Horoskopi ditor, 28 maj 2018

Hënë, 28 May 2018 07:49

Dashi

Yjet do ua bëjnë ditëm më interesante dhe më romantike sot. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të bukura e të veçanta. Me partnerin, jo vetëm që nuk do keni debate e mosmarrëveshje, por do kaloni edhe më shumë castw pasionante. Jeta sentimentale do jetë më në qendër të vëmendjes se kurdoherë. Ju beqarët do keni edhe mundësi për lidhje serioze edhe për dashuriçka kalimtare. Varet se çfarë d parapëlqeni. Në punë duhet patjetër të bëni ndryshime në projekte dhe mënyrë veprimi për t’ia dale mbanë sa më parë. Sektori i financave do jetë goxha i favorizuar dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Demi

Sot yjet do ju bëjnë të mendoheni më shumë dhe të reflektoni për mënyrën e të dashuruarit.  Ju të dashuruarit nuk do jeni në humor shumë të mirë dhe marrëdhënia me partnerin do lerë për të dëshiruar. Nuk do i përkushtoheni shumë atij që keni në krah dhe ka rrezik që nëse vazhdoni kështu dikush tjetër të përfitoje nga kjo gjë. Ju beqarët sado qe ta kërkoni dashurinë e madhe nuk keni për ta gjetur dot. Në pune do e nisni me entuziazëm projektin e ri dhe do arrini atje ku keni menduar. Do ndiheni krenarë për veten tuaj. Sipas dritare.net, financat nuk do jenë te këqija, megjithatë mirë është që shpenzimet t’i kryeni me maturi.

Binjakët

Sot do jeni më të logjikshëm dhe do mundoheni të toleroni në cdo situatë. Jeta juaj në çift do konsolidohet akoma më shumë. Do ia hapni zemrën njëri-tjetrit dhe do i plotësoni dëshirat reciproke. Ju beqarët nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin sepse thjesht ideja e humbjes së lirisë që keni pasur deri më sot iu tmerron. Në punë duhet të ndiqni me përpikmëri planet që keni bërë në mënyrë që të arrini majat. Po bëtë devijime gjërat do ndërlikohen akoma më tepër. Në planin financiar nuk do jeni shumë të kujdesshëm, por falë ndihmës së familjarëve gjendja ka për të mbetur goxha e mirë.

Gaforrja

Marsi do ju bëjë më guximtarë sot dhe do jeni të gatshëm të nisni çdo lloj aventure për një jetë më të begatë. Ju të dashuruarit që keni pasur mosmarrëveshje të vogla kohët e fundit do jeni më të qetë sepse do sqaroni gjithçka që në mëngjes. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe emocionet do iu pushtojnë furishëm. Për ju asgjë nuk do jetë me si më parë, por e sigurt që do jetë më flakëruese. Në punë mund të keni disa konflikte me shefat dhe e ardhmja juaj në kompani do jetë e rrezikuar. Tregohuni sa më të matur me çdo veprim. Me shpenzimet tregohuni realiste që të mos keni asnjë problem.

Luani

Sot yjet do ju bëjnë të keni një vizion më të qartë për jetën dhe do mundoheni t’i bëni gjëra sa më mirë. Nëse jeni shume të zënë me punë dhe nuk keni shumë kohe për t’ia kushtuar partnerit, më mirë flisni hapur me të dhe sqarojini gjithçka para se ai të mërzitet. Nëse jeni beqarë do jeni gjithashtu të privilegjuar në dashuri dhe do mund të filloni një lidhje si nëpër ëndrra. Sektori profesional do jetë goxha i ngarkuara e i vështirë, por me pak durim dhe këmbëngulje gjërat do ecin në rrugën e duhur dhe do ndiheni më të qetë. Në planin financiar do jetë Mërkuri ai që do ndikojë pozitivisht, do ju bëjë të logjikshëm dhe do favorizojë pasurimin.

Virgjëresha

Sot do kapeni me veten tuaj gjithë kohës dhe mund ta bëni veten fajtorë për çdo të keqe që po ju ndodh. Ju të dashuruarit do keni një ditë të ndërlikuar Persona të jashtëm do ndikojnë tek ju dhe do ju bëjnë të debatoni edhe për gjërat më të vogla. Edhe nëse jeni beqarë do jeni të palogjikshëm dhe do bëni gabime të pafalshme. Edhe për punën do jetë një jave disi e vështirë, por me pak me shumë përpjekje mund t’ia dilni. Problemet financiare duhet t’i zgjidhni sa me parë që të jetë e mundur sepse po i late pas dore situata mund të marre seriozisht tatëpjetën.

