Horoskopi i datës 20 korrik 2019

Saturday, 20 July 2019 09:11

Dashi

Në vend që të fiksoheni pas gjërave pa asnjë rëndësi, mundohuni të zgjidhni çështjet e mëdha të lëna pezull. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë komplekse dhe e mbushur me vështirësi. Në shumë momente do ndiheni keq pranë atij që keni në krah dhe do pendoheni që keni filluar një lidhje. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe në mbrëmje çdo gjë ka për të qenë ndryshe. Në punë, në vend që të reagoni fuqishëm pas disa gjërave që do ju thuhen, vërtetojeni njëherë nëse informacioni është i saktë. Buxheti nuk do ketë aspak probleme kështu që mund të përfitoni për të shlyer fillimisht borxhet e më pas për të kryer investime.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të vendosur për të bërë ndryshimet e duhura dhe mund të ndërmerrni edhe rreziqe për këtë gjë. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj ka qenë delikate gjithë këto kohë, edhe sot problemet do vazhdojnë. Në shumë momente do ndiheni vërtet keq. Ju beqarët do kënaqeni me takimet që do realizoni dhe do ndiheni gati për të filluar lidhje. Shumë gjëra për ju do ndryshojnë rrënjësisht dhe emocionet do shtohen. Në punë duhet t’i dyfishoni përpjekjet dhe të mos nxitoheni. Me dëshirën e mirë gjithçka do mund t’iu realizohet. Sipas Dritare.net, financat do jenë të shkëlqyera kështu që mund të kryeni çdo investim që keni menduar.

Binjakët

Priten disa ndryshime sot ne jetën tuaj dhe e shkuara e hidhur do harrohet përgjithmonë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do jetë ngazëlluese dhe në shumë momente e veçantë. Do ndiheni me të vërtetë të bekuar nga yjet dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Ju beqarët do pëlqeni tej mase dikë, por nuk do arrini dot t’i shprehin ndjenjat plotësisht. Në punë situata do jetë goxha e ndërlikuar. Përqendrohuni tek qëllimi dhe mos u merrni me kolegët që ju ngacmojnë nga inati. Në planin financiar situata do jetë më delikate nga sa kishit menduar. Do ju duhet të kryeni shpenzime të mëdha papritur dhe në mbrëmje mund të mbeteni pa para.

Gaforrja

Mirë është të ecni me prioritete gjatë kësaj dite sepse vetëm kështu do arrini më shpejt atje ku doni. Diellin do e keni mbështetje. Hëna do ua bëjë ditën ju të dashuruarve më intensive dhe të mbushur me emocione të forta. Gjatë gjithë kohës do ndiheni si mbi re. Ju beqarët do keni veçse mundësi për njohje, por nuk do preferoni të hidhni hapa duke dashur të mësoni më tepër për ata persona. Në punë mbrojini me çdo kusht idetë tuaja dhe mos e ulni veten para askujt. Në fund të fundit asnjë tjetër nuk është më lart se ju. Në planin financiar do keni disa vështirësi të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Logjika dhe largpamësia do ju bëjë të merrni masa menjëherë.

Luani

Rishikojini mirë gjërat gjatë kësaj dite dhe mos hidhni hapa në nxituara.  Në disa raste duhet tregohuni edhe autoritarë. Për ju të dashuruarit gjërat do ecin aq mirë mes jush dhe atij që keni në krah saqë në shumë momente do ju duket vërtet sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët më mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe të prisni edhe pak sepse mundësi më të mira kanë për t’iu ardhur. Në punë do jeni profesionistë dhe çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. E ardhmja juaj do jetë edhe më e ndritur. Për financat do jetë ditë e shkëlqyer. Të gjitha përpjekjet që keni bërë kohët e fundit do japin rezultatet e veta.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite nuk duhet të lejoni askënd të ndërhyjë në gjërat tuaja dhe as të marrë vendime në vendin tuaj. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë harmonike. Do jeni në një linjë me atë që keni në krah dhe do bëni gjërat më të mira për të dy palët. Ju beqarët më në fund do keni mundësi të filloni një lidhje të qëndrueshme dhe që do zgjatë shumë. Në punë, detyrat e reja që do iu jepen do ju marrin goxha kohë dhe do kërkojnë shumë mund. Në rast se nuk ja dilni dot kërkoni mbështetje. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Peshorja

