Pse po ndëshkohen kaq masivisht shoferët në Tiranë

Saturday, 02 June 2018 21:44

Tirana mban vendin e parë për gjobitjen e shoferëve për faktin se në kryeqytet regjistrohet fluksi më i madh i qarkullimit të automjeteve.

Aktualisht policia rrugore llogarit se mesatarisht çdo ditë në Tiranë qarkullojnë 200 mijë automjete. Në këtë shifër përfshihen edhe makinat rezidente.

Çdo ditë në kryeqytet vendosen 500 deri në 600 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor. Shkelja më e shpeshtë e shoferëve është ajo e qëndrimit të gabuar, për të cilën çdo ditë gjobiten nga 150 deri në 170 qytetarë.

Parkimi i gabuar sapo i kushtoi Arges Merjes gjobën e gjashtë.

“Jam gjobitur gjashtë herë për parkim e qëndrim të gabuar. Sapo u gjobita për parkim prapë. Isha në spital dhe nuk kishte vend”, thotë ai.

Por cila është shkelja më e shpeshtë që kryejnë shoferët dhe për çfarë gjobiten ata.

“Për tejkalim shpejtësie, parkim apo qëndrim të gabuar, për përdorim telefoni dhe alkooli kryesisht”, thotë Ilir Budlla, specialist trafiku.

Siç tregojnë të dhënat zyrtare për vitin e kaluar 103 mijë qytetarë u gjobitën për parkim të gabuar duke dërguar në arkat e shtetit një shumë prej 117 milionë lekë.

Në vend të dytë për shkelje janë shoferët që përdorin telefonin gjatë drejtimit të mjetit. Për këtë shkelje janë gjobitur 70.236 qytetarë, që i kanë dhënë shtetit 75 milionë leke dhe në vend të tretë për parakalim të gabuar, ju është prerë fleta e gjobës 70 mijë e 217 shoferëve, që ka nxjerrë nga xhepat e tyre në total më shumë se 83 milionë lekë.
Nuk ngelen pas edhe shkelja e mbishpejtësisë dhe mosrespektimi i semaforit. Në disa raste, qytetarët gjobiten edhe me pa të drejtë dhe ka nga ata që e çojnë çështjen në gjykatë.

“Ata justifikohen në gjykatë, disa thonë nuk e kam kryer shkeljen, disa më ka inat policia, por ajo që vë re unë është se nuk ka më padi sa në 2014, ka më pak. Ka nga ata që vijnë në gjykatë dhe thonë më kthe patentën se humbas vendin e punës”, tregon juristja e Policisë së Tiranës, Entela Selmanaj.

Por, përveç këtyre masave administrative, më e prekshmja është ajo e arrestimit të shoferëve që mbanin timonin në gjendje të dehur. Vitin e kaluar u arrestuan 1003 shoferë të dehur, të cilët testi antialkool i ka futur në telashe dhe ju rrezikoi, përveç patentës, edhe lirinë.

1500 qytetarë të tjerë u arrestuan në timon si të papajisur me leje drejtimi.

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 21:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...