Horoskopi, parashikimi i yjeve, e shtunë 8 qershor 2019

Saturday, 08 June 2019 08:58

Dashi
Do të kaloni një ditë dinamike. Çdo aktivitet në të cilin do të përfshiheni, do të jetë i mirëpritur. Duhet të harroni biznesin duke favorizuar kështu romancën. Përpiquni të mos prishni atmosferën duke bërë shaka të papranueshme. Është momenti i duhur për të ndërmarrë një hap drejt ëndrrës suaj.

Demi

Mos anashkaloni kërkesën e dikujt për ndihmë, pasi mund të jetë në një moment mjaft të vështirë. Mos lejoni askënd t’ju manipulojë, drejtojë ose t’ju detyrojë të përmbushni kërkesa kapricioze. Do të ishte mirë të hiqnit dorë nga një marrëdhënie ‘toksike’ sa më shpejt të jetë mundur.

Binjakët
Gjatë kësaj dite do të jeni shumë larg shtëpisë. Ndoshta do të jeni në një udhëtim ose në një vizitë tek një miku juaj i vjetër. Kjo ditë do t’ju bëjë të ndiheni si udhëtar dhe krejtësisht i lirë. Megjithatë, nëse nuk do të bëni një gjë të tillë, ka gjasa të merreni me disa çështje të rëndësishme familjare.

Gaforrja
Sot do të jeni në qendër të vëmendjes. Dikush do t’ju pëlqejë stilin dhe do të vlerësojë rënien tuaj në peshë. Ka gjasa të merrni aprovimin e familjes për një çështje të rëndësishme. Shmangni qëndrimin e gjatë në hapësira të hapura.

Luani
Mund të bëheni pjesë e një situate të caktuar, ku duhet të tregoni autoritetin e duhur. Gjatë ditës mund të keni takime me persona të rëndësishme dhe është e rëndësishme të tregoni aftësitë tuaja. Është dita e duhur për të bërë ndryshime në stil.

Virgjëresha
Ekziston rreziku i skandaleve dhe konflikteve në familje. Megjithatë mund ta shmangni këtë nëse mbani veten nën kontroll. Nuk rekomandohet të diskutoni çështje kontroverse apo të bëni plane për pushimet. Është e rëndësishme të përfshiheni në sporte të ndryshme apo të bëni ushtrime fizike.

Peshorja
Mund të ndiheni të lodhur nga telefonatat e shumta apo mesazhet. Do të keni shumë nevojë për këshillën e një miku të ngushtë. Mund t’ju vijë ftesë për një takim në mbrëmje. Planet nuk janë të mirëpritura, pasi do ta keni të vështirë të menaxhoni ditën.

Akrepi
Do të ndiheni të kënaqur nga rezultatet e kësaj dite. Pjesa më e madhe e eventeve të planifikuara do të realizohen me sukses me ndihëm e miqve apo të afërmve. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, nuk do të jetë dita e duhur. Ka gjasa të vendosni për t’i dhënë fund lidhjes suaj.

Shigjetari
Ngjarjet e ditës së sotme ka gjasa të mos ju krijojnë ndonjë emocion të veçantë. Megjithatë nëse vendosni për pushimet verore, gjërat mund të ndryshojnë. Rekomandohet që këtë të shtunë të udhëtoni dhe të vizitoni vende ku nuk keni qenë më parë.

Bricjapi
Do të jeni shumë të ashpër gjatë ditës së sotme me kritikat tuaj. Rekomandohet të mendoheni mirë para se të kaloni tek kritikat. Stresin përpiquni ta kaloni me ushtrime fizike apo sporte të ndryshme dhe jo me mënyra të tjera si alkooli, pasi vetëm do ta përkeqësojë situatën.

Ujori
Kjo ditë premton të kalojë me qetësi dhe produktivitet. Nëse keni në plan të bëni riparime në shtëpi, është dita e duhur për të nisur punimet. Bëni kujdes dhe shëndetin dhe përmbajuni regjimit ushqimor. Lidhja juaj romantike nuk parashikohet të shkojë ashtu sikurse ju dëshironi.

Peshqit
Sot mund të përballeni me indiferencën e një personi mjaft të veçantë për ju. Nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për mikun tuaj të ngushtë. Nëse ndiheni shumë të ofenduar, duhet të mos komunikoni më si zakonisht me të në mënyrë që të shmangni shkatërrimin e kësaj marrëdhënieje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...