Bastisja e Prokurorisë së Durrësit, dëshmia: Janë kapur njerëzit e gabuar, ekzistojnë filmime

Saturday, 02 June 2018 14:42

Dilaver Bushi është i vëllai i Besnik Bushit një prej dy të arrestuarve si të dyshuar nga prokuroria si autorë të bastisjes së prokurorisë së Durrësit, mëngjesin e 24 majit. Në një intervistë për News24 Dilaver Bushi konfirmon pikë e për pikë ato që vëllai i tij 54 vjeçar tha në sallën e gjyqit. Dilaveri thotë se vëllai i tij është i pafajshëm për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim, të ngritur nga prokuroria e rrethit Durrës, dhe sipas tij janë arrestuar njerëz që nuk kanë lidhje me ngjarjen.

“Natën e bastisjes së prokurorisë unë im vëlla e dy persona të tjerë kemi qenë në bregdetin e Kavajës duke gjuajtur peshk. Merrni kamerat e sigurisë së hotel “Gjermanisë” verifikojeni e mos mbani njerëz të pafajshëm në burg”- thotë Dilaveri.

Familjen e ka pa bukë dhe pa drita se nuk kanë lekë të paguajnë as dritat. Besniku nuk e di ç'janë kompjuterët e serverat fare. Një palë pinca për dritat ka mbajtur gjithë jetën në dorë. Në shtëpinë me qira është pa drita. Ka që nga janari që nuk paguante dot qiranë se nuk kishte gjetur punë. Dy vajzat në shkollë, nuk ka familja për të ngrënë nënvizoi i vëllai. Familjarët kërkojnë drejtësi.

“Me drejtësi ai del vetë nga burgu. Të bëhet drejtësia mbi këtë çështje”- thotë i vëllai.

Siguria e prokurorisë dyshohet se u thye nga Besnik Bushi, 54 vjeç, Artur Isa 49 vjeç nga Sukthi dhe Nias Lena roja që kishte pesë ditë në punë. Dy të parët akuzohen për vjedhjen memories elektronike të Prokurorisë, dhe bastisjen e zyrës së prokurorit Afrim Shehu dhe të një oficeri të policisë gjyqësore.

Asnjë prej tre të arrestuarve nga policia nuk e ka pranuar pjesëmarrjen në bastisje, midis tyre edhe roja i institucionit. Në masën e sigurisë prokuroria si provë të vetme nxori 13 gjurmë gishtash të gjetura në sahatin e dritave dhe në derën e prokurorit Afrim Shehu. Motivi nuk është gjetur për asnjë prej të arrestuarve, po gjurme te një gishti unaze dhe një gishti te madh te secilit prej tyre janë gjetur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...