Dashi
21 Mars - 19 Prill
Do të ketë një ndikim të favorshëm të yjeve në fushën e ndjenjave por edhe në atë profesionale. Do të përfshiheni në një periudhë mjaft pozitive në raport me javët e kaluara.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Fusha e ndjenjave dhe takimet e reja, do të jenë mjaft të favorshme gjatë kësaj të enjteje. Nga pikëpamja profesionale parashikohen zhvillime mjaft të frytshme.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Do të jeni të mbështetur nga prania e Hënës, e cila do të ndërveprojë në raportet ndërpersonale. Do të përfshiheni në një fazë jo shumë e mirë në fushën e ndjenjave.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Duhet të mundoheni të lini pas shpine kritikat e të tjerëve dhe të merreni vetëm me aktualitetin. Bëni një “armëpushim” të brendshëm, si sa i takon çështjeve sentimentale edhe profesionale.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Do të gjeni konsensuse mjaft të dobishme sa i takon çështjes së ndjenjave. Do të tregoheni mjaft të ndjeshëm lidhur me problemet e të tjerëve, duke tentuar në të gjitha mënyrat që të bëheni të dobishëm.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Do të ketë një ndikim mjaft pozitiv të yjeve në fushën e ndjenjave. Ndërsa nga pikëpamja profesionale, duhet të zgjidhni disa problematika që janë në vijim.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Kjo e enjte do të jetë tejet pozitive në çdo drejtim si në fushën e ndjenjave edhe në punë. Parashikohen rritje të mëtejshme profesionale gjatë kësaj periudhe.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Të lindurit e kësaj shenje duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë kësaj dite. Parashikohet të ketë rikuperim të ndjeshëm nga pikëpamja sentimentale lidhur me disa kritika.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Mund të ziheni në befasi nga një reagim i papritur i një anëtari të familjes. Nëse doni të bëni diçka në mënyrë ndryshe, ky është momenti i duhur, shkruan noa.al. Mbrëmja parashikohet të rikthejë fuqinë tuaj.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Kjo periudhë parashikohet mjaft pozitive nga pikëpamja profesionale. Po ashtu nuk përjashtohen mundësitë e frytshme nga pikëpamja sentimentale gjatë kësaj dite.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Do të arrini të lini pas krahëve një periudhë mjaft delikate në çdo këndvështrim. Do të arrini të rigjeni forcë dhe energji si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Ndikimi i favorshëm i yjeve do të bëjë që të shkëlqeni gjatë kësaj të enjteje. Fusha e ndjenjave do të jetë më e favorizuara e ditës.