Horoskopi i datës 31 tetor 2019

E Enjte, 31 October 2019 08:34

Dashi

Gjatë kësaj dite do keni dëshirë të papërmbajtshme për liri e për gjëra të reja. Askush dhe asgjë nuk do ju ndalë. Nëse keni një lidhje, mos i dëgjoni aspak ato çfarë do ju thonë të tjerët për lidhjen që keni krijuar, por mendoni vetë si ta bëni çdo moment sa më të bukur. Ju beqarët do keni më tepër besim tek vetja dhe do arrini ta bëni për vete personin e ëndrrave. Për ju çdo gjë do fillojë të lulëzojë. Në punë do ndiheni gjithë kohës nën presion dhe nuk do shkëputeni aspak nga objektivat. Do ja arrini e më pas do qetësoheni. Në planin financiar mund të përballeni me disa vështirësi, por miqtë dhe të afërmit nuk do ju lënë asnjë moment në baltë.

Demi

Gjatë kësaj dite gjërat kanë për të ecur më mirë. Do ndiheni të frymëzuar dhe plot dëshirë për të bërë gjëra interesante. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë pozitive. Mundet që stuhitë të jenë aq të forta saqë me zor do i kaloni pa u dëmtuar. Ju beqarët do keni një ditë shumë të begatë. Për ju nuk do mungojnë as flirtet, joshja dhe momentet entuziaste. Sipas Dritare.net, në punë mos veproni kuturu, por bëni me kujdes llogaritë. Nëse do dini ta shfrytëzoni si duhet situatën do fitoni shumë. Sektori financiar do fillojë të stabilizohet dalëngadalë. Më në fund do e përfundoni me sukses një punë të madhe dhe përfitimet do jenë të shumta.

Binjakët

Për ju, kjo e sotmja ka për të qenë një ditë shumë e mirë. Do eksploroni edhe gjëra të reja. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë dialogu dhe bashkëpunimi. Dielli do iu ngrohë çdo moment dhe zemra do rrahë më fort se asnjëherë më parë. Ju beqarët duhet të keni më shumë besim tek vetja sepse vetëm ashtu do mund ta gjeni personin tuaj të ëndrrave. Në punë do iu jepet më shumë liri për të bërë atë që dëshironi. Keni për të pasur edhe sukses. Në planin financiar vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme kështu që do ju duhet patjetër ndihmë.

Gaforrja

Nëse nuk i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu jepen do vazhdoni të bëni gabime të mëdha. Për ju të dashuruarit konfliktet në çift do jenë të vazhdueshme. Do kapeni edhe pas gjërave të vogla dhe nuk do qëndroni asnjë moment në qetësi. Ju beqarëve do ju dyfishohen mundësitë për takime vetëm se duhet t’i bëni sytë katër dhe të përfitoni sa më tepër që të mundeni. Në punë duhet të hyni sa më parë në veprim sepse pop pritët gjatë mund të shpërqendroheni. Nëse disa kolegë tregohet të gatshëm t’iu ndihmojnë, pranojini pa ngurruar. Me shpenzimet mos spekuloni sepse keni për të pasur probleme shumë serioze në ditët në vijim.

Luani

Dita e sotme do jetë me diell dhe e ekuilibruar. Do dini si t’i hidhni hapat që të mos ju dalin probleme. Për ju të dashuruarit paqja dhe begatia do mbizotërojë gjithë kohës. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje apo probleme me partnerin, përkundrazi do merreni vesh akoma më mirë. Ju beqarët as nuk do e keni mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse për ju do ketë gjëra shumë herë më të rëndësishme. Në punë duhet të jeni më të hapur ndaj propozimeve të reja që do iu bëhen sepse keni për të përfituar goxha. Perspektivat financiare duken të jashtëzakonshme dhe situata do ndryshojë jashtëzakonisht.

Virgjëresha

E mira është që sot të ecni me prioritete. Vetëm ashtu do ndiheni më të lumtur. Nëse keni një lidhje, jeta juaj nuk ka për të qenë e keqe, por po i shtuat edhe më shumë dozat e fantazisë atmosfera ka për të qenë akoma më e ngrohtë. Ju beqarët do keni flirte pafund, por ende nuk do mendoni të hidhni hapa dhe të fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Në punë gjërat do iu ecin mirë. Ndihmoni pak kolegët që janë në vështirësi sepse një ditë edhe ju do keni nevojë për mbështetjen e tyre. Shpenzimet mos i bëni pambarim sepse më pas do gjendeni në vështirësi të mëdha dhe nuk do dini ku të kërkoni ndihmë.

