrojё nё mes të pasigurisë, dëshpërimit dhe trishtimit.
Njerëzit e Gaforres kёrkojnё tё rrinё nё vetmi dhe tё tёrhequr nё situata tё tilla. Njёsoj siç bёjnё gaforret e vёrteta nё shkёmbinjtё ujorё.
Njerёzit e shenjёs sё Gaforres janё tё ndarё nё dy fizionomi kryesore. Lloji i parë ka një fytyrë të bukur dhe tё rrumbullakët, lëkurë të butë, një gojё tё madhe, sy pothuajse rrethorё dhe shpesh kanё njё pamje fёminore. Imazhi perfekt do tё ishte tё imagjinoni njё njeri me pamjen e hёnёs. Lloji i dytë është më i zakonshёm. "Vështrimi i gaforres" është menjëherë i dukshёm në fytyrën e tyre. Ju do të shihni një kafkë të madhe, një ballë tё lartё dhe mollёza tё ngritura. Vetullat duken sikur janё të bashkuara, duke krijuar një lloj vrenjtje tё përhershme, e cila, çuditërisht, nuk ngjan kёrcёnuese, por më tepër interesante. Nofulla e poshtme ёshtё e theksuar dhe dhëmbët ose janё tё dala pёrpara, ose janё tё parregullta në një farë mënyre. Sytë janë të vegjёl dhe zakonisht larg njëri-tjetrit. Ndonjёherё ju mund tё shihni njerёz tё shenjёs sё Gaforres, qё kanё tё ndёrthurrur si fytyrën hёnore edhe atё tё gaforres, por secili prej tyre është kaq i veçantё saqё, edhe kur janë të përzier, është e lehtë ti identifikosh ata si njerëzit e Hënës, të lindur nën shenjën e Gaforres.
Disa prej tyre janë padiskutim tё kolmё apo tё shëndoshё, por shumica kanë një strukturë të habitshme kockëgjerё. Krahët dhe këmbët mund të jenë tepër të gjata në proporcion me pjesën tjetër të trupit. Supet do të jenё më tё gjera se mesatarja dhe shpesh duart dhe këmbët janë ose jashtëzakonisht të vogla ose shumë të mëdha. Pavarёsisht nёse kanё trup tё shёndoshё apo tё hollё, femrat zakonisht do ti veshin bluzat njё numёr mё tё madh se masa e fundeve apo pantallonave.
Kjo ёshtё njё karakteristikё e veçantё qё është mjaft e dukshme te femrat e shenjёs sё Gaforres.
Të gjithë njerëzit hënor kanë tipare jashtëzakonisht shprehёse. Një mijë çehre tё ndryshme mund tё marrё fytyra e tyre gjatё njё bisede tё vetme. Gjendjet shpirtёrore tё Gaforreve janё kaq shumё intensive dhe shprehёse, sa edhe ju mund ti ndieni. Imagjinata e tyre kap gëzimin dhe dëshpërimin, tmerrin dhe dhembshurinё, dhembjen dhe ekstazёn, si dhe e rregjistron çdo emocion nё memorien e vet. Ashtu si pasqyrat dhe kamerat, ata i rregjistrojnё imazhet dhe i pasqyrojnë ato me besnikëri. Çdo përvojë është gdhendur në zemrёn e tij, si një fotografi është stampuar nё njё negativ filmi. Ata nuk harrojnё kurrё asnjë nga mësimet qё jeta u ka mësuar, ashtu siç nuk harrojnë mësimet qё historia i ka mësuar njerëzimit.
Një Gaforre e respekton të kaluarën dhe zakonisht ёshtё patriot deri në palcë. Personalitetet historike e intrigojnё atë, po aq sa paraardhёsit e vet. Ai shpesh mbledh thesare të vjetra, antike dhe relike të lashta; si dhe ka një kureshtje të pafund për tё kaluarёn. Gaforrja është një lloj arkeologu mendor, gjithmonë duke gërmuar për fakte dhe tё dhёna interesante.
Ai është gjithashtu një njeri qё di tё mbajё sekrete. Njerëzit automatikisht i besojnё sekretet e tyre Gaforres, por falё ndjesive tё tij të ndjeshme, ai tashmë e di se çfarë është në mendjen e tyre. Dhembshuria e Gaforres është e thellë dhe mjaft intuitive. Vёshtirё qё njё sekret mos tё zbulohet prej tij, nёse ai vendos ta bёjё kёtё. Megjithatë, kjo është një rrugë me një kalim. Si pёrfundim, ai do ti mёsojё tё gjitha ato qё duhet tё dijё rreth jush, por ju asnjёherё nuk do tё arrini tё merrni me mend mendimet e tij personale. Ai i ruan ndjenjat e tij të brendshme me kujdes nga sytë zhbirues tё njerёzve tё tjerё. Personi tipik i Gaforres nuk pëlqen tё diskutojё për jetën e tij personale, por ai kënaqet të dëgjojё në lidhje me jetёn tuaj, pasi imagjinata e tij hënore e lejon atë të marrё me mend pjesët që ju keni lënëpa thёnё. Megjithatë, Gaforrja rrallë gjykon dikё. Ai thjesht mbledh, pёrvetёson, reflekton.
