Horoskopi ditor, 4 korrik 2018

E mërkurë, 04 July 2018 07:42

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 4 korrik 2018. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Mos i nënvlerësoni vonesat e mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në prag të dorëzimit të një projekti të rëndësishëm. Nga pikëpamja sentimentale, ky është një moment i mirë, për të përmirësuar raportet me persona me të cilët keni disa kohë të shkëputur. Në orët e mbrëmjes, do e gjeni veten të përfshirë nga melankolia.

Demi

Kjo është një ditë mjaft e mirë për të korrur frytet e punës tuaj të mundimshme. Mërkuri ju mbështet maksimalisht, ndërkohë që dashuria do të jetë sektori më i favorizuar i kësaj të mërkure.

Binjakët

Është një periudhë e cila iu gjen të vendosur në vendin tuaj të punës. Mundohuni megjithatë që të mbani ekuilibrin e duhur, në mënyrë që të mos cenoni bashkëpunëtorët tuaj. Në dashuri, parashikohen të reja të rëndësishme.

Gaforrja

Do të ndjeni se dashuria ka nevojë për një shtysë të re, për shkak se parashikohen ndryshime të mëdha, të cilat do iu ngacmojnë që të ndryshoni vendbanim, apo të transferoheni pranë një të afërmi tuaj. Në punë, duhet të jepni më shumë.

Luani

Nga pikëpamja e ndjenjave, ky është një moment shumë i mirë për të rindezur emocionet tuaja dhe për të nisur të jetoni një histori dashurie, pa ankthin e të kaluarës. Kjo e mërkurë favorizon investimet.

Virgjëresha

Kjo është një periudhë gjatë së cilës do të jeni tejet konfuz dhe në dashuri ka disa dyshime të cilat duhet ti zgjidhni bashkë me partnerin/en. Shmangni marrjen e vendimeve të nxituara, për shkak se mund të pendoheni shumë shpejtë.

Peshorja

Nëse do të tregoheni të gatshëm në raportet ndërpersonale, do të shikoni që do të merrni shpërblim shumë të mirë. Mundësi shumë të mira parashikohen edhe në punë, ku do të ketë aktivitete të reja premtuese.

Akrepi

Parashikohet një ditë e cila ju fton që të dilni nga një fazë e rënduar emocionale, e cila ju ka bërë pasiv dhe dembelë. Duhet të zgjoheni dhe të jeni më të gatshëm, për të përballuar disa ndryshime drastike për karrierën tuaj.

Shigjetari

Ky është një moment shumë i mirë për të çuar përpara transformime radikale për stilin tuaj aktual të jetës, sidomos nga pikëpamja emocionale. Duhet të jeni më të hapur në vendin e punës, në mënyrë që të stimuloni realizimin e një projekti të ri.

Bricjapi

Ndjenjat janë shumë të rëndësishme ndaj përfitoni nga ky moment për të organizuar udhëtime apo takime të vogla romantike me partnerin/en. Pozitiviteti juaj në vendin e punës, do të bëjë që të lindin bashkëpunime të reja interesante.

Ujori

Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën se si do të menaxhoni xhelozinë, ose në të kundërt do të shfaqeni shumë agresiv në sytë e partnerit/es tuaj.

Peshqit

Shfrytëzoni sa më mirë këtë të mërkurë, për të praktikuar aktivitet fizik dhe për tu kujdesur më shumë për shëndetin tuaj. Do të jeni të lodhur dhe të zbehtë, kështu që jini të kujdesshëm me sforcimet.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 07:46

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...