Horoskopi, 26 korrik 2019

Premte, 26 July 2019 09:24

Dashi

Të gjithë do ju vlerësojnë sot dhe do duan t’iu kenë pranë vetes. Besimi që ju falni të tjerëve do ju bëjë të ndiheni mirë edhe vetë. Do jeni tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do jetë e mrekullueshme. Mund të merrni edhe disa vendime përfundimtare. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm ndaj personave që do iu ftojnë dhe do vazhdoni të mbeteni sërish të vetmuar. Në punë gjërat nuk do jenë aq të thjeshta sa ju mendonit. Tregohuni të matur gjithë kohës. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe situata do përmirësohet më tepër nga sa e kishit menduar.

Demi

Sot do përshtateni me gjithçka dhe do i merrni gjërat ashtu si do ju vijnë. Kjo do jetë një ditë shume e veçante edhe për ata që janë në një lidhje. Të dy palët do i shprehni pa pushim ndjenjat dhe shpesh do ju duket sikur do jeni mbi re. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të bëni ndryshime të statusit dhe do e kaloni gjithë kohën me miqtë. Sipas Dritare.net, në punë do përshtateni shpejt me detyrat e reja dhe do arrini majën e suksesin më herët nga sa mund ta mendonit. Buxheti nuk do jetë i mirë pasi kohet e fundit keni shpenzuar pafund pa bërë më parë llogaritë.

Binjakët

Sot do vendosni ta përqendroni energjinë tek jeta juaj familjare dhe tej ajo në çift. Do ndiheni me të vërtetë mirë kur të falni dashuri. Dialogu do mbizotërojë në çdo moment sot për juve që jeni në një lidhje. Në këtë mënyrë do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur më herët. Ju beqarët do filloni një histori të bukur dashurie me një person që kanë kohë që e njohin, por që nuk ndiheshin gati deri më sot për të hedhur hapa. Në punë do jeni të zotët dhe nuk do lini t’iu shpëtojë asnjë rast për të arritur atë që dëshironi. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni sepse gjendja do jetë e mirë.

Gaforrja

Do keni shumë dëshira të eksperimentoni sot dhe do guxoni për gjithçka. Ju të dashuruarit mos u tregoni të paduruar sepse po bëtë gabime do keni pasoja edhe për të ardhmen. Nga ana tjetër duhet të toleroni herë pas here. Ju beqarëve do ju konkretizohen ëndrrat që keni thurur dhe do ndiheni më në fund të plotësuar. Në punë ambicia do ju bëjë të qëndroni gjithë kohës në gatishmëri. Nuk do ju shpëtojë asnjë detaj dhe do arrini rezultate të shkëlqyera. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme dhe më në fund gjendja do i filloje të stabilizohet.

Luani

Javë plot ngjyra do jetë kjo për të gjithë, por siç do ekzistojnë nuancat e këndshme nuk do mungoje as grija dhe e zeza. Ju që jeni në një lidhje do mendoni se nuk keni përfituar shumë nga koha e beqarisë dhe do tentoni aventura. Ju që jeni ende vetëm do e vuani aq shume këtë situate saqë do e mbyllni me dy dyer zemrën tuaj. Do jeni të dëshpëruar. Yjet nga ana tjetër ju këshillojnë të tregoheni më të hapur sepse do ketë edhe takime. Në pune do jeni ambicioze në maksimum dhe do ndërmerrni edhe rreziqe për të arritur atje ku doni. Keni për t’ia dalë mbanë edhe pse do lodheni pak. Tregohuni më strikte me menaxhimin e financave që mos bini në humnerë.

Virgjëresha

Sot do mësoni të largoni frikërat, do jeni kurajoze dhe mjaft këmbëngulës. Për ata që janë në një lidhje dita do jetë paksa e ndërlikuar. Nuk do mungojnë as disa debate të vogla në momente të caktuara. Beqarët do afrohen me një person, por ende nuk do ndihen gati për të hedhur hapa. Në punë shumë gjëra do gjejnë zgjidhje dhe do jeni disi më të qetë. Do ndiheni krenarë edhe për shkak të përgëzimeve që do merrni nga shefat. Në planin financiar fati do vazhdojë të jetë në anën tuaj dhe gjendja do mbetet e mirë. Mund ta bëni pa frike edhe ndonjë investim.