Edhe pse personi i shenjёs sё Gaforres i kthen mbrapsht emocionet si një pasqyrë, ai nuk do të heqë dorë nga gjërat e prekshme, pa luftuar. Bёni njё shëtitje përgjatë bregut tё njё plazhi dhe vёzhgoni zakonet e njё gaforreje të vërtetë. Kur gaforrja rrёmben një objekt (dhe sigurohuni qё mos tё jetё gishti juaj i madh), ajo do ta mbёrthejё dhe do ta mbajё atё aq fort, sikur prej kёtij objekti tё varej jeta e saj. Ajo do tё preferontё tё humbte njё nga gremçat, sesa ta lёshonte objektin qё kapi. Nëse gaforrja e sakrifikon njё nga gremçat e saj, njё tjetёr do tё dalё nё vend tё asaj qё humbi, kështu që ajo mund ta rrëmbejё dhe mbajё atё qё do edhe një herё, me të njëjtën këmbëngulje. Prandaj le të jetë ky një mësim për ju, pёr ta patur parasysh nёse do tentoni ndonjёherё ti merrni një Gaforreje diçka qё ai/ajo e dёshiron me tё vёrtetё. Gaforrja kurrë nuk do të heqë dorë nga një objekt i çmuar dhe ky objekt mund tё variojё nga një mik i dashur apo i afërm tek një titull apo pozicion pune- nga një fotografi e vjetёr e stamposur nё njё pllakë metalike, tek një palë pantofla pёr shtёpi gjysёm tё grisura.
Ndërsa jeni ende në plazh, mbani shёnime tё tjera lidhur me zakonet e gaforres të vërtetë. Pёr shembull, mёnyrёn sesi ecёn. Në qoftë se kjo gaforre i ka vёnё syrin gishtit tё madh tё kёmbёs suaj, ajo kurrё nuk do tё ecё direkt drejt kёmbёs suaj. Nё fillim, do tё lëvizё prapa disa hapa. Pastaj do tё lëvizё anash. Papritmas, pa paralajmërim, do tё shkojё në anën tjetër. Gjithmonë ajo do tё duket sikur lёviz në drejtim të kundërt. Por nё fakt është duke shikuar nё çdo sekondë. Nëse ky gisht i shijshёm do tё largohet prej saj, ateherё kjo gaforre do tё lёvizё pёrpara dhe ju duhet tё vraponi, nёse nuk doni qё gremçat tju mbёrthejnё gishtin. Do tё keni punё me tё nёse ajo shikon se kafshata qё lakmon ka mundёsi tё humbasё. Njeriu i shenjёs sё Gaforres imiton kёto taktika nё mёnyrё preçize. Ata kurrë nuk shkojnë direkt pas asaj që ata duan. Strategjia e tyre është qё tё lёvizin në çdo drejtim, pёrveçse drejt -përpara. Ata do të luajnë këtë lojë pёr njё kohë të pacaktuar, deri sa dikush tjetër është gati për të rrëmbyer çmimin. Pastaj letrat hapen dhe loja luhet me shpejtёsi dhe zgjuarsi- Gaforrja ecёn pёrpara, e merr atё qё do me vendosmёri dhe refuzon ta lёshojё. Ata sillen nё të njëjtën mënyrë, kur është fjala për bujarinë dhe pёr tё dhёnё. Zemra e Gaforres është shumë e butë për të mos u prekur nga nevojat e dikujt. Ai kujdeset me të vërtetë dhe dëshiron të ndihmojë. Por ai do të rri duarkryq dhe do të pres me kujdes për të parë nëse mundet. Do jetё dikush tjetër që mund të lëvizё mё parë. Pse duhet tё jetё ai qё tё harxhojё kohёn dhe paratё e tij nëse nuk është e nevojshme? Kur të gjitha burimet e tjera dështojnë, kur asnjё nga ndihmat e tjera nuk po konkretizohet, njeriu i shenjёs sё Gaforres do ta shpёtojё tё panjohurin nё minutën e fundit. Ai do t’ju lejojnë të zhyteni dy herë, por do tju shpëtojë para se tё fundoseni për të tretën herë. Ai është shumë i mirë për tju parë teksa mbyteni, por ai me siguri nuk do tё dojё tё futet nё ujё dhe tё laget, nёse aty rrotull ёshtё njё rojё plazhi, ose në qoftë se duket se ju mund tia dilni mbanё tё notoni deri nё breg. Kjo ka tё bёjё me kujdesin pёr veten, jo me egoizmin apo dashakeqёsinё. Zemra e Gaforres është e butë në thelb, nёn guackёn e e fortё tё jashtme. Por ai ka kaq shumë pёr tё dhёnё (nga koha, paratё dhe emocionet e tij) sa ai zgjedh qё ti japё ato me mençuri. Megjithatë, në mendjen e tij, është e arsyeshme qё tё shohё dhe tё presё para se tё veprojё. Askush nuk mund ta akuzojë atë pёr impulsivitet.
