Një 47-vjeçar është vënë në pranga të policisë në qytetin e Gramshit pasi goditi me mjete të forta kunatën e tij.
Sipas policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetasi Guri Buzani, 47 vjeç , banues në fshatin “Bërsnik” , Njësia Administrative Kodovjat, Gramsh.
Shtetasi i lartëpërmendur në fshatin “Bërsnik” , për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta kunatën e tij (motrën e gruas), shtetasen H.L.,51 vjeçe, banuese në fshatin Bërsnik.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në Familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.