Një aksident është shënuar para pak minutash në Elbasan.
Një autobus pasagjerësh është përmbysur në aksin Labinot Fushë-Guri i Zi . Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka viktima, por vetëm disa persona të plagosur. Dy autoambulanca janë nisur drejt vëndit të ngjarjes për të dhënë ndihmën e parë. Nuk dihet shkaku i aksidentit.
																					
								
 
 
						
																									
																									





