Prej datës 22 qershor kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e tyre, mirëpo jeni të sigurt që dini gjithçka për Gaforren? Në të vërtetë Gaforret janë më të keqkuptuarat nga të gjitha shenjat e zodiakut. Në një moment janë më të mirat, sidomos kur bëhet fjalë për ndihmën që u ofrojnë të tjerëve, ndërsa në momentin tjetër janë apatike dhe nuk u intereson asgjë se ç’ndodh përreth. Shkaku i gjithë këtyre ndryshimeve qëndron në lëvizjen e Hënës.
Zbuloni më poshtë disa karakteristika të tyre:
1. Është e pamundur ta ndash Gaforren nga emocionet, është aq shumë e lidhur pas tyre aq sa mund të themi pa frikë se është një ndër shenjat më të ndjeshme të zodiakut, karakteristikë kjo tipike për shenjat e ujit. Mund të lëndohen lehtë dhe nuk e pranojnë mohimin apo dështimin. Kur u ndodh diçka negative, kanë nevojë për një shtëpi, një "guackë" të tyre ku të fshihen.
2. Gaforret janë të prirura të jenë kaq shumë të kujdesshme, saqë është e vështirë për to të kalojnë në zonën e komfortit. Nuk u pëlqen ndryshimi dhe kanë nevojë për stabilitet emocional, përpara se të ndërmarrin çfarëdolloj vendimi si p.sh zhvendosja nga një shtet në një tjetër, ndryshimi i vendit të punës etj. Duhet të mësojnë të harrojnë dhe të tejkalojnë pasiguritë e tyre, pasi vetëm kështu do të arrijnë të kuptojnë se nuk ka gjë të pamundur për to
3. Për shkak të humorit të tyre të ndryshueshëm, mund të jenë shumë të paparashikueshme në çdo moment. Edhe nëse i njihni prej një kohe të gjatë, është e vështirë të parashikohen veprimet dhe sjelljet e tyre. Shqetësohen dhe frikësohen shumë lehtë. Harmonia dhe paqja është thelbësore në mirëqenien e tyre mendore dhe çdo argument i zhurmshëm mund t'u shkaktojë shqetësim.
4. Hëna ka një ndikim të veçantë tek kjo shenjë, që është të jetuarit në të shkuarën dhe të qenit melankolik. E kanë të vështirë ta harrojnë të shkuarën, shpesh mbajnë suvenire të vjetra dhe kujtime, dhe lexojnë ditaret e tyre. Nëse mësojnë të harrojnë, mund t'i tejkalojnë të gjitha pasiguritë dhe mund të arrijnë çdo gjë.