Gjatë kësaj dite nuk do tregoheni të kujdesshëm me asgjë dhe ka mundësi që gjërat t’iu marrin tatëpjetën. Nëse keni një lidhje juaj do jetë shumë e trazuar. Nuk do merreni vesh për asgjë dhe do debatoni shpesh ashpër me njëri-tjetrin. Ju beqarët do keni një ditë të ngarkuar dhe do jeni gjatë gjithë kohës në lëvizje. Do keni plot mundësi për njohje interesante, por do preferoni të prisni para se të hidhni hapa. Në punë më në fund do bashkëpunoni me disa persona të fuqishëm dhe gjërat kanë për t’iu ecur akoma më mirë. Sipas Dritare.net, gjendja e financave do varet plotësisht nga mënyra sesi do silleni me to dhe sa do shpenzoni.

Akrepi

Gjatë ditës së sotme disa gjëra nuk do ju ecin sipas parashikimeve, por shumicën e fajit e keni vetë. Ju të dashuruarit nuk do keni aspak komunikim me partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do lërë për të dëshiruar. Dijeni se po e latë shumë pas dore atë keni ndërtuar me aq mund, shumë shpejt gjithçka do rrënohet. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë edhe sikur të doni nuk do mundet dot të vazhdoni në rrugën që keni nisur sepse asgjë nuk do ju realizohet. Një koleg do e keni mbështetje të madhe. Financat do stabilizohen goxha pas një shpërblimi të madh që do merrni nga puna.

Shigjetari

Në përgjithësi dita e sotme do jetë e mbushur me momente të lumtura dhe ju shpesh do ju duket vetja si në ëndërr. Ju të dashuruarve fati do ju buzëqeshë dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet aq shumë saqë të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do keni goxha njohje, por do preferoni t’i merrni gjërat shtruar. Do preferoni të prisni pak para se të hidhni hapa. Në punë do jeni shumë të frymëzuar dhe do e bëni çdo gjë si duhet. Mund të gjeni edhe zgjidhje për disa probleme të hershme. Me buxhetin çdo gjë do ecë më së miri nëse i kryeni me kujdes shpenzimet. Hua mos jepni sepse gjendja juaj nuk do jetë në periudhën më të mirë.

Bricjapi

Jupiteri do ju ndihmojë t’iu shkoni gjërave deri në fund sot dhe do ndiheni më të vendosur. Asgjë nuk do ju trembë. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë je mirë. Në shumë momente do mërziteni e do inatoseni me atë që keni në krah. Ju beqarët do keni një takim premtues, i cili do ua ndryshojë tërësisht jetën dhe do iu bëjë të ndiheni të plotësuar. Në punë do i keni idetë shumë të qarta dhe do ecni përherë me plane strikte. Do i arrini pjesën më të madhe të objektivave. Nëse kohët e fundit e keni menaxhuar me kujdes dhe largpamësi buxhetin, gjendja ka për të qenë e shkëlqyer edhe sot.

Ujori

Do keni një temperament paksa të vështirë gjatë kësaj dite dhe të tjerët do kenë frikë t’iu afrohen. Ju të dashuruarit do bëni çdo gjë vetëm e vetëm që të zgjidhni çdo problem të mbetur pezull në jetën tuaj. Në këtë mënyrë do keni edhe një jetë më të qetë. Vështirësitë do jenë të mëdha, por në fund do ja dilni mbanë. Ju beqarët do tërhiqeni shumë nga personat të cilët kanë sekrete dhe janë intrigues. Në punë duhet t’i dëgjoni këshillat e kolegëve dhe më pas, pasi të mendoheni mirë, duhet të veproni. Durimi të çon përherë në rrugën e duhur. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe situata do vijë duke u normalizuar.

Peshqit

Dielli do ju bëjë më të vendosur gjatë kësaj ditë dhe nuk do e pranoni kurrsesi disfatën. Nëse keni një lidhje dialogu do rikthehet dhe marrëdhënia me partnerin ka për të pasur goxha përmirësime. Ju beqarët do keni fat me shumicë dhe asgjë në jetën tuaj nuk ka për të qenë më si më parë. Zemra do ju rrahë shumë më fort dhe do e kuptoni se jeta qenka vërtet e bukur. Në punë do tregoheni mjaft të organizuar dhe energjia nuk do ju mungojë asnjë moment. Duke ecur me plane dhe objektiva do arrini gjithçka që doni. Shpenzimet kryejini me kujdes dhe maturi në mënyrë që të mos keni tronditje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...