Peshorja

Sot do jeni të fiksuar pas familjes dhe do harrini se në jetë ka dhe gjëra të thera të rëndësishme përveç saj. Ju të dashuruarit do jeni tej mase impulsivë dhe do bëni gjëra aq të gabuara saqë as vetë nuk i kishit menduar ndonjëherë. Ju beqarët nuk do jenë në humor shumë të mirë dhe do preferoni të qëndroni vetëm e të reflektoni. As miqtë apo familjaret nuk do preferoni t’i kenë pranë. As në punë nuk do keni rezultate shumë pozitive dhe do ndiheni më pesimistë se më parë. Në planin financiar duhet të bëni njëherë llogarite para se të veproni në mënyrë që të mos keni të papritura.

Akrepi

Sot  do jeni dinamikë dhe do i bëni gjërat me shumë dëshirë e pasion. Për ju të dashuruarit do jetë një dite e mbushur me momente shumë të këndshme. Do i shprehni ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet dhe nuk do mungojnë surprizat nga të dyja palët. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni përtacë dhe nuk do dilni nëpër takimet që do ftoheni duke humbur kështu mundësi të jashtëzakonshme. Në pune do jeni diplomatë dhe të kujdesshëm kështu që do merrni plot vlerësime pozitive dhe oferta interesante. Me financat tregohuni sa më vigjilentë që të mundeni sepse përndryshe do keni probleme.

Shigjetari

Ditë reflektimi dhe pranimi gabimesh do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni herë pas here keq për shkak të gabimeve që keni bërë më parë. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e bukur si do kishit dëshiruar. Ju beqarët më mirë të jeni të logjikshëm e të duruar pasi sot nuk do shfaqen mundësi shumë të mira për takime. Në punë do reflektoni, do bindeni e më pas do veproni. Kjo do shmangë dështimet. Në planin financiar, të gjitha përpjekjet që ju keni bërë kohët e fundit do kurorëzohen me sukses dhe gjendja do jetë shumë e kënaqshme.

Bricjapi

Sot do ju pushtojë gjithë kohës optimizmi dhe do i përmbushni të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Ju të dashuruarit do jeni tej mase romantikë dhe do mendoni surpriza nga më të ndryshmet. Partneri do jetë i gatshëm të provoje çdo gjë që do i propozoni dhe do ndihet për mrekulli. Nëse jeni beqarë, më mire t’ia lini gjërat kohës dhe të mos bëni asgjë me ngulm sepse jo vetëm që nuk mund t’ia dilni, por edhe mund të lëndoheni. Në punë do i keni idetë fikse për hapat që duhet të hidhni dhe diplomacia do ju ndihmojë të keni arritjet e shumë dëshiruara. Buxheti do ketë më shumë përmirësime.

Ujori

Do jeni shumë në humor sot dhe të gatshëm për të luftuar për të marrë ato që ju takojnë. Ambicia nuk do shterojë asnjëherë. Për ju të dashuruarit, harmonia dhe kënaqësia do jetë në program, kështu që shfrytëzojeni sa më shume çdo sekondë. Ju beqarët, sado të mundoheni apo të ndihmoheni nga të afërmit, nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin e tyre. Në punë do e shtoni pak ritmin dhe do arrini edhe më lart nga kishit menduar. Po ecët kështu do merrni një propozim për rritje në detyrë. Buxheti do jetë disi më i stabilizuar, por ende jo në periudhën më të mirë.

Peshqit

Sot do jeni më të bindur për gjithçka që doni të bëni në jetën tuaj dhe nuk do nguteni të hidhni dhe hapa. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë ditë plot ngjyra. Do jeni me humor të mirë të dyja palët dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga më të veçantat. Nëse jeni beqarë do keni një ditë disi të mërzitshme dhe asgjë e bukur nuk ka për t’iu ndodhur, megjithatë nuk duhet të bini në pesimizëm. Në punë do jeni realistë pafund dhe nuk do bëni aspak gabime. Vlerësimet e shefave do jenë të njëpasnjëshme. Financat nuk do jenë të këqija, por duke shpenzuar pafund e pa bërë llogari, situata mund të pësojë edhe tronditje pasdite.

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 07:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...