Qoftё mashkull apo femër, njeriu i shenjёs sё Gaforres e do shtëpinë e tij me një respekt tepёr tё madh, gati me nderim. Asnjë prift i devotshëm i kohëve të lashta nuk e ka menduar ndonjёherё altarin e tij më tё shenjtë se sa Gaforrja konsideron vendin ku ka lindur dhe ёshtё rritur. Shtëpia e tij është ku ai luan, jeton, dashuron, ëndrron dhe ndihet i sigurt. Edhe pse ai mund të udhëtojë nё më shumë se gjysmёn e botёs pёr shkak tё karrierës sё tij, asnjë person i kёsaj shenjё nuk mund tё jetё kurrë mjaftueshёm i lumtur pa një vend qё e quan tё vetёn. Ndonjёherё jini tё kujdesshёm qё tё shikoni shprehjen në fytyrën e një personi tё shenjёs sё Gaforres, që sapo është kthyer në shtëpi nga një udhëtim të gjatë. Ekstazi e pastër!
Pёr njё Gaforre, nuk ka rёndёsi sesa para ka grumbulluar, ai asnjёherё nuk ndihet komplet i sigurt dhe pavarёsisht sesa dashuri merr, ai gjithmonё ka nevojё pёr mё tepёr. Emocionet e tij kurrë nuk e lёnё tё jetё mjaftueshёm i sigurt sa tё qetёsohet plotësisht. Ai është gjithmonë duke marrё masa pёr ndonjё katastrofё imagjinare në të ardhmen.
Ju shpesh do të gjeni njё njeri tё Gaforres në ujë. Nëse nuk është duke notuar, ai do jetё duke bёrё sёrf ose aktivitete tё tjera ujore. Vetёm nёse do ketё ndonjё ndikim planetesh nё kartelёn e tij tё lindjes, qё mund ta bёjё atё tё ketё frikё nga dallgёt, ai zakonisht do ta kalojё pjesёn mё tё madhe tё kohёs sё lirё në një plazh. Shumë njerëz tё shenjёs sё Gaforres zotёrojё varkat ose anijet e tyre. Ai do të preferonte mё tepёr njё varkё me vela tё vogёl, sesa makina luksoze apo limuzina. Disa njerёz tё shenjёs sё Gaforres zotёrojnё jahte të bukura, por edhe në qoftë se do kishin njё varkё modeste, do tё vozisnin me tё shumё tё lumtur. Duket sikur Gaforret kanё njё ëndërr të veçantë personale, qё ka humbur diku atje në ujërat e thella dhe ai ёshtё vazhdimisht nё kёrkim tё saj. Shumё njerёz tё Gaforres janё marinarё me kohё tё pjesshme. Ndoshta ёshtё hёna dhe batica qё i thёrrasin ata pranё tyre. Emocionet e Gaforres mund të jenë më tё forta se fiziku i tyre. Meraku dhe shqetёsimet mund ta sёmurin atё dhe gёzimet e bёjnё tё ndihet mirё.
Shpesh, ai i trembet rrёnimit financiar apo humbjes sё dikujt pёr tё cilin ka nevojë emocionalisht. Nëse siguria e tij kёrcёnohet, ose në aspektin finaciar ose në zemrën e tij, ai mund të bie në një depresion tё tillё, qё nё mënyrë të pandërgjegjshme mund ta çojё drejt sëmundjeve apo aksidenteve. Mendja e tij aktive mund tё bёjё atё qё një sëmundje e lehtё tё kthehet nё një sёmundje tё rëndë ose kronike. Kur ai bёhet i zymtë, u përgjigjet dobët komenteve pozitive. Pastaj ai priret të mendojё se ju nuk keni mirёsinё ta mirёkuptoni apo mbёshtesni atё. Por empatia është gjëja e fundit qё njё Gaforre ka nevojë kur është i sëmurë, prandaj mos i merrni nё konsideratё ato qё thotё ai. Nëse ai e shton mёrzitjen rreth frikёrave tё mundshme, ai u hap derёn problemeve tё vёrteta dhe do ti duhet dy herë më shumё kohё pёr tё marrё veten.
