Horoskopi për ditën e sotme, 15 dhjetor 2019

Diel, 15 December 2019 09:01

Dashi
Të lindurit e kësaj shenje mund të ndihen rebelë sot. Ditët e fundit kanë qenë monotone për ju, ndaj do ta keni të nevojshme të bëni diçka ndryshe. Keni kohë që dëshironi të rrezikoni duke ndërmarrë një vendim të rëndësishëm dhe sot është dita e duhur për ta provuar.

Demi
Nuk rekomandohet të përfshiheni në aventura gjatë këtyre ditëve. Do të rrezikoni shumë nëse vendosni ta bëni një gjë të tillë. Do të keni dëshirë të relaksoheni dhe nuk do të dëshironi aspak të mendoni për javën në vijim.

Binjakët
Do të keni një ditë të ngjeshur, ku përveçse do të argëtoheni edhe do të shpenzoni energji. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që tejkaloni buxhetin tuaj me shpenzime gjatë kësaj dite. Mund të viheni përballë një mundësie që nuk vjen shpesh në jetë.

Gaforrja
Do të tregoheni mirënjohës ndaj personave që ju rrethojnë. Kjo tregon sesa e vlerësoni atë çfarë kanë bërë për ju. Do të keni dëshirë të dilni dhe të argëtoheni me miqtë. Për Gaforret që janë në një lidhje, nuk përjashtohet mundësia e një mbrëmje romantike.

Luani
Do të ndiheni të mbushur plot energji dhe do të nisni të merrni përfitimet e punës suaj kohët e fundit. Edhe në jetën personale, ka gjasa të shpërbleheni për përpjekjet tuaja. Megjithatë, bëni kujdes me entuziazmin e tepër, pasi mund të mërzisni dikë pranë jush.

Virgjëresha
Do të jetë një e diel mjaft e këndshme, ku përveçse do t’i kushtoni vëmendje maksimale familjes, nuk do të lini pas as miqtë tuaj më të afërt. Mos mendoni për problemet e pazgjidhura, por përpiquni të shijoni këtë ditë sa më shumë.

Peshorja
Lejojini vetes të argëtoheni pafund këtë fundjavë, pasi ju pret një javë mjaft e lodhshme pune, teksa ka gjasa që të punoni me disa persona të përqendruar tek detajet. Përpiquni të relaksoheni si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.

Akrepi
Ka gjasa të viheni në qendër të kritikave duke u cilësuar si një person që nuk vlerësoni. Kjo nuk do të thotë se nuk i vlerësoni njerëzit, por duhet ta shprehni më shumë mirënjohjen ndaj tyre. Megjithatë, mos i kushtoni vëmendje maksimale gjithçkaje që mund të dëgjoni rreth jush.

Shigjetari
Të lindurit e kësaj shenje do të dëshirojnë shumë të përfshihen nëpër aventura të ndryshme. Adrenalina është pjesë e shpirtit tuaj, pa të cilën nuk mund të jetoni. Bëni kujdes në marrëdhënien në çift, pasi nuk përjashtohet mundësia e një debati.

Bricjapi
Të lindurit e kësaj shenje karakterizohet si natyrë detajiste. Vini re gjithçka. Ndodh që ndonjëherë mendoni rreth gjërave që mund të kishit bërë më mirë. Megjithatë, përpiquni t’i merrni gjërat më lehtë dhe të ecni përpara.

Ujori
Sot do të keni kohë mjaftueshëm për t’u kujdesur për veten në përgjithësi, përfshirë këtu edhe shëndetin tuaj. Lidhja juaj e dashurisë po bëhet gjithnjë e më bukur. Mos hezitoni të kërkoni këshilla para se të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm.

Peshqit
Mund të ndiheni të mbushur plot shpresë gjatë kësaj të diele. Kontrolloni tendencën për të jetuar momentin dhe mos bëni shpenzime të kota për sende që nuk ju duhen aktualisht. Ka gjasa të realizoni një udhëtim të shkurtër.

Modifikuar më Diel, 15 December 2019 09:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...