Horoskopi, e shtunë 6 prill 2019

Saturday, 06 Prill 2019 08:58

Dashi
Këtë të shtunë rekomandohet të mbani nën kontroll emocionet dhe të bëni kujdes me veprimet. Në një moment mund të përjetoni pakënaqësi me veten dhe trishtim, për shkak të së kaluarës. Përpiquni ta kaloni këtë situatë dhe të ecni përpara duke menduar me pozitivitet.

Demi
Në pjesën më të madhe të ditës Demat do të jenë të kënaqur. E shtuna premton takime miqësore, udhëtime të shkurtra dhe shkëmbim idesh. Blerjet e mëdha ende nuk janë të mirëpritura. Në dashuri, të lindurit e kësaj shenje do të kenë fat dhe do të ndihen mjaft komodë nën praninë e partnerit/partneres.

Binjakët

Binjakët mund të jenë pak të trishtuar, për shkak të monotonisë së kësaj dite. Nuk parashikohet të përjetoni emocione të veçanta. Një mundësi e mirë është të shihni një film aventurë, ose të bisedoni me njerëz që merren me sport. Në mbrëmje ju rekomandohet të analizoni jetën tuaj personale dhe ta ruani atë nga momentet negative.

Gaforrja
Ka gjasa që të shmangni ftesat për të takuar disa persona të caktuar. Nëse është e rëndësishme që të përmbushni atë që është planifikuar për sot, duhet të lini mënjanë kohën e lirë. Shmangni aktivitetin ekstrem, pijet e tepërta dhe thashethemet.

Luani
Sot Luanët nuk kanë gjasa të gjejnë forcën për fitore. Do të ishte mirë t’u përkushtoheni punëve të shtëpisë. Mos u përpiqni të shmangni deficitin financiar apo probleme të tjera financiare, pasi do të jetë e pamundur. Në fund të ditës do të çlodheni duke biseduar me familjarët.

Virgjëresha
Nuk rekomandohet që të kërkoni ndihmë apo këshilla këtë të shtunë. Pjesa tjetër e fundjavës premton t’ju japë shumë emocione pozitive. Udhëtimet dhe piknikët janë të mirëpritura. Përsa u përket marrëdhënieve personale, nuk është dita e duhur për të bërë deklarata dashurie.

Peshorja
Është e mundur që disa prej jush do të vendosin të transformojnë jetën personale. Kur të hyni në këtë rrugë, mos harroni të llogarisni rreziqet potenciale. Në mbrëmje ka gjasa të flirtoni me dikë që ka shprehur interes ndaj jush. Ata që janë në një marrëdhënie do të ndihen mjaft të përkëdhelur nga partneri/partnerja.

Akrepi
Kohën tuaj të lirë rekomandohet t’ua kushtoni familjarëve dhe të lini mënjanë punët e përditshme shtëpiake. Në fund të ditës janë të mundshme grindjet e vogla në familje, ose konfliktet me fqinjët tuaj. Tregohuni më pozitivë ndaj partneres/partneres suaj.

Shigjetari
Sot mund të ketë një arsye të re që ju të ndiheni krenarë. Ka gjasa të shpalleni fitues në një garë sportive. Ndoshta mund të zbuloni një talent të ri në muzikë, pikturë, letërsi apo dizajn. Shmangni sportet ekstreme dhe blerjet e nxituara.

Bricjapi
Bricjapët duhet të tregohen të kujdesshëm me miqtë e tyre të ngushtë. Duhet të veproni më me seriozitet ndaj disa çështjeve të rëndësishme. Megjithatë, mund të kërkoni ndihmë në familje për financat tuaja. Nuk rekomandohet të nisni këtë të shtunë një marrëdhënie të re dashurie.

Ujori
Ujori sot nuk duhet të kërkojë arsye për të qenë i pakënaqur. Duke u ndjerë të nervozuar, duhet menjëherë të mendoni sesi të dilni nga kjo gjendje. Mendoni pozitivisht dhe mësoni të respektoni ndjenjat e partnerit/partneres suaj. Bëni kujdes me regjimin ushqimor.

Peshqit
Peshqit do të kenë prioritet realizimin e ëndrrës së tyre. Kini besim te vetja dhe mos e humbisni asnjëherë atë. Do të kaloni një mbrëmje të qetë, por pa ndonjë emocion të veçantë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...