Zonat më të rrezikuara pёr tё janë pjesa e kraharorit, gjunjët, veshkat, fshikëza dhe lëkura. Zona e kokёs dhe fytyrёs janë gjithashtu të ndjeshme, siç janë stomaku dhe sistemi i tretjes. Gaforret praktikisht e shpikёn sёmundjen e ulçerёs. Por ata që qёndrojnё tё qetë dhe që e ruajnё dhe e pёrdorin sensin e mrekullueshëm të humorit,mund tё kenё njё shёndet tё mirё fizik dhe mendor deri nё moshё tё vonё. Në qoftë se Gaforret arrijnё tё marrin nё kontroll lumturinё dhe mos ta lёnё atё tё shkojё, ato kanё potencial tё kapen fort pas jetёs, me të njëjtën këmbëngulje që kapen pas gjёrave tё tyre mё tё dashura. Gёzimi, optimizmi dhe e qeshura, tё marra çdo ditë në doza të mëdha, do ti mbajnë mendjet dhe trupat e tyre të shëndetshme. Ashtu si Gaforrja e mendon veten e vet, ashtu dhe do tё ndihet nё tё vёrtetё. Asnjë shenjë tjetër nuk ёshtё kaq shumё e prirur për ti lejuar mendimet negative ti shkaktojnё sëmundje, gjithashtu asnjë shenjë tjetër nuk mund të krijojë tё tillё mrekulli vetë-shëruese. Kjo është një kontradiktë e çuditshme dhe pothuajse tё gjitha Gaforret pёrfitojnё prej saj.
Paratë ju ngjisin shumё Gaforreve dhe ata e pёlqejnё shumё ndjesinё e parasё, prandaj ata e lejojnё atё tё ngjitet pas tyre. Ata shpenzojnë me kursim, për të mos thënë shumë pak. Edhe sikur tё ketё ndikime impulsive në tabelën e lindjes, Gaforrja do të mbajë disa tё holla mёnjanё , pёr ditёt e vёshtira. Për të, kjo është një situatë dëshpëruese. Asnjё nuk është menaxher më i aftë pёr tё administruar fondet sesa Gaforrja (edhe pse Demi, Bricjapi apo Virgjëresha mund ta konkurrojnё denjёsisht atё). Ai është një ekspert nё grumbullimin e parave, duke i bёrё ato tё shtohen si pemët dhe lulet qё ai mbjell.
Ka një instinkt të fortё mёmёsie te të dyja gjinitë. Ata do tё jenё gjithmonё duke u përpjekur për tju dhёnё ushqim të nxehtë ose tju mbulojnё me batanije gjatё natёs sё lagёsht dhe tё ftohtё. Gaforret kujdesen pёr miqtё dhe tё dashurit e tyre si pёr fёmijёt e vegjёl dhe i mbrojnё ata me shumё kujdes. Është e vështirë për të pёrcaktuar cila nga kёto tё treja nxisin mё shumё emocionet hënore- fëmija, ushqimi apo paraja.
Natyra e ndjeshme e Gaforres është e mbuluar me një guackё tё fortё dhe ai është aq i mençur sa tё shmangё dallgёt e stuhishme.Gjysmёn e kohës ai jeton në tokё dhe gjysmën tjetër në ujërat e thella. Ai vesh ngjyrat me ndriçim si ari i zbehtё tё dritёs sё hënës dhe i fsheh emocionet e tij të fuqishme pas nuancave nё të gjelbër të zbehtë, nё ngjyrё jargavan dhe livando tё modestisë.
Ka një prekje tё çmendurisё së hënës në çdo njeri i shenjёs sё Gaforres. Ai e di një vend të virgjёr dhe të fshehtë, ku dy zambakë dhe shtatë trëndafila të bardhë rriten midis luleve tё rralla tё tjera. Ndonjëherë kujtimi i këtij kopshti të largët e bёn atё tё shpërthejë nё të qeshura. Por herё pas here mund ta bёjё atё tё qajё me trishtim. Gaforrja me durim mbledh gurët e çmuar, perlat dhe gurёt e hёnёs – gurё tё hedhur nё rënë në mënyrë të shkujdesur nga të tjerët, ndërsa ai pret qё zbaticat tё lajnё ëndrrat e tij prej argjendi në breg.
Personalitete të famshme tё shenjёs sё Gaforres
John Quincy Adams, Louis Armstrong, Ingmar Bergman, Milton Berle, Julius Caesar, James Cagney, Marc Chagall, Jean Cocteau, George M. Cohan, Calvin Coolidge, Marc Chagall, Phyllis DiUer. Stephen Foster. John Glenn. Oscar Hammerstein, Ernest Hemingway, Henry VIII, Helen Keller, Charles Laughton, Gertrude Lawrence, Anne Lindbergh, Gina Lollobrigida, Marcel Proust, Rembrandt, Duka i Windsor , John D. Rockefeller , Andrew Wyeth.