“Do largohem nga Shqipëria, këtu nuk jetohet më!”, mesazhi i biznesmenit

Premte, 01 June 2018 22:57

Pas statistikave të botuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku vihej re se gjatë tri viteve të fundit rreth 1 milion shqiptarë kanë pritur t’ju dalë Lotaria Amerikane, emisioni 360gradë në Ora News i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë shqetësimit për numrin në rritje të shqiptarëve që kërkojnë të largohen nga Atdheu.

I nxitur nga këto, një biznesmen ka dërguar një mesazh mjaft domethënës në faqen e portalit.

Zotëria që kërkon të mos i publikohet identiteti për çështje privatësie, tregon se ka qëlluar me fat dhe i ka dalë Lotaria Amerikane këtë vit.

Ai nënvizon në mesazhin e tij, se “megjithëse bën një jetë shumë të mirë, ka vendosur të largohet nga Shqipëria.”  Dhe kur këtë gjë e thotë një biznesmen, i cili mban me “bukë” 25 puntorë, kjo do të thotë se shqetësimi është i madh dhe zgjidhja e kësaj krize duhet të vijë sa më shpejt, përndryshe pasojat mund të jenë të pallogaritshme.

Lexoni mesazhin e plotë të biznesmenit shqiptar për 360grade.al: 
“Përshëndetje! Po lexoja shkrimin për zbrazjen e Shqiperisë, a ka plan?!! Unë jam 32 vjeç, merrem me biznes, e kam nisur nga zero, bëj një jetë të mirë, kam 25 puntorë, nusen pedagoge në Universitet dhe më e bukura më ka dalë Lotaria Amerikane dhe vetë iki për herë të parë e kismet pas disa muajsh perfundimisht. Këtu nuk jetohet, sulmohem çdo ditë nga oligarkë që duan të më bllokojnë, që mos të sjell “x produkt”, që të më pengojnë e të shesin oligarkët. Është fatkeqësi kombëtare ça po ndodh. Po shkatërrohet Shqiperia, po zvogëlohet Kombi, po bie konsumi. Një shtet që s’ka konsum s’do ketë kurrë  prespektivë dhe të ardhme dhe s’do ketë as interes për investitorët…”

Modifikuar më Premte, 01 June 2018 22:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...