Zbardhen shifrat, ja sa refugjatë kanë hyrë në Shqipëri në 10 ditë

Diel, 03 June 2018 20:46

Një ditë pasi Drejtori i Agjencisë Europiane të Kufijve, FRONTEX, konfirmoi faktin se Shqipëria ka hyrë në listën e shteteve nga të cilat kalojnë emigrantët e paligjshëm, Ora News zbardh numrin e refugjatëve nga vendet e lindjes që janë ndaluar në dhjetë ditët e fundit.

106 refugjatë janë kapur nga policia shqiptare nga data 22 maj deri në datën 2 qershor. Sipas kësaj statistike të dhënë nga vetë policia, çdo 24 orë në vendin tonë ndalohen mesatarisht 10 refugjatë të huaj. Numri më i madh i personave të kapur brenda territorit shqiptar i përket shtetasve nga Siria, ndërsa janë regjistruar edhe raste të ndalimit të shtetasve nga Jemeni, Iraku, Algjeria, Libia dhe Pakistani.

Pjesa më e madhe e këtyre refugjatëve të ndaluar janë kapur në zonën e Shkodrës teksa tentojnë të kalojnë kufirin drejt Malit të Zi me destinacion vendet e BE duke kaluar tranzit nga Shqipëria. Megjithatë një numër më i vogël i refugjatëve nga vendet e lindjes, pasi kanë hyrë në Shqipëri, janë paraqitur në zyrat e kufirit dhe migracionit në Tiranë dhe kanë kërkuar azil. Në të gjitha rastet, policia bën me dije se personat e ndaluar janë dorëzuar në qendrën e azilkërkuesve dhe strehimit të refugjatëve në Babrru por numri i lartë i të huajve që dërgohen aty çdo ditë duket se e ka vënë në vështirësi edhe këtë institucion.

Për shkak të numrit të madh të refugjatëve që po kalojnë tranzit nga Shqipëria drejt vendeve të BE, kreu i Frontex Fabrice Leggeri tha se do të vendosen 45 oficerë europianë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndërkohë edhe policia shqiptare njofton se ka vendosur masa shtesë kundër refugjatëve në kufi me Greqinë duke rritur numrin e efektivave dhe patrullimeve kryesisht në zonën e Devollit.

Sipas komunikatave të policisë së shtetit, në të gjitha rastet e konstatuara, refugjatët kanë hyrë në vendin tonë në rrugë ilegale nga kufiri i gjelbër pranë Kakavijës dhe më pas kanë tentuar të kalojnë tranzit. Pak ditë më parë, kryeministri shqiptar Edi Rama është shprehur se në Shqipëri, përgjatë muajve të parë të këtij viti, janë ndaluar rreth 2000 emigrantë, ndërsa në Malin e Zi ishin 1200 të tillë. Autoritetet malazeze kanë deklaruar së fundi se pas fluksit të refugjatë po shqyrtojnë planin për ndërtimin e një gardhi në kufi me Shqipërinë.

Refugjatët në 10 ditë

2 qershor 2018

12 libianë, marokenë e algjerianë në Tiranë

1 qershor 2018

1 shtetas nga Iraku, 2 nga Siria, në Tiranë

31 maj 2018

14 sirianë, 1 nga Jemeni në Kapshticë e Shkodër

30 maj 2018

16 sirianë kapen në Tiranë, hynë nga Kakavija

3 sirianë në malin e Taraboshit, nga Kakavija

27 maj 2018

4 pakistanezë, 2 sirianë, hynë nga Kakavija

26 maj 2018

23 pakistanezë, hynë nga Kakavija

24 maj 2018

19 jemenas, sirianë, algjerianë e libianë

22 maj 2018

3 irakenë, 6 pakistanezë në Tiranë

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 21:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...