Dashi
Të lindurit e kësaj shenje nuk këshillohen të ndërmarrin ndonjë udhëtim të lodhshëm gjatë kësaj dite, pasi mund t’ju shkatërrohet dita e pushimit. Rekomandohet të vizitoni ndonjë mik ose të dilni me kolegët. Bëni kujdes me alkoolin nëse dilni në mbrëmje.
Demi
Demët mund të përfshihen në disa situata argëtuese ose mund të marrin pjesë në ndonjë aventurë. Kjo e shtunë ka të gjitha shanset për të shkuar mirë. Në mbrëmje do të krijohet një situatë mjaft e këndshme me plot të qeshura.
Binjakët
Binjakët mund të mërziten për shkak të disa ngjarjeve të papritura
më 16 Mars. Dilemat mund t’i kaloni duke u treguar fleksibël. Përshtatuni me rrethanat dhe në vend që të bëheni pesimist, përpiquni të gjeni mënyrat për të shijuar ditën.
Gaforrja
Disa Gaforre mund t’i vendosin një qëllim të ri vetes. Në përgjithësi, kjo e shtunë do të kalojë pa probleme. Do të jetë një ditë e përshtatshme për udhëtime të shkurtra dhe takime me miqtë tuaj të ngushtë.
Luani
Krenaria juaj këtë të shtunë do të jetë e tepruar. Kjo patjetër që do të lëndojë njerëzit përreth jush nëse e shfaqni gjatë bisedave. Do të ishte mirë të shmangnit ambicien për disa kohë. Shpenzojeni të shtunën ashtu sikurse jua kërkon shpirti.
Virgjëresha
Të lindurit e kësaj shenje mund të relaksohen sot me rrjedhën e jetës. Bëni kujdes me shëndetin. Është e rëndësishme të flini aq sa jua kërkon trupi. Kushtojini vëmendjen e duhur partneres/partnerin për të kaluar një mbrëmje sa më të këndshme.
Disa ngjarje gjatë kësaj dite mund t’ju irritojnë. Ka gjasa të krahasoni veten me dikë më të suksesshëm. Megjithatë kjo nuk është një arsye për t’u mërzitur. Shpenzojeni këtë të shtunë nën shoqëri të mirë dhe mendoni rreth mënyrave për të shënuar fitore.
Akrepi
Për Peshoret parashikohet një ditë e mirë. Rrezikoni të humbisni disa gjëra të rëndësishme teksa ndihmoni të tjerët. Mund të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj. Është dita e duhur për udhëtime të shkurtra.
Shigjetari
Dita juaj nuk do të jetë ashtu sikurse e prisnit për shkak të një shqetësimi. Fëmijët do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Është e rëndësishme t’i përkushtoheni marrëdhënies në çift, mbi të gjitha ata shigjetarë që janë treguar indiferentë kohët e fundit.
Bricjapi
Gjatë kësaj të shtune nuk pritet ndonjë surprizë emocionuese. Nëse nuk do të keni dëshirë të përfshiheni në aktivitete argëtuese, rekomandohet të mendoni rreth projektit aktual në zyrë ose ideve rreth një biznesi të mundshëm. Në mbrëmje mund t’ju vizitojë dikush që keni kohë pa e parë.
Ujori
Rekomandohet të mos veproni nëse përfshiheni nga emocionet. Pra se të ndryshoni diçka në çështjet tuaja personale apo profesionale, bëni mirë që t’i merrni parasysh të gjitha pasojat. Përpiquni të shmangni personat që kanë shfaqur xhelozi ndaj jush.
Peshqit
Peshqit do të kalojnë një ditë pa probleme. Flisni hapur me familjarët, pasi kjo do t’ju ndihmojë për gjendjen tuaj psikologjike. Do të ishte mirë ta pranonit një ftesë që mund t’ju vijë në mbrëmje dhe përpiquni të shijoni çdo moment.