Perimetri i Belit – Tregues direkt për jetëgjatësinë – Sa duhet të Jetë?

Diel, 03 June 2018 09:25

Studimet e fundit mjekësore tregojnë se personat e rritur me madhësi të madhe të belit janë në rrezik shumë më të madh ndaj problemeve serioze shëndetësore.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se nivelet e tyre të përballjes me sëmundje të rënda janë tejet më të larta sesa tek personat me madhësi normale të belit.
Në fakt, një studim mjekësor që krahasoi të dhënat nga 650,000 të rritur zbuloi një rënie të madhe të jetëgjatësisë duke krahasuar perimetrin e belit tek femrat dhe meshkujt mbipeshë krahasuar tek ata në peshën e duhur.
Studimi i organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregoi me saktësi se perimetri i lartë i belit dhe mbipesha u kushtonin tri vite jetë më të shkurtër meshkujve dhe pesë vjet për gratë.
Ky efekt ishte i pavarur nga faktorë të tjerë të rrezikut, të tilla si mosha, indeksi i masës trupore (BMI), aktiviteti fizik, historia e pirjes së duhanit dhe përdorimi i alkoolit.
Sa duhet të jetë perimetri i belit?
Në mënyrë të veçantë këto të dhëna treguan se meshkujt me një perimetër të belit përtej 110 centimetra përballen me një rrezik 50 përqind më të lartë të vdekjes sesa meshkujt me një bel prej 94 centimetra.
Tek gratë, ato me një bel përtej 94 centimetër kishin një rrezik 80 përqind më të lartë të problemeve serioze sesa gratë me një bel prej 70 centimetra në perimetër.
Perimetri i madh i belit është një tregues domethënës për praninë e dhjamit të tepërt të barkut. AgroWeb.org raporton se kjo e fundit lidhet edhe me problemet e tjera që shoqërohen me mbipeshën ose obezitetin.
Këtu futen probleme serioze si diabeti i tipit 2, kolesteroli i lartë, trigliceridet e larta, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e arterieve koronare.
A e dini kufirin e belit tuaj?
Ja se si ta matni atë. AgroWeb.org ju këshillon të gjeni kockën e legenit tuaj në ijen tuaj. Vendoseni aty fillimin e metrit dhe tendoseni rreth trupit tuaj.
Tendosja e metrit duhet të jetë e plotë, por pa e shtrënguar në lëkurë. Lëshoni frymën dhe lexoni matjen.
Nëse nuk ju pëlqen numri që shikoni, mos e humbni kurajon. Shifrat maksimale duhet të jenë 94 centimetra për meshkujt dhe 70 centimetra për femrat.
Por nëse jeni fizikisht aktivë dhe ushqeheni mirë do të keni mundësi të ulni perimetrin e belit dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 09:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...