Horoskopi ditor, 22 qershor 2018

Premte, 22 June 2018 07:50

Ky është horoskopi për ditën e premte, 22 qershor 2018. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe në atë sentimentale. Gjatë kësaj të premteje, mund të nxirrni konkluzionet e duhura, sa i takon zgjedhjeve që keni bërë në të kaluarën.

Demi

Duhet të jeni të gatshëm për të ndryshuar disa parametra nga rutina juaj e përditshme, me qëllim arritjen e një objektivi të ri. Kjo është një periudhë që favorizon transformimet e mëdha dhe që do ju lejojë që të gjeni forcën dhe gjallërinë që ju duhet.

Binjakët

Do të keni mundësi që të merrni të reja të mëdha në sferën profesionale dhe kjo gjë do ju lejojë që të vlerësoni më mirë projektet tuaja dhe aktivitetet e reja për këtë verë. Në dashuri do të jeni tejet romantikë dhe të sigurtë në ndjenjat tuaja.

Gaforrja

Jeni mjaft të mërzitur, ndoshta për shkak të mungesës së stimujve, ku së fundmi e shihni veten mjaft dembel dhe të përhumbur në mendime. Megjithatë kjo e premte, premton të rena interesante sa i takon takimeve dhe jetës sentimentale.

Luani

Kjo periudhë nuk ju lejon që të guxoni tepër dhe gjithçka për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura, të cilat duhet ti trajtoni me kujdesin maksimal. Në raport me partnerin duhet të jeni më të kuptueshëm dhe arsyeshëm, pasi në të kundërt rrezikoni shumë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite duhet të jeni më të hapur ndaj partnerit/es tuaj, sidomos nëse gjatë javëve të fundit keni tentuar që të zgjidhni disa situata të tensionuara të mbetura pezull. Favorizohen çështjet që kanë të bëjnë me paratë.

Peshorja

Parashikohet një ditë e qetë dhe relaksuese, e cila do ju lejojë që të jetoni më qetësisht të gjitha raportet tuaja ndërpersonale. Tregohuni të besueshëm ndaj bashkëpunëtorëve tuaj, pasi realizimi i një projekti të ri ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.

Akrepi

Kjo e premte do të jetë mjaft e favorshme për të nisur një fazë të mbushur me aventura dhe rreziqe, të cilat do të kapërcehen për të arritur një qëllim. Jini më shumë kurajozë dhe mos u druani të përballeni me frikërat tuaja.

Shigjetari

Kjo ditë do të jetë mjaft frenetike nga pikëpamja profesionale, ku do të ndiheni gati për tu përballur me negociata të mëdha. Edhe në dashuri po jetoni një periudhë shumë interesante, e cila do të favorizojë zgjedhjet e duhura.

Bricjapi

Kjo do të jetë një e premte shumë produktive e cila do ju lejojë që të nxirrni në pah kapacitetin tuaj drejtues. Do të jeni shumë impulsiv dhe kjo gjë do ju lejojë që të zhbllokoni disa situata, sidomos në dashuri. Megjithatë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me fjalët që do të thoni.

Ujori

Mundohuni që të mos lodheni shumë, pasi së fundmi do të ndiheni të sforcuar, vetëm e vetëm për të arritur objektivat tuaja në vendin e punës. Duhet të keni më shumë besim në kapacitetin tuaj, pasi intuita juaj nuk do ju zhgënjejë. Kjo e premte favorizon takimet e reja.

Peshqit

Do të jeni të gatshëm që të kaloni më shumë kohë me familjen dhe partnerin/en. Gjatë kohëve të fundit keni qenë të dekurajuar në punë dhe në raportet ndërpersonale. Disa çështje burokratike, duhen përballuar me kujdesin maksimal. 

Modifikuar më Premte, 22 June 2018 08:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...