Lindi foshnjën nga përdhunimi, prindërit e 15-vjeçares japin dëshminë tronditëse

Diel, 03 June 2018 13:21

Prindërit e 15-vjeçares nga Pogradeci, Faik dhe Lume Biba, as nuk e dinë se autori i përdhunimit të vajzës së tyre është dënuar pasi nuk kanë një televizor në shtëpi.

Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër në fshatin Velçan, ndërsa pas lindjes së fëmijës si rezultat i përdhunimit, ata përpiqen t’i shmangin kontaktet me njerëzit në fshat, pasi ndihen të turpëruar. Nëna e vajzës, sapo mëson lajmin se autori i përdhunimit është dënuar, duket sikur heq një peshë nga supet, por mimika i ndryshon kur mëson dënimin e dhënë ndaj tij. Lume Biba thotë se dënimi me 4 vite e 8 muaj heqje lirie është shumë i butë për dëmin psikologjik dhe moral që i është shkaktuar vajzës së tyre, por edhe familjes.

E keni marrë vesh që autori i përdhunimit të vajzës suaj është dënuar?

Jo, nuk na ka thënë kush. Më vjen mirë që të marrë atë çfarë meriton sepse na shkatërroi jetën e vajzës. Është e tmerrshme ajo që bëri. I mori fëmijërinë një vajze të parritur, e bëri nënë që në moshën 14-vjeçare.

Gjykata ka vendosur 4 vite e 8 muaj burg për të. Çfarë mendoni?
Është shumë pak, zëre se nuk e kanë dënuar fare. Na shkatërroi jetën e vajzës dhe jetën tonë. Çnderoi familjen. I mori rininë vajzës dhe ne përballemi me turpin. Ai njeri meritonte dënimin maksimal. Më mirë ta kishin lënë të lirë sesa i dhanë një dënim të tillë. Pse, me kaq pak shlyhet ajo që bëri?!

Si vazhdon jeta juaj tani? A keni pasur presion?
mos përballemi me njerëzit. Është e tmerrshme. Të të shkatërrojnë jetën e fëmijës tënd dhe të mos kesh fuqi të bësh asgjë. Ai është përdhunues fëmijësh. Ose ta dënojnë 20 vjet, ose ta lënë të lirë fare. Nderi i familjes sonë, dëmi që i shkaktoi vajzës janë më të mëdha. Ky dënim është sa për të kaluar radhën.

Çfarë do të bëni tani?
Do pres që të dalë nga burgu dhe të ndihemi përsëri të rrezikuar. Kush më siguron që ai do dalë dhe nuk do e përsërisë të njëjtën gjë?! Që nuk do vijë të na kërcënojë, të hakmerret që ne e denoncuam dhe që thamë të vërtetën. Çfarë është kjo gjë? Përdhunoi vajzën, e la shtatzënë dhe tani na qenka penduar. Është e tmerrshme. Nuk e besoj dot. Unë jam nënë dhe ndihem e shkatërruar nga kjo gjë.

Cili është apeli juaj?
Nuk kam apel. Ai ka paguar që të marrë dënim të ulët. Unë di të them që nëse del, do ta vras me duart e mia. Tri xhenaze në rrugë do t’i nxjerr. Ai do dalë dhe do të vijë përsëri këtu. Nuk kam asnjë siguri.

Po për fëmijën a do të përkujdeseni, ndoshta në të ardhmen?
Jo. Ai më tha në gjykatë, fëmijën ta mbajë dhe ta rrisë jot bijë. Vajza ime është fëmijë për vete. Si mund të kujdeset për një fëmijë. Fëmija do vazhdojë të qëndrojë atje. Nuk kemi çfarë bëjmë. Edhe ai të kalbet në burg. Nuk e pranoj dot një dënim të tillë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...