Horoskopi për ditën e sotme, 8 korrik 2018

Diel, 08 July 2018 08:00

Dashi

Pozicionimi i Marsit në lidhje me Saturnin mund bëjë që të lindin dyshime dhe xhelozi pa arsye. Një sqarim me partnerin do të heqë çdo dyshim. Përpara se të tregoni gishtin nga tjetri, shqyrtojeni njëherë ndërgjegjen tuaj. Mbase edhe ju keni diçka për të fshehur.

Demi

Edhe pse i dini të gjitha përgjigjet, nuk do të thotë se keni arritur përsosmërinë. Bëni kujdes, përpiquni të mos jeni të sigurt në vetvete deri në tepri. Është më mirë të mos e merrni çdo gjë gjithmonë seriozisht.

Binjakët

Përpiquni të jetoni më shëndetshëm dhe të keni një stil jete të qetë, për të shmangur stresin dhe trysninë, që po ndikojnë në mirëqenien tuaj. Nuk është e vështirë të bësh aktivitet fizik, por nevojitet të sforcoheni për të qëndruar në formë.

Gaforrja

Disa dyshime rrezikojnë që të mos ju lënë të flini i qetë. Por herët a vonë e vërteta del në shesh dhe më në fund do të qetësoheni. Nëse doni t’i jepni fund një lidhjeje që nuk ju përmbush më, mendojeni mirë, më pas veproni.

Luani

Shmangni thashethemet duke mbajtur një qëndrim miqësor. Falë buzëqeshjes suaj të shndritshme, do t’ia dilni të mposhtni çdo kundërshtar. Sepse të tjerët e vlerësojnë punën tuaj, kështu që jepini, nëse e doni, gjithçka është e mundshme.

Virgjëresha

Mund të synoni një objektiv të rëndësishëm dhe keni një optimizëm të fuqishëm, por t’i kesh shpatullat e ngrohta nga fati nuk është e gjitha. Mos u mburrni, por vazhdoni të qëndroni i përqendruar në veprimtarinë tuaj.

Peshorja

Pavarësisht se dikush është përpjekur t’ju vërë shkopinj në rrota, arrini që ta falni e të ecni përpara sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mund t’i kishit bërë të kuptonte personit përgjegjës se nuk duhej luajtur me zjarrin. Por është e kotë të shohësh mbrapa.

Akrepi

Nuk nevojiten shfaqje të jashtëzakonshme dashurie, por të paktën bëjani të ditur partnerit që e doni me të vërtetë. Mjafton pak për t’ia shfaqur! Mos gjeni justifikime banale për t’u tërhequr pikërisht në çastin e fundit. Nuk ju shkon!

Shigjetari

Për të mos lënduar familjarët apo miqtë, jeni duke humbur veçoritë e karakterit tuaj. Ka ardhur koha të gjeni një ekuilibër midis vetes dhe të tjerëve. Çojini përpara me vendosmëri idetë tuaja, nëse jeni të bindur për qenësinë e asaj që thoni.

Bricjapi

Nëse në të kaluarën jeni tërhequr për të qenë vetëm, tashmë keni dëshirë të zbaviteni në grup, duke pranuar çfarëdolloj ndryshimi. Ndryshojini pikëpamjet tuaja për t’ju përshtatur atyre të partnerit tuaj, nëse nuk janë të njëjta.

Ujori

Jeni të pavendosur. Nuk dini nëse t’i besoni një detyrë të rëndësishme një personi të ri për ta vënë në provë, ose të veproni si gjithmonë dhe të mos rrezikoni. Gjithçka varet nga rëndësia e çështjes në fjalë dhe vetëm nga ju për ta vlerësuar e për të marrë vendim.

Peshqit

Të rebeloheni ndaj një eprori për të kërkuar që të trajtoheni ndryshe nuk do të sillte asgjë të mirë. Është më mirë t’i kuptoni këndvështrimin, por pa ngritur zërin. Përmbajuni rregullave të vendosura, pasi nuk mund të bëni gjithmonë sipas kokës suaj.

Modifikuar më Diel, 08 July 2018 08:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...