Horoskopi ditor, e hënë 12 gusht 2019

Hënë, 12 August 2019 08:06

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Kjo ditë do të shënojë fillimin e një periudhe të favorshme, ndonëse disa projekte do të jenë në trajtë eksperimentale. Yjet nga ana tjetër mund të sjellin shumë interesa, por duhet edhe kujdes maksimal, për të mos guxuar pa masë.

Demi

Fillim java nuk do të nisë në ritmin e duhur dhe gjatë saj energjia do të mungojë. Bëni mirë që ti shmangni polemikat dhe të pushoni, pasi nga ana tjetër nuk do të keni dëshirë për të bërë asgjë.

Binjakët

Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një fillim jave e mbushur me tension, por edhe me frymëmarrje sa i takon ndjenjave. Në punë, situata paraqitet e luhatur, ku do të jeni ende në pritje të konfirmimeve lidhur me paratë. Bëni mirë që ta jetoni ditën në maksimumin e saj.

Gaforrja

Kjo e hënë do të nisë në mënyrë konfuze, ku do të ndjeni nevojën që të shkëputeni nga situatat që nuk funksionojnë. Kjo javë do të sjellë lodhje në jetën tuaj.

Luani

Yjet do të luajnë rol të rëndësishëm në shenjën tuaj, ku fatin do e keni në krahë. Mërkuri, Venusi dhe Marsi do të mbështesin çdo nismë, kështu që do të jeni të lirë që të bëni zgjedhje të rëndësishme. Gjithçka do të varet nga ju!

Virgjëresha

Yjet do të kenë rol të rëndësishëm në shenjën tuaj. Do të hapet për ju një fazë konfirmimesh dhe suksesesh, ku asgjë nuk do ju ndalë.

Peshorja

Do të përjetoni një ditë mjaft konfuze, gjatë së cilës do të ndiheni nën presion. Në punë, duhet të mundoheni që ti zgjidhni me qetësi të gjitha situatat e mbetura pezull.

Akrepi

Yjet do të kenë rol mjaft të rëndësishëm në shenjën tuaj, ndonëse pengesat nuk do të mungojnë. Bëni mirë që të harroni trishtimin që keni kaluar. Dëshironi që të tregoheni më të pavarur, por nga ana tjetër duhet të bashkëveproni me dikë tek i cili keni besim. Dashuria nuk është në periudhën më të mirë të saj.

Shigjetari

Kjo fillim javë do të jetë mjaft e rëndësishme për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta do të ketë një udhëtim, si dhe eksperienca speciale. Po ashtu takimet janë mjaft të favorshme.

Bricjapi

Java do të nisë me ndikimin e Hënës në shenjën tuaj. Ana tjetër e medaljes do të jetë me shpenzime, të cilat do të jenë në shtim të vazhdueshëm, shkruan noa.al. Po ashtu do të ketë vonesa për gjithashtu, nëse prisni që të merrni para mbrapsht.

Ujori

Kjo javë do të jetë shumë dinamike! Bëni kujdes me shpenzimet dhe mos lejoni që të dominoheni nga fantazia. Nga ana tjetër do të jeni të vonuar në shumë drejtime, ndaj kujdes me ngarkesën e stresit.

Peshqit

Yjet do të kenë ndikim të rëndësishëm në shenjën tuaj! Shijojeni në maksimum këtë javë, pasi do të keni mundësi të shumta në sferën profesionale. Në dashuri ka ardhur koha që të tregoheni më të hapur. Kjo ditë është thelbësore për ndjenjat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...