Horoskopi, parashikimi i fatit, e diel, 28 prill 2019

Diel, 28 Prill 2019 08:11

Dashi
Ka gjasa të përballeni me probleme financiare, ndaj tregoni shumë kujdes me shpenzimet gjatë ditës. Do të ishte mirë nëse këtë të diel fokusoheni në çështje që janë të qarta dhe të kuptueshme. Kohën e lirë do ta kaloni duke kryer aktivitete që do ju falin kënaqësi pamasë.

Demi
Kjo e diel premton të kalojë mjaft mirë. Lista e gjërave ndaj të cilave do t’ju duhet të kujdeseni sot nuk do të jetë e gjatë. Rekomandohet ta kaloni kohën larg çdo problemi dhe të përpiqeni të shmangni ndonjë zakon të keq të mundshëm.

Binjakët 

Binjakët kanë të gjitha mundësitë për t’ia kaluar shumë mirë gjatë kësaj dite. Ka gjasa t’ju realizohet një prej ëndrrave që keni kohë që e prini. Disa Binjakë do të mund të kalojnë edhe një deficit financiar. Mund t’i ktheheni marrëdhënies së mëparshme me ish-partnerin tuaj.

Gaforrja
Gaforret do të bëjnë hapa drejt ëndrrës së tyre. Mund të arrini rezultate të paprecendenta. Duhet t’i kushtoni më shumë kohë vetes, por edhe familjarëve. Shmangni projektet që duken absurde, pasi do të jetë kohë e humbur për ju.

Luani
Luanët duhet të jenë më të vëmendshëm ndaj aktiviteteve sot. Bëni kujdes, pasi gjatë ditës mund të dëmtoheni fizikisht. Ndaj, për këtë arsye shmangni sportet, punët e lodhshme fizike apo udhëtimet e gjata. Ka gjasa të përballeni me konflikte me një prej miqve të ngushtë ose fqinjët.

Virgjëresha
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të kënaqur nga rezultatet e kësaj dite. Do të keni sukses në marrëdhëniet personale, por do të ishte e udhës të mos u imponoheni bashkëbiseduesve. Ekziston mundësia që gjatë një eventi të lumtur të shmangni një problem serioz.
Peshorja
Peshoret mund të mësojnë një sekret shumë të rëndësishëm për jetën e dikujt tjetër. Rekomandohet të mos e diskutoni një gjë të tillë as me miqtë më të ngushtë. Pjesa tjetër e ditës parashikohet të jetë monotone. Nëse kërkoni ndryshim në jetën tuaj, nuk është ende e mundur.

Akrepi
Do ta keni mjaft të vështirë të merreni me punë sot. Ndoshta nuk do të ndiheni në formë për të qenë aktivë gjatë ditës. Udhëtimet janë të mirëpritura. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, është dita e duhur për të bërë deklarata dashurie.

Shigjetari
Nuk do të mund të pushoni ashtu sikurse dëshironi. Ka gjasa të përballeni me një sërë problemesh. Mund të debatoni me një prej familjarëve tuaj, megjithatë gjithçka do të kalojë shpejt. Kufizoni kohën e qëndrimit nëpër rrjete sociale.

Bricjapi
Do të jeni të mbushur me pozitivitet. Është dita e duhur për njohje të reja, takime miqësore, komunikim romantik apo aktivitete kreative. Mund të vizitoni një të afërm të largët, ose të realizoni një udhëtim të shkurtër. Aktivitetet ekstreme nuk janë të mirëpritura.

Ujori
Disa Ujorë do të kenë shansin të marrin disa kontakte të dobishme, që të do të jenë mjaft të nevojshme në marrëdhëniet profesionale. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, do të ndërmerrni një hap të rëndësishëm. Beqarët e kësaj shenje duhet të mendojnë një model të ri sjelljeje ndaj seksit të kundërt.

Peshqit
Kjo ditë do të jetë e përshtatshme për ju që të zgjidhni disa probleme, të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë. Duhet të luftoni për të pasur më shumë vëmendje nga partneri/partnerja juaj. Ata që dëshirojnë të rrinë nën hije, rekomandohet të mbledhin më shumë informacion.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...