×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Horoskopi ditor, e enjte 23 gusht 2018

E Enjte, 23 August 2018 08:18

Dashi

21 Mars - 19 Prill

Dita juaj do të jetë disi e komplikuar. Mundohuni të ruani përqendrimin sepse nëse i bëni gjërat në mënyrë sipërfaqësore rrezikoni të ëni ndonjë gabim. Përsa i përket situatës sentimentale, partneri/ja juaj mund të kun ërshtojë faktin që jeni shumë pak kohë në shtëpi dhe kjo mund të ndezë diskutim.

Demi

20 Prill - 20 Maj

Sot yjet do t’ju buzëqeshin do t’ju sigurojnë një ditë perfekte. Në mëngjes do të merrni një lajm që do ju bëjë të lumtur, ndërsa në orët e pasdites do të kaloni orë të lumtura së bashku me personin e zemrës, ku do të forconi më tej marrëd ënien në çift. Situata financiare po i kthehet gradualisht normalitet, vazhdoni kështu.

Binjakët

21 Maj - 20 Qershor

Sot nuk do të mund të përqendroheni për pjesën më të madhe të ditës. Ju këshillojmë që të mos ndërmerrni rrezikime të kota ndërsa nuk jeni në kushtet psikofizike ideale. Përsa i përket punës, reduktoni aktivitetet rutinë. Përsa i përket familjes, përpiquni të kaloni më shumë kohë me fëmijët sepse kanë nevojë për mbështetjen tuaj.

Gaforrja

21 Qershor - 22 Korrik

Dita juaj sot nuk do jetë fort e mirë. Gjatë orëve të punës do duhet të përballeni me një diskutim me një kolegun tuaj, p ër shkak të një keqkuptimi. Përpiquni të ruani qetësinë, përndryshe do të rrezikoni në mënyrë të pariparueshme raportin tuaj. Përsa i përket pjesës sentimentale, mbërmja premton gjëra të mira për beqarët në kërkim të shpirtit binjak. Mos e lini t’ju ikë ky rast i mirë.

Luani

23 Korrik - 22 Gusht

Sot më në fund do të shijoni një ditë qetësuese. Orët në punë nuk do ju japin shqetësime dhe do të ndihmojnë që pasdite të jeni akoma më të motivuar. Përsa i përket pjesës sentimentale do të jetë një ditë pozitive pasi partneri/ja do ju dhurojë momente mjaft romantike. Me shëndetin nuk do keni probleme.

Virgjëresha

23 Gusht - 22 Shtator

Dita juaj nuk do të nisë në mënyrën më të mirë, për shkak se do të përballoni një krizë të vogël familjare. Duke ruajtur qetësinë gjërat do të rregullohen në pak orë. Përsa i përket punës, do të mund të jetë një ditë e favorshme për ata të cilët janë në kërkim të saj. Situata sentimentale po jeton një fazë negative, por aspak shqetësuese.

Peshorja

23 Shtator - 22 Tetor

Gjatë mëngjesit diçka mund tju turbullojë qetësinë tuaj duke e bërë ditën më të komplikuar. Një lajm që do merrni do jua prishë humorin. Edhe në punë situata nuk do jetë nga më të mirat, pasi do të debatoni me një kolegun tuaj. Vetëm gjatë mbrëmjes do të mund të shijoni disa momente paqeje në vetmi.

Akrepi

23 Tetor - 21 Nëntor

Dikush sot do të trokasë në portën tuaj dhe do ju japë një lajm të bukur. Dita do të jetë shumë pozitive edhe falë humorit tuaj të mirë që do të bëjë edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë të qeshur. Gjatë pasdites do të duhet të shoqëroni një nga fëmijët tuaj në një ditëlindje dhe kështu do të mund të kaloni më shumë kohë me të. Momentet romantike do të jenë mjaft të mira, sidomos pas darke ju pret një mbrëmje e lumtur.

Shigjetari

22 Nëntor - 21 Dhjetor

Sot do t ë kuptoni që duhet të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj private. Jeni gjithmonë të varur nga të tjerët, prandaj ka ardhur momenti për të marrë në dorë jetën tuaj dhe të vendosni në mënyrë autonome për gjërat që do të bëni. Gjatë pasdites më në fund do të gjeni punën që kërkonit prej kohësh. Luftoni me të gjitha forcat tuaja për të mbajtur postin.

Bricjapi

22 Dhjetor - 19 Janar

Ka ardhur momenti që të ndaloni nj ë moment dhe të dëgjoni zemrën tuaj, pasi do të bëni një zgjedhje që do të përfshijë dhe partnerin tuaj. Lajme të mira nga puna, sidomos për profesionistët e lirë që do të ndërmarrin një angazhim të rëndësishëm ku do të mund të fitojnë para në muajt në vazhdim. Marrëdhëniet me familjen tuaj do të jenë të turbulluara për shkak të disa zgjedhjeve që do të sjellin kundërshtime.

Ujori

20 Janar - 18 Shkurt

Shumë prej jush ndodhen akoma me pushime në det, ndërsa sot do të mund të bëni një takim të bukur me një person që do të ngacmojë fantazinë tuaj. Në ditët e fundit jeni duke e tepruar me ushqimin, përpiquni të mos e teproni në mënyrë që të mos keni probleme me shëndetin. Gjatë pasdites do të vijnë tju takojnë disa miq të dashur, dhe argëtimi do të jetë i siguruar falë shqoërisë së tyre.

Peshqit

19 Shkurt - 20 Mars

Ditë e madhe ndryshimi për të gjithë ata që janë shenja e peshqve, pasi nga ana sentimentale të gjithë beqarët do të mund të gjejnë personin e zemrës, ndërsa për të tjerët do të jetë një ditë me suksese të mëdha profesionale. Ditë e mirë edhe për ata që janë çift, pasi një nga partnerët do të jetë mjaft romantik.

Modifikuar më E Enjte, 23 August 2018 09:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...