Vendi perfekt për të jetuar bazuar në shenjën e horoskopit

Premte, 02 November 2018 20:10

A e dini se shenja juaj e Horoskopit përcakton edhe vendin ideal se ku ju duhet të jetoni. Astrologët se fundmi kanë publikuar krahas çdo shenje Horoskopi edhe vendin ideal ku ata duhet të jetojnë pasi ju përshtatet mjaft mirë me jetën e tyre dhe gjendjen shpirtërore. 

Ja vendet ku duhet të jetojë çdo shenjë Horoskopi:

Dashi

Suedia është vendi i duhur për ju, pasi lindjet më shpeshta në këtë shtet janë në datën 22 mars! Personat Dash dallojnë nga kushdo tjetër, ashtu siç suedezët janë shumë përpara pjesës tjetër të botës!

Demi

Dema, përgatituni për Luksemburg. Është shteti perfekt për ju, jo vetëm sepse shumë prej shtetasve të tij lindin në maj, por edhe sepse një vend i rehatshëm, por sërish me çdo kusht të plotësuar, është perfekt për Demat.

Binjakët

Ja një shtet jo i zakonshëm për Binjakët: Andorra! Akoma më mirë, sepse Binjakët nuk i duan gjërat e zakonshme. Qershori është muaji më popullor për lindje në Andorra, ndaj keni një familje të tërë Binjakësh që ju pret.

Gaforrja

Gaforre të dashura: Franca është shteti juaj! Po të kemi parasysh që francezët janë njerëz me shije dhe të dashuruar mbas idesë së dashurisë, vërtetojmë që shumica e francezëve janë të shenjës së Gaforres!

Luani

Bahamasi është shteti juaj! Një vend i nxehtë për njerëz “hot”, me ujëra të kristalta dhe diell që pjek.

Virgjëresha

Virgjëresha sapo fitoi lotarinë… konkretisht atë amerikane, duhet të themi! Urime Virgjëreshë! SH.B.A. është shteti i duhur për ju!

Peshorja

Edhe Peshoret nuk kanë fat më pak të mirë se Virgjëreshat: Britania është shteti juaj! Ditëlindja më e përhapur në këtë shtet është 26 shtatori, ndaj hipini avionit dhe bashkojuni Peshoreve të tjera!

Akrepi

Akrepa, jeni gati për t’u zhvendosur në Spanjë? Shumica e spanjollëve lindin në nëntor, ndaj është një strofkë e vërtetë Akrepash atje!

Shigjetari

Katari është për ju! Ky shtet i Lindjes së Mesme është perfekt, pasi ju shpalos një botë tërësisht të re për të zbuluar. Lindjet më të shumta në Katar ndodhin në dhjetor.

Bricjapi

E çuditshme: Bricjapë, ju keni Korenë e Jugut! Megjithatë, po të mendojmë se sa punëtorë janë koreanët dhe se si ditëlindjet më të shpeshta të tyre janë në janar, ky është vendi perfekt për ju!

Ujori

Ujorë, Azerbaixhani është për ju, duke qenë se shkurti është muaji më i mirë për lindjet në të shtet.

Peshqit

Det për Peshqit: Mauritius është shteti juaj! Do ta ndjeni veten si në shtëpi, në këtë ishull, rrethuar nga plot njerëz të tjerë të shenjës së Peshqve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...