Parashikimi i yjeve, ja çfarë ju pret këtë fundjavë

Saturday, 15 September 2018 19:16

Dashi-Mundohuni që të përfshiheni në aktivitete relaksuese, të cilat do mund t’iu lejojnë që të lini mënjanë të gjitha shqetësimet dhe stresin e akumuluar gjatë javëve të fundit. Duhet ti dedikoni më shumë kohë vetes tuaj dhe rindezjes së emocioneve.

Demi-Nëse do të përballeni me vonesa apo të papritura në vendin e punës, mundohuni që ti shikoni nga një këndvështrim tjetër, pa u treguar negativ dhe pesimist. Në dashuri ka disa keqkuptime të vogla, të cilat mund të çojnë në gjetjen e kompromiseve të vlefshme.

Binjakët-Gjatë kësaj të shtune do të jeni të përfshirë në evente të rëndësishme, të cilat do ju mundësojnë që të bëni njohje të reja. Në vendin e punës, duhet të tregoheni më të pavarur.

Gaforrja-Keni organizuar deri në detajet më të vogla të gjitha projektet dhe planet që keni ndërmend të vini në jetë gjatë këtij sezoni. Mundohuni vetëm që të tregoheni më të matur në organizimin e kursimeve tuaja. Në dashuri këshillohet që të mos jeni shumë xheloz.

Luani-Lodhja dhe mungesa e stimujve, shpesh ju bën dembel dhe të përhumbur. Megjithatë, ky nuk është momenti për t’u dorëzuar, për shkak se intuita juaj e mirë, do ju çojë drejt rezultateve të suksesshme. Në dashuri do të riktheheni të jeni romantik dhe sentimental.

Virgjëresha-Kjo fundjavë do të jetë mjaft interesante për të lënë mënjanë çdo shpërqendrim i cili nuk iu ka lejuar të shprehni siç duhet dashurinë që ndjeni. Duhet të jeni më të hapur dhe spontan në raport me partnerin dhe mundohuni që të mos i ktheheni kundër për çdo gjë. Kjo e shtunë premton marrëveshje të reja, interesante.

Peshorja-Mos u tregoni tepër kritik në raport me bashkëpunëtorët tuaj, pasi nuk është momenti për të humbur kohë me çështje të kota, sidomos nëse ju duhet të përfundoni një punë të rëndësishme. Mbrëmja premton takime të kënaqshme.

Akrepi-Kjo e fundjavë parashikohet të jetë mjaft produktive si nga pikëpamja profesionale, edhe për ata që punojnë në shtëpi, apo sapo kanë nisur një zanat të ri. Në dashuri këshillohet që të jeni më shumë kurajoz.

Shigjetari-Përfitoni nga kjo fundjavë për të fjetur më shumë, pushoni dhe dedikojini më shumë kohë pasioneve dhe qetësisë suaj. Ky është momenti ideal për të ripërkufizuar raportet ndërpersonale. Duhet të jeni gati që të merrni vendime të rëndësishme në vendin e punës.

Bricjapi nKeni nisur një rrugëtim i cili premton rritje të rëndësishme profesionale, dhe që premton sukses për të ardhmen. Mos lini mënjanë fushën e ndjenjave dhe dashurinë, pasi do të jenë mjaft të rëndësishme për të rigjetur qetësinë.

Ujori Kjo fundjavë premton rindezjen e emocioneve dhe dashurisë, sidomos nëse gjatë javëve të fundit jeni treguar shumë të zënë profesionalisht. Nëse keni tensione në familje, mundohuni që të jeni të kujdesshëm dhe të veproni me sa më shumë diplomaci.

Peshqit-Do të jeni shumë të fortë dhe karizmatik dhe kjo gjë do ju rikthejë në lojë, në vendin tuaj të punës. Pritet që të merrni rezultate mjaft pozitive, por për këtë do ju duhet të lodheni shumë. Në dashuri, parashikohen momente romantike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...