Peshorja

Do e adhuroni ditën e sotme dhe do kënaqeni pafundësisht pranë atyre që doni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me risi dhe emocione. Nuk do mërziteni për asnjë moment pasi partneri do ua bëjë çdo çast të veçantë. Ju beqarët do përjetoni gjithashtu emocione të forta dhe do ndiheni të përmbushur më shumë se asnjëherë më parë. Sipas Dritare.net, në punë do jeni goxha kreativë dhe intuitivë. Me shumë gjasë do arrini më tepër nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë. Me shpenzimet tregohuni të matur e të kujdesshëm sepse përndryshe shumë shpejt do fillojnë problemet.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do jeni më bujarë dhe gjithashtu të mirë orientuar. Do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Ju që keni një lidhje do jeni më të hapur me partnerin dhe do diskutoni gjerë e gjatë për disa probleme të së shkuarës. Do jeni të dy palët të ndërgjegjshëm dhe do i kuptoni edhe gabimet e bëra. Ju beqarët do i keni idetë shumë të qarta dhe do joshni me strategji. Deri në fund të ditës mund të keni edhe ndryshime të këndshme. Në punë nuk do ju mungojë energjia, por në disa momente gjërat do iu ndërlikohen aq shumë sa do gjendeni në vështirësi. Marsi do jetë planeti që do ju ndihmoje mjaft në planin financiar.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do bëni të pamundurën që t’i konkretizoni ëndrrat tuaja më të bukura. Ju të dashuruarit do jeni shumë të logjikshëm dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara. Vërtet kënaqësitë nuk do jenë të forta sa do dëshironit, por qetësia do ju bëjë mjaft mirë. Ju beqarët do keni vetëm disa mundësi për aventura dhe asgjë më tepër sesa aq. Në punë nuk do arrini dot t’i shprehni ato që mendoni dhe mund të vuani pak. Për fat, disa miq të vjetër do ju këshillojnë dhe do iu japin guxim. Në planin financiar mos prisni asnjë mrekulli sepse ato nuk do mund të ndodhin as sot. Tregohuni sa më të kujdesshëm më çdo shpenzim.

Bricjapi

Në çdo moment do mendoheni mirë para se të flisni dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Ju të dashuruarit do jeni shumë të matur dhe do bëni gjithçka që të ruani një klimë sa më të ngrohte. Edhe për problemet e mëparshme do arrini të gjeni një zgjidhje. Ju beqarët duhet ta kontrolloni veten në çdo moment sepse po bëtë gabime do lëndoheni për shumë kohë. Në punë do jeni me fat dhe do merrni një detyrë shumë të rëndësishme. Bëni përpjekje që t’i realizoni gjërat sa më mirë sepse nuk keni për t’u penduar. Buxheti do jetë i mirë. Nëse kishit për të blerë një objekt të shtrenjtë bëjeni sot sepse është momenti i duhur.

Ujori

Marsi dhe Plutoni do jenë përherë në anën tuaj sot dhe do ua bëjnë gjërat shumë më të lehta. Për jetën sentimenale, e sotmja do jetë e mbushur me aventura. Nëse jeni në një lidhje do shkoni nëpër vende të veçanta dhe do ndiheni edhe njëherë si në fillimet e marrëdhënies tuaj. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë do njiheni me persona vërtet interesantë dhe ka mundësi të pranoni të shoqëroheni me ta edhe më pas. Në punë kanë për të ndodhur ndryshime të jashtëzakonshme që do iu lënë me gojë hapur. Ju do dini të përshtateni me çdo lloj situate. Buxheti do fillojë të normalizohet disi.

Peshqit

Gjatë kësaj dite, jo vetëm që do kërkoni zgjidhje për gjithçka, por do mundoheni të luftoni edhe me disa zakone të këqija që keni. Për ju të dashuruarit pasioni nuk ka për të qenë i zjarrtë, megjithatë nuk do kaloni aspak momente të këqija. Duke u përkujdesur gjithsecili nga pak do arrini të mbani një marrëdhënie të kënaqshme. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe e gjithë bota do ju ndryshojë. Në punë mos pretendoni që gjërat t’iu ecin si keni dashur pa bërë asnjë përpjekje. Mos prisni as mbështetje pa kushte nga kolegët që dikur i keni lënë në baltë. Me financat bëni pafundësisht kujdes mos tundoheni dhe mos kryeni shpenzime të pamenduara.

Modifikuar më E Enjte, 31 October 2019 09:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...