Grabitja e Prokurorisë së Durrësit, flet vëllai i të akuzuarit

Diel, 03 June 2018 09:13

Familjarët e Besnik Bushit, njërit prej dy personave të arrestuar për vjedhjen dhe bastisjen e Prokurorisë së Durrësit, mohojnë që 54-vjeçari të jetë autori i ngjarjes. Vëllai i tij, Dilaver Bushi, thotë se ka alibi të fortë që i vëllai nuk është autori i vjedhjes. Sipas tij, ai, Besniku dhe nipi i tyre ndodheshin në bregdet për të gjuajtur peshk natën që u bastis Prokuroria.

Ai thotë se për të vërtetuar deklaratat e tij, Policia duhet të shikojë pamjet e kamerave të sigurisë të hotel “Gjermanisë”. Dilaveri thotë se vëllai i tij po mbahet në burg dhe po akuzohet padrejtësisht, pasi nuk ka lidhje me ngjarjen e 24 majit kur u bastis Prokuroria e Durrësit. “Vëllai im është i pafajshëm dhe po mbahet padrejtësisht i arrestuar për bastisjen e Prokurorisë. Besniku nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe këtë e them me bindje të plotë. Jam shumë i sigurt për pafajësinë e tij, pasi të dy ishim në bregdetin e Kavajës duke gjuajtur për peshk natën që ndodhi ngjarja. Natën e bastisjes së Prokurorisë, unë, im vëlla e dy persona të tjerë kemi qenë në bregdetin e Kavajës duke gjuajtur peshk. Nëse nuk më besoni mua, nuk besoni tim vëlla e personat e tjerë, atëherë Policia të verifikojë pamjet e kamerave të sigurisë të hotel “Gjermanisë”.

T’i verifikojnë dhe të mos mbajnë njerëz të pafajshëm në burg duke u shkatërruar jetën dhe familjen”,- shprehet Dilaver Bushi, vëllai i Besnik Bushit. Sipas Dilaverit, vëllai i tij nuk kishte as arsye për të kryer një akt të tillë. “Familjen e ka pa bukë dhe pa drita se nuk kanë lekë të paguajnë. Besniku nuk e di ç’janë kompjuterët e serverët fare. Një palë pinca për dritat ka mbajtur gjithë jetën në dorë. Në shtëpinë me qira është pa drita. Ka që nga janari që nuk paguante dot qiranë se nuk kishte gjetur punë. Dy vajzat i ka në shkollë dhe familja nuk ka për të ngrënë”, thekson më tej ai, duke shtuar se nuk kanë më besim te drejtësia. “Me drejtë- si ai del vetë nga burgu.

Të bëhet drejtësia mbi këtë çështje, por nga çfarë po shohim deri tani, nuk ka drejtësi. Nëse do të kishte drejtësi, Besniku nuk do ishte në burg tani. Atë drejtësia po e bën kokë turku”- thotë i vëllai. Siguria e Prokurorisë dyshohet se u thye nga Besnik Bushi 54 vjeç, Artur Isa 49 vjeç nga Sukthi dhe Nias Lena, roja që kishte pesë ditë në punë. Dy të parët akuzohen për vjedhjen e memories elektronike të Prokurorisë dhe bastisjen e zyrës së prokurorit Afrim Shehu dhe të një oficeri të Policisë Gjyqësore. Asnjë prej tre të arrestuarve nga Policia nuk e ka pranuar pjesëmarrjen në bastisje, midis tyre edhe roja i institucionit.

Në masën e sigurisë, Prokuroria si provë të vetme nxori 13 gjurmë gishtash të gjetura në sahatin e dritave dhe në derën e prokurorit Afrim Shehu. Motivi nuk është gjetur për asnjë prej të arrestuarve, po gjurmë të një gishti unaze dhe një gishti të madh të secilit prej tyre janë gjetur. Prokuroria e Durrësit arriti të identifikonte nëpërmjet shenjave të gishtërinjve dy autorët e dyshuar të vjedhjes në institucionin e Akuzës. Sipas prokurorit të çështjes Pali Decolli, shtetasit Artur Isa dhe Besnik Bushi kishin lënë shenja në ambientet e zyrës së prokurorit të Task-Forcës, si dhe mbi kapakun plastik të serverit të kamerave të sigurisë. “Rezulton se në orën 6:30 të mëngjesit të 24 majit, janë dëmtuar kamerat e sigurisë, ka ndërhyrje në sistemin kompjuterik, është hapur dera e server të IT-së. Janë gjetur 13 gjurmë kapilare. Gjurmët e gishtërinjve i përkasin Artur Isas dhe Besnik Bushit”, bën të ditur Prokuroria. /Panorama/

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 09:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...