Horoskopi për ditën e sotme, 29 gusht 2018

E mërkurë, 29 August 2018 08:08

Dashi

Sot do të shpresoni shumë, ndjesi e cila do të jetë në rritje gjatë gjithë ditës. Nëse keni ndërmend të investoni diku, duhet të mendoni të gjitha detajet. Ka gjasa që të njihni dikë, me të cilin do të dashuroheni menjëherë. Nuk është dita e duhur për të udhëtuar.

Demi

Duhet të nisni sa më shpejt kujdesin ndaj shëndetit. Ka gjasa që të keni rritje të të ardhurave, për shkak të disa investimeve që keni bërë disa kohë më parë. Të afërmit dhe miqtë do t’ju surprizojnë me disa dhurata. Sot do të zbuloni se dashuria e partnerit/partneres suaj ndaj jush është plotësisht e vërtetë.

Binjakët

Do të kaloni një ditë shumë të këndshme. Gjërat do të shkojnë ashtu sikur i keni dëshiruar. Partneri/partnerja juaj do t’ju kërkojë më shumë përkushtim. Përpiquni të mos mërziteni për disa çështje në punë. Bëni durim dhe mos veproni pa u matur.

Gaforrja

Zemërimi që do të ndjeni do t’i mërzisë shumë familjarët tuaj. Përpiquni ta largoni këtë ndjesi, para se t’ju ‘djegë’ edhe ju. Shmangni konfrontimet dhe mos tentoni të gjeni fajin tek të tjerët. Nuk parashikohet një ditë e këndshme as me partnerin/partneren tuaj pasi ai/ajo do t’ju lëndojë jo qëllimisht.

Luani

Përpiquni të mos lodheni shumë, pasi kjo mund t’ju shkaktojë stres. Kundërshtarët tuaj në punë mund t’ju bëhen miq sot vetëm për shkak të një veprimi të mirë nga ana juaj. Çiftet e martuar do të kalojnë një ditë shumë të këndshme pranë njëri-tjetrit.

Virgjëresha

Gjatë ditë mund të nervozoheni për arsye të ndryshme, çfarë do të ndikojë negativisht në energjinë tuaj. Përpiquni të mendoni pozitivisht. Prindërit e kësaj shenje duhet t’i motivojnë fëmijët sipas pritshmërive të tyre, megjithatë mos prisni mrekulli teksa ai/ajo përpiqet.

Peshorja

Sot është koha e duhur që t’i kushtoni vëmendje shëndetit. Bëni kujdes pasi ka gjasa që të shpenzoni më shumë se buxheti juaj. Gjatë pasdites mund të merrni një lajm shumë të mirë, i cili do të gëzojë të gjithë familjen.

Akrepi

Duhet të relaksoheni dhe të kryeni aktivitetet që iu pëlqejnë më shumë. Sot mund të fitoni shumë para, por për shkak të rritjes së shpenzimeve, do ta keni të vështirë të kurseni. Bëni kujdes me ato çfarë ndodhin rreth jush. Partneri/partnerja juaj mund t’ju kërkojë të zgjidhni mes tij/asaj apo familjes.

Shigjetari

Nëse kohët e fundit keni qenë të irrituar, duhet të kujtoni se më e mira e mundshme është të mendoni dhe të veproni me qetësi. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat. Bëni kujdes nëse keni ndërmend të investoni diku.

Bricjapi

Temperamenti juaj mund t’ju përballë me disa probleme. Përpiquni të kuptoni ndjenjat e partnerit/partneres suaj. Të tjerët do t’ju jenë mirënjohës nëse ndani me ta eksperiencat tuaja. Do të mërziteni nëse dilni në përfundime dhe ndërmerrni hapa të panevojshëm.

Ujori

Përpiquni t’i shmangni udhëtimet e gjata pasi nuk jeni në kushtet e duhura për të udhëtuar. Sjellja juaj naive do të ndikojë mjaft mirë në zgjidhjen e disa problemeve familjare. Disa pikëpamje të ndryshme rreth çështjeve të caktuara mund të shkaktojnë debat mes teje dhe partneres/partnerit tuaj.

Peshqit

Një vendim i nxituar mund t’ju shkaktojë probleme. Mendoni me qetësi para se të ndërmerrni vendime të rëndësishme. Eksploroni mundësitë e reja të investimit, të cilat do t’ju vijnë sot. Një miku juaj i vjetër do të vijë t’ju takojë duke iu befasuar pafund.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...