Ky është horoskopi për ditën e diel, 1 korrik 2018. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Mundohuni që të mos e teproni me angazhimet, pasi së fundmi do lodheni së tepërmi si nga pikëpamja fizike edhe emocionale. Ndonëse mund të ketë keqkuptime të vogla në familje ose në dashuri, mundohuni që të mos ushqeni tensione të mëtejshme, por jetojeni këtë periudhë sa më qetësisht.
Demi
Po mbyllet një fazë me tensione të mëdha, ndërkohë që po hapet një tjetër e mbushur plot emocione dhe të reja të rëndësishme. Parashikohen ndryshime dhe transformime interesante, sidomos nga pikëpamja profesionale, ku mund të merrni më shumë përgjegjësi.
Binjakët
Jini të sigurtë në veten tuaj dhe mos u druani të merrni nisma të reja, për shkak se do të sjellin ndryshime të rëndësishme. Ky është pikërisht momenti, kur keni nevojë për rinovim. Në dashuri do të ketë shkëndija.
Gaforrja
Në këtë moment duhet të mundoheni të lini mënjanë të gjitha mendimet negative, për shkak se disa bashkëpunime do të rezultojnë të domosdoshme, për realizimin e një projekti të ri. E diela do të sjellë mundësi të shumta, për të rindezur pasionin.
Luani
Parashikohet një fillim muaj shumë interesant, sidomos sa i takon karrierës suaj profesionale. Në dashuri mundësitë do të jenë të shumta dhe pozitive dhe për këtë arsye, mos i lini t’iu ikin nga duart.
Virgjëresha
Përfitoni nga kjo ditë pozitive dhe relaksuese për të kaluar më shumë kohë cilësore në shoqërinë e familjes. Kjo gjë është e domosdoshme, sidomos nëse së fundmi jeni përhumbur totalisht në punë. Në dashuri do të merrni përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh.
Peshorja
Nëse ka disa çështje të cilat iu bezdisin në vendin e punës, mundohuni që ti diskutoni, por pa humbur qetësinë. Nëse do të shfaqni intuitën dhe profesionalizmin e duhur do të arrini të merrni rezultate të mëdha, pa bërë as sforcon më të vogël.
Akrepi
Do të shfaqni një hijeshi drithëruese, por duhet të mundoheni që të shmangni dhënien pas personave interesaxhinj, pasi do të rezultojë humbje kohe dhe zhgënjim. Në vendin e punës do të jeni gati për të marrë një rol drejtues.
Shigjetari
Pak pushim do ju lejojë që të arsyetoni me mendje të freskët lidhur me disa çështje, të cilat ju kanë tensionuar ditëve të fundit. Në dashuri, ka disa vendime të cilat duhet ti merrni me më shumë kujdes.
Bricjapi
Nëse gjatë javëve të fundit jeni munduar të shprehni hapur ndjenjat tuaja, tashmë parashikohet një periudhë e gjallë për dashurinë. Do të ndiheni gati për të bërë një zgjedhje të rëndësishme, për të ardhmen e lidhjes tuaj.
Ujori
Mos lejoni që humori juaj i keq të ndikojë negativisht në raportet ndërpersonale, për shkak se mund të keni reagime të tepruara edhe ndaj njerëzve që i doni dhe vlerësoni. Mos lejoni që humori juaj i keq të ndikojë negativisht edhe në zgjedhjet tuaja.
Peshqit
Duhet të jeni më të komunikueshëm dhe të gatshëm ndaj kolegëve tuaj, për shkak se duhet të mbyllni patjetër një çështje të zgjatur prej kohësh. Nga pikëpamja sentimentale kjo e diel këshillon që të mbani nën kontroll impulsivitetin tuaj: mos jini shumë xheloz dhe posesiv.