Horoskopi ditor, e mërkurë 1 maj 2019

E mërkurë, 01 May 2019 08:17

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Do të jetë një ditë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve. Do të keni mundësi që të nxirrni në pah rëndësinë tuaj në vendin e punës. Edhe në dashuri gjërat ecin mirë, ku do të mund të mbështeteni për çdo gjë tek njeriu i zemrës.

Demi

Nis një muaj gjatë të cilit mund të ketë shumë zhvillime në sferën profesionale. Ndryshime të dëshiruara ose jo, si dhe transformime shumë më të mira nga sa keni lënë pas. E rëndësishme është që të mos përfshiheni në projekte të reja, pasi e ardhmja është në pikëpyetje.

Binjakët

Sfera sentimentale do të jetë më mirë se çdo gjë tjetër. Në punë dhe në çështjet financiare, do të hasni në disa probleme, të cilat do të duan pak kohë që të zgjidhjen. Kështu që më mirë gjeni mbështetje te dashuria, në krahët e atij që ju kupton dhe ju vlerëson. Keni nevojë që të pushoni.

Gaforrja

Vijon një periudhë ankthi dhe nervozizmi, e cila zgjat prej disa kohësh. Do të ndjeni një lodhje fizike dhe psikologjike, e cila nuk do ju lërë të qetë. Para se të hidhni një hap të rëndësishëm, bëni mirë që të këshilloheni. Lëreni stuhinë të kalojë, dhe më tej veproni lirisht.

Luani

Parashikohet një ditë pozitive, ku efekti i favorshëm i yjeve nuk do të mungojë, ndaj përfitoni për të guxuar si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale. Veçanërisht në dashuri, do të keni mundësi të shumta. Nëse jeni vetëm, parashikohen takime premtuese.

Virgjëresha

Duhet të mundoheni që të lini pa, ndonjë plagë të së kaluarës, qoftë në fushën e ndjenjave, edhe sa i takon financave. Përfitoni nga kjo periudhë mjaft e favorshme, për të rikuperuar një raport miqësor dhe për të vendosur ekuilibrin në çështjet ekonomike.

Peshorja

Kjo e mërkurë është një ditë shumë më e mirë në raport me fillimin e javës. Do të ndiheni më mirë dhe do të arrini që të zgjidhni probleme që ju kanë munduar. E dini se mund t’ia dilni, vetëm mos u mbysni nga paniku dhe mos debatoni me askënd. Bëni pak durim!

Akrepi

Parashikohet një ditë nën ritmin e duhur, ku duhet të tregoni më shumë kujdes në raportet ndërpersonale, si atyre shoqërore edhe në dashuri. Nëse në ditët e kaluara keni përjetuar kontraste, ka ardhur momenti që të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni problemet.

Shigjetari

Parashikohen të reja të rëndësishme, të cilat duhen mirëpritur. Kjo gjë vlen si në sferën profesionale, edhe në atë sentimentale. Kështu që varet prej jush që të vendosni si dhe çfarë të ndryshoni në jetën tuaj. Ky është momenti i duhur për të marrë një vendim.

Bricjapi

Nuk mund të thuhet se po jetoni momentin më të mirë në jetën tuaj. Kjo pasi iu jeni nënshtruar një sërë provave, si për sa i takon sferës profesionale edhe asaj sentimentale. Me gjasë keni hasur në disa probleme në dashuri, ndoshta dhe ndarje, ndaj ka ardhur momenti për të reflektuar. Duhet të kuptoni se çfarë doni në të vërtetë, në mënyrë që të ecni përpara.

Ujori

Parashikohen probleme të vogla që kërkojnë zgjidhje në sferën sentimentale. Mundoheni që t’iu shmangeni problemeve, por ka ardhur momenti që t’iu jepni drejtim, shkruan noa.al. Bëni kujdes, pasi në raportin në çift, rrezikoni që të humbni personin që keni përzemër.

Peshqit

Do të jetë një fillim muaji shumë pozitiv, në të gjitha drejtimet. Kjo gjë vlen si për sferën sentimentale edhe për atë profesionale dhe financiare. Përfitoni nga ky moment, për të ecur përpara, duke lënë mënjanë çdo ulje dhe ngritje. Këto ditë të fillimit të majit, do të jenë ndër më të favorshmet për të lindurit e kësaj shenje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...