Dita e diel do të jetë më e nxehtë se ato që lamë pas. Kështu të gjithë ju, që keni bërë plane për në plazh, mos hezitoni.
Megjithatë sinoptikanët parashikojnë edhe reshje shiu me karakter lokal në pjesën e dytë të ditës, në zonat malore. Madje priten edhe shtrëngata dhe stuhi kalimtare.
Për sa i takon temperaturave, ato do të shkojnë nga 14 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore, deri në 31 gradë, në vlerat e tyre maksimale, në zonat bregdetare.