Peshorja

Sot do keni goxha arritje në çdo fushë dhe do ndiheni përherë mirë me veten. Jeta në çift do ketë goxha përmirësime. Do ja kaloni për mrekulli me partnerin dhe do i harroni mosmarrëveshjet e së shkuarës. Ju beqarët, pa u lodhur shumë do e gjeni princin e kaltër dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Ngjyrat do rikthen pas kaq shumë kohësh në jetën e tyre. Në punë nuk duhet të humbni kohë me gjëra të kota, por duhet të tregoheni këmbëngulës dhe madje të rrezikoni për projekte të mëdha. Sipas Dritare.net, buxheti do vijë duke u përmirësuar moment pas momenti dhe kjo nga përkujdeseni dhe organizimi juaj.

Akrepi

Dielli do e ngrohë zemrën dhe jetën tuaj gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë në çdo moment. Ju te dashuruarit nuk do keni as problemin më të vogël dhe marrëdhënia me partnerin do jete për t’u pasur zili. Romantizmi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do keni një ditë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënëse. Do ju duhet ende të prisni për ndryshime. Në punë do lodheni pak, por do jeni këmbëngulës dhe do arrini gjithçka që doni. Mërkuri do ju mbështesë në çdo moment. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe do arrini ta konsolidoni mjaft situatën. Bravo!

Shigjetari

Do keni forcë të madhe për të përballuar gjithçka që do iu dalë para sot dhe çdo gjë do ju ecë për mrekulli.  Dite mjaft e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do ndiheni mirë dhe nuk do debatoni për asgjë. Nëse jeni  beqarë do keni nevojë jetike për një person në krah dhe kjo do i bëjë të kërkojnë në çdo cep. Koha më e favorshme do jetë mbrëmja. Në punë duhet të tregoheni gjithë kohës realiste dhe të mos ju besoni verbërisht kolegeve. Disa prej tyre mund t’iu prishin planet për shkak të zilisë. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë lloj investimi.

Bricjapi

Do keni imagjinatë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do mundoheni ta bëni çdo çast sa më të veçantë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e mrekullueshme. Do dini si ta mbani gjithë kohës pas vetes partnerin dhe do kënaqeni në praninë e njeri-tjetrit. Ju beqarët duhet të pranoni çdo ftesë dhe më pas duke parë e duke vepruar. Askush nuk do iu detyrojë të bëni diçka që nuk do doni. Në punë Dielli do ju nxitë të jeni akoma më ambicioze. Nuk do ndaleni përpara pengesave dhe as pas kritikave që do merrni. Të ardhurat do jenë akoma më të mira se më parë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet e menduara.

Ujori

Herë do jeni me humor të mirë e herë me humor të keq sot kështu që priten edhe mosmarrëveshje. Miqve do iu jepni rëndësinë më të madhe. Ju të dashuruarit mendojini mirë gjërat para se të veproni sepse mund të lindin probleme të jashtëzakonshme dhe situata mund të ndërlikohet. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme dhe pa të reja. Prisni edhe disa kohë dhe keni për ta parë që çdo gjë do ndryshoje në mënyrë të befasishme. Në punë duhet të tregoheni shumë të duruar që të arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Mos u dorëzoni që me sfidën e parë që do ju dalë. Në planin financiar do i keni të gjitha kushtet për ta përmirësuar situatën, por duhet të tregoni vendosmëri dhe durim.

Peshqit

Ka mundësi që të jeni disi provokues me të tjerët sot dhe kjo nuk do ju pëlqejë të gjithëve. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni shumë mirë pranë atij që doni. Në shumë momente do ju duket vetja sikur jeni pranë lidhjes ideale ashtu si e keni ëndërruar. Ju beqarët nuk do hezitoni të shprehni ndjenjat dhe mund te afroheni më shume me një person që ju pëlqen. Në punë, këmbëngulja do ju ndihmojë goxha, por idetë nuk do i keni shumë të mira. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë ashtu si keni menduar. Tregoni sa më shumë maturi me shpenzimet nëse nuk doni të mbeteni keq shumë shpejt

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...