Në Cërrik, pa ujë/ Ndërtohen ujësjellës por rubinetat janë të thatë

Saturday, 02 June 2018 15:57

Në lagjen Fermë të Cërrikut mungon uji i pijshëm prej shumë kohësh. Banorët thonë se investimet bëhen sa për sy e faqe dhe ndërkohë paratë përfundojnë në xhepat e pushtetarëve, ndërsa në rubineta nuk ka asnjë pikë ujë. Edhe pse e kanë shprehur disa herë shqetësimin e tyre, asnjë përgjigje nuk i është dhënë banorëve të kësaj zone, për të cilët jetesa është bërë e pamundur.

“Dy ditë ka, tre ditë nuk ka. Lekët i paguajmë, por ujë nuk kemi”, thonë banorët. Në gjendje edhe më skandaloze paraqiten kanalizimet e ujrave të zeza, të cilat derdhen në një kanal të hapur në mes të lagjes. Sipas banorëve, ky kanal është burim sëmundjesh, ku fëmijët luajnë gjithë ditën.

“Ujrat e zeza i kemi në ambient të hapur. Është lemeri për fëmijët”, deklarojnë banorët. Mungesa e investimeve ka bërë që banorët të largohen. Të vetmit që kanë mbetur janë familjet më të varfra, të cilat në pamundësi të një zgjidhjeje tjetër, vazhdojnë të kërcënojnë me mospjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme. TCH

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...