Dashi
21 Mars - 19 PrillPërfitoni nga kjo fundjavë për të kaluar më shumë kohë cilësore në familje, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit keni qenë tepër të zënë me zgjidhjen e konflikteve të vogla në vendin e punës. Merrni disa orë pushim dhe përkushtojuni më shumë fushës së ndjenjave.
Demi
20 Prill - 20 MajNdonëse mund të ketë tensione të vogla në vendin e punës, do të arrini gjithsesi që të ruani qetësinë dhe të ballafaqoheni siç duhet me bashkëpunëtorët tuaj. Kjo gjë do ju bëjë autoritarë dhe të pazëvendësueshëm për realizimin e një projekti të ri. Kjo e diel ju fton që të tregoni më shumë kujdes për fizikun tuaj.
Binjakët
21 Maj - 20 QershorKjo fundjavë do të jetë mjaft intriguese dhe pozitive, për gjithë ata që kanë dëshirë të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të rindezin pasionin. Nga ana tjetër tashmë do të ndiheni tejet të motivuar, dhe për këtë arsye edhe situatat më të komplikuara do të rezultojnë mjaft të lehta për tu zgjidhur prej jush.
Gaforrja
21 Qershor - 22 KorrikParashikohet një ditë mjaft e lodhshme, ndaj sigurohuni që të krijoni momente pushimi gjatë saj, në mënyrë që ta mbyllni ditën sa më mirë. Parashikohen mundësi shumë të mira për të bërë takime të reja apo për të rindezur sferën e ndjenjave.
Luani
23 Korrik - 22 GushtKjo e diel do ju gjejë mjaft të përfshirë në zgjidhjen e një situate romantike, e cila ju ka turbulluar prej kohësh. Jini më të pavarur dhe mos kini frikë nga vetja juaj. Në punë do të merrni përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 ShtatorPërfitoni nga ky moment për të planifikuar strategji të reja në vendin e punës. Në këtë moment është e rëndësishme që ti kushtoni më shumë vëmendje familjes dhe sferës së ndjenjave. Jini gati për tu përballur me prova të rëndësishme për krijimtarinë tuaj.
Peshorja
23 Shtator - 22 TetorMë në fund do të rigjeni spontanitetin dhe ëmbëlsinë në çdo raport ndërpersonal dhe kjo për shkak të rigjetjes së besimit në veten tuaj. Sa i takon dashurisë, kjo është periudha më e favorshme e vitit, gjatë së cilës mund të merrni vendime të rëndësishme. Të papritura parashikohen në sferën profesionale.
Akrepi
23 Tetor - 21 NëntorJanë ditë të cilat ju shohin mjaft të angazhuar në punë, por kjo gjë nuk do ju pengojë që të arrini rezultate të mëdha. Mos jini pesimist, pasi me bashkëpunëtorë të vlefshëm do arrini rezultate të mëdha. Në dashuri parashikohen surpriza.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 DhjetorParashikohen të reja interesante në sferën e ndjenjave, por duhet të jeni të gatshëm që të merrni vendime të rëndësishme, në mënyrë që të vlerësoni dhe planifikoni të ardhmen tuaj në çift. Në vendin e punës do të ndiheni të vënë në provë, por do të arrini gjithsesi që të merrni rezultate të mira.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 JanarKjo e diel do ju gjejë mjaft romantik dhe të përfshirë nga emocionet. Ndërkohë tashmë keni gjetur besimin në vete dhe e keni më të lehtë që të hapeni me partnerin/en tuaj. Ndërkohë në vendin e punës duhet të tregoheni më të vendosur.
Ujori
20 Janar - 18 ShkurtËshtë një periudhë e cila ju fton që të pushoni më shumë dhe të ruani të gjithë energjitë tuaja, për projekte mjaft intensive dhe të komplikuara. Mos u tregoni shumë krenar, por ndajini përgjegjësitë me kolegët tuaj, lidhur me gjërat që janë më urgjente.
Peshqit
19 Shkurt - 20 MarsKjo fundjavë është e rëndësishme për të zyrtarizuar një histori dashurie, e cila ka nisur prej kohësh. Më në fund do arrini të lini mënjanë të gjitha dyshimet që keni patur në të kaluarën dhe do të nisni të planifikoni konkretisht të ardhmen tuaj në çift. Kjo e diel do të jetë mjaft interesante në punë, ku marrëveshjet e reja janë mjaft të favorshme.