Parashikimi i fatit, e diel 16 qershor 2019

Diel, 16 June 2019 08:47

Dashi
Të lindurit e kësaj shenje duhet të bëjnë përpjekje maksimale për të shmangur problemet gjatë ditës së sotme. Bëni kujdes gjatë bisedave, pasi kërkohet vëmendje maksimale, teksa dikush do të flasë shumë sinqerisht me ju. Pavarësisht kësaj, gjatë ditës do të krijohet mundësia edhe për t’u relaksuar nën paraninë e miqve ose familjarëve tuaj.
Demi
Pjesa më e madhe e planeve tuaja për këtë të diel do të realizohet. Nuk ka gjasa që sot të përballeni me telashe apo surpriza të pakëndshme. E vetmja gjë që mund t’ju shqetësojë do të jetë paraqitja, që sipas jush nuk do të jetë ashtu sikurse ju do të dëshironit. Ka gjasa të zgjidhni një çështje personale që ju ka munduar prej kohësh.
Binjakët
Ekziston mundësia që sot padashur t’i zbuloni sekretin dikujt. Mund ta evitoni këtë nëse tregoheni të kujdesshëm gjatë bisedave. Pjesa tjetër e ditës do të jetë mjaft e këndshme dhe argëtuese. Do të keni kohë mjaftueshëm për të qëndruar pranë partneri/partneres suaj.
Gaforrja
Rrezikoni të përfshiheni në një konflikt me një prej të miqve tuaj. Mbani veten nën kontroll dhe shmangni agresivitetin dhe kritikat ndaj personave pranë jush. Qëndroni pranë atyre që ju duan më shumë dhe që kujdesen për ju.
Luani
Mos u mbyllni në vetvete. Fshehja nga të tjerët mund t’ju çojë drejt depresionit. Është më e përshtatshme t’i diskutoni problemet me mikun tuaj të ngushtë sesa të qëndroni në heshtje. Megjithatë, pavarësisht të gjithave është mjaft e rëndësishme t’i kushtoni vetes disa momente relaksi këtë të diel.
Virgjëresha

Nuk është koha e duhur për të nisur ndonjë projekt të rëndësishëm. Vijimi i tij do të jetë mjaft i vështirë për shkak të disa rrethanave të caktuara. Prioritet për ju sot duhet të jenë punët e shtëpisë, librat ose shëtitjet. Sa i përket, dashurisë nuk është dita e duhur.
Peshorja
Do të kërkoni qetësi dhe të qëndroni vetëm gjatë kësaj dite. Kjo do të jetë e nevojshme pas një jave tejet të lodhshme që mund të keni kaluar. Megjithatë në mbrëmje mund t’ju shfaqet dëshira për të shkuar tek një mik apo kushëriri juaj. Edhe dëshira për të bërë blerje pasdite nuk do të mungojë.
Akrepi
Sot mund t’ju vijë një suprizë mjaft e këndshme. Ka gjasa që dikush shumë i veçantë për ju, t’ju bëjë një dhuratë të vlefshme. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, do të kaloni një ditë të paharrueshme dhe do të keni plotësisht vëmendjen e tij/saj.
Shigjetari
Ka gjasa të kaloni një ditë monotone. Ndoshta do të jetë e nevojshme të përfshiheni në punë të ndryshme. Mbrëmjen ka gjasa ta kaloni me miqtë, me biseda romantike ose mund të keni një takim mjaft të veçantë me personin që ju pëlqeni.
Bricjapi
Do të përjetoni një gjendje të luhatshme emocionale. Rrezikoni të humbisni vëmendjen e dikujt, që ju e konsideroni të rëndësishëm. Rekomandohet që gjatë kësaj dite, nëse do të jetë e mundur, të ndihmoni të pastrehët.
Ujori
Të lindurit e kësaj shenje mund të eksperimentojnë sot në fusha të ndryshme. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia, që sot të lodheni në vend që të relaksoheni. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, ndoshta mund të t’i riktheheni takimeve më miqtë e vjetër.
Peshqit
Sot duhet të shmangni çdo kërkesë dhe t’i përkushtoheni vetes. Mund të realizoni një udhëtim të shkurtër ose të organizoni diçka me miqtë. Megjithatë, nëse nuk preferoni këto, mund të qëndroni në shtëpi dhe t’i dedikoheni totalisht vetvetes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...