Prindër kujdes, fëmijët po ngacmohen seksualisht në internet

Saturday, 02 June 2018 18:05

Nga viti 2016, 150 fëmijë dhe adoleshentë në Shqipëri kërkuan ndihmë pasi u ka ndodhur një ngjarje e rëndë në internet.

Sipas Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve, shumica e ngacmuesve seksualë janë meshkujt nga 24 deri në 44 vjeç.

“44% e fëmijëve shikojnë çdo ditë materiale pornografike; 47% janë kontaktuar nga një person i panjohur në internet; 62% konfirmojnë që kanë shokë dhe shoqe që shohin pornografi; shumica e qytetarëve të huaj që kontaktojnë fëmijët shqiptarë janë nga Mbretëria e Bashkuar, 33%; Italia 14% dhe SHBA 8%”", shprehet Altin Hazizaj, drejtor i CRCA.

Në Shqipëri, fëmijët e përdorin internetin rregullisht, duke aksesuar lehtësisht edhe në faqe të papërshtatshme për moshën e tyre.

Po prindërit, çfarë thonë? A i kontrollojnë dot fëmijët?

“Mundohemi t’u vëmë orare”, thonë disa prindër.

“Fiks Fare” në Tch tregoi se si të rriturit ngacmonin seksualisht të mitur nëpërmjet internetit. Ky investigim nxiti pozitën dhe opozitën në Kuvend që njëzëri të deklarohen pro miratimit të ligjit që mbron minorenët. Kërkesa për ndryshimin e Kodit Penal është bërë nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.

“Bëhet fjalë për disa vepra të reja penale, komunikimi i fëmijëve për qëllime seksuale, nxitja e fëmijëve për tu përfshirë në marrëdhënie seksuale. Shumica e këtyre krimeve ne kërkojmë që të dënohen nga 7-8 vjet deri në 20 vjet”, deklaron Hazizaj.

Sipas studimit të CRCA-së, në vitin 2016 rezulton se vetëm gjysma e krimeve seksuale ndaj fëmijëve janë dënuar në gjykatat shqiptare. Pra, si sistemi i policisë, edhe ai drejtësisë janë të papërgatitur, si për të mbrojtur fëmijët, ashtu edhe për të dënuar krimet seksuale ndaj tyre.

“Shqipëria nuk ka një regjistër të krimeve seksuale. Në të gjithë botën janë të regjistruar në komisaritatet e policive, dihet vendndodhja e tyre dhe ata nuk mund të lëvizin nga një qytet në tjetrin pa raportur te policia. Në Shqipëri, persona të tillë i kemi të punësuar në arsim, në polici, në ushtri, në institucionet shtetërore, duke i shërbyer fëmijëve”, shprehet Hazizaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...