×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Programi i BE, SIGMA vlerëson profesionalizmin e KLSH nën drejtimin e Bujar Leskajt  

Hënë, 04 June 2018 20:24

Aktiviteti i KLSH dhe SIGMA-s “Zhvillimi i Marrëdhënieve efektive të punës ndërmjet KLSH dhe Parlamentit”/ Dr Bujar Leskaj: Bashkëpunimi me Kuvendin është bazuar mbi bazën e katër shtyllave kryesore

Në datën 4 qershor 2018, në Tiranë, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SIGMA–një nismë e OSCE, e financuar kryesisht nga Bashkimi Evropian, organizuan takimin sensibilizues “Zhvillimi i Marrëdhënieve Efektive të punës ndërmjet KLSH dhe Parlamentit”, si dhe prezantimin për palët e interesit të Strategjisë për Zhvillim të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 2018 -2022. Qëllimi i takimit ishte ndërgjegjësimi i palëve të interesit mbi rolin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve efektive me Kuvendin, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, me qëllim rritjen e impaktit të punës audituese dhe mbështetjen e misionit të KLSH-së, si institucion “watchdog” në shërbim të qytetarit shqiptar dhe  Kuvendit, për të përmbushur në vijimësi rolin e vet kushtetues dhe për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie në përdorimin e fondeve publike. I organizuar mbi bazën e Dokumentit të SIGMA-s Nr. 54 “Zhvillimi i Marrëdhënieve efektive të punës ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve”, ky takim prezantoi eksperiencat e mira evropiane në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes institucioneve të larta të auditimit dhe parlamenteve, për t’i ndihmuar parlamentet në mbajtjen e qeverive përgjegjëse për shpenzimin me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë të parasë publike dhe për t’i ndihmuar institucionet e larta të auditimit të kenë më shumë ndikim në jetën e qytetarit, me punën e tyre audituese. Takimi mblodhi së bashku  rreth 60 përfaqësues të institucioneve të pavarura, të organizatave të shoqërisë civile, profesoratit dhe gazetarë, për të diskutuar mbi një nga elementët kyç në forcimin e llogaridhënies, marrëdhëniet SAI–Parlament. Në takim morën pjesë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruci, Sekretari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Akademik Anastas Angjeli, deputeti Florion Mima, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, z. Engjëll Agaçi, Këshilltari i Lartë i SIGMA, z.Alastair Sëarbrick, përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Tiranë, z.Stephen Stork, etj. Zoti Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, vlerësoi në fjalën e tij faktin që Kuvendi dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë bashkëpunuar si partnerë. Komisionet parlamentare dhe deputetët i kanë shfrytëzuar dhe janë mbështetur në indiciet nga auditimet e KLSH në ushtrimin e detyrave të tyre funksionale për kontrollin parlamentar, si edhe në angazhimin për të qenë konkret e aktiv në luftën kundër korrupsionit, abuzimeve dhe defekteve të tjera të qeverisjes. Kuvendi po punon paralelisht për fuqizimin e rolit të tij ligjbërës e kontrollues theksoi - z. Ruçi-  dhe për të dyja funksionet, një shërbim të madh praktik japin edhe rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Fuqizimi i të dy funksioneve të Kuvendit do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e punës së ekzekutivit, nëpërmjet llogaridhënies e transparencës, si dy parime themelore të mirë-qeverisjes. Kjo do të garantojë që fondet publike të shkojnë në përfitim të publikut e qytetarit, duke garantuar shërbime publike efektive, cilësore dhe të përballueshme për të gjithë. Në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe rekomandimeve të Progres-raportit të Komisionit Europian, në vitin 2017 Kuvendi, me një vendim të veçantë, krijoi mekanizmin ndërinstitucional Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura, si një instrument  efikas për monitorimin sistematik të ndjekjes e zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura ndaj ekzekutivit. Praktikat e deritanishme të drejtuara kryesisht në dy raportimet vjetore të KLSH-vijoi z.Ruçi- do të plotësohen nga instrumente të tjerë të kontrollit parlamentar, të tilla si dëgjesat, seancat e pyetjeve në komisionin përgjegjës të ekonomisë e financave dhe komisione të tjera, si edhe ngritja e komisioneve të posaçme hetimore. Pra, rekomandimet e Kontrollit të Shtetit do të kalojnë përmes një procesi diskutimesh e debatesh midis Kuvendit, ju si institucion rekomandues dhe institucioneve të tjera e grupeve të interesit. Kjo do të mbështetet dhe për nismat ligjvënëse të propozuara nga KLSH, të cilat do të finalizohen nëpërmjet një konsultimi të gjerë publik.  Kjo do të mundësojë që gjetjet e auditimeve dhe rekomandimet e auditimit të kalojnë nëpërmjet një procesi të gjerë shqyrtimi, sensibilizimi e llogaridhënieje. Në këtë mënyrë, rekomandimet apo propozimet për penalizime ndaj shkeljeve e shkelësve të ligjit nuk do ta kenë të lehtë të fshihen apo zvarriten pas teknikaliteteve e justifikimeve të burokratëve përgjegjës.

Në fund të fjalës së tij, zoti Ruçi theksoi : “Kuvendi po mbështetet gjithnjë e më shumë në indiciet dhe gjetjet e institucionit suprem te auditimit ne vend. Rezoluta e Kuvendit e tetorit 2016 për Kontrollin e Larte të Shtetit ka rritur pritshmëritë e Kuvendit qe auditimet tuaja të dalin më analitike dhe cilësore. Ju jeni gardiane te ligjshmërisë, ndershmërisë dhe efiçiencës se aktivitetit qeveritar. Do të marr masa qe brenda këtij sesioni legjislativ te mundësojmë krijimin e nënkomisionit te posaçëm për shqyrtimin e raporteve te auditimit te KLSH-së”. Më pas e mori fjalën, Kryetari i KLSH-së, z.Leskaj, i cili theksoi se si auditues të jashtëm publikë, jemi të bindur se ekziston një marrëdhënie simbiotike (e domosdoshme, jetike) mes Parlamentit dhe institucionit më të lartë të auditimit të jashtëm publik(SAI-t). Parlamenti dhe SAI kanë role reciprokisht mbështetëse për të siguruar një qeverisje efektive. Marrëdhëniet mes Parlamenteve dhe SAI-ve janë forcuar dhe rritur gjatë dy-tre dekadave të fundit gati në të gjitha vendet e botës, përfshi dhe Shqipërinë, sidomos pas shpërthimit të krizës së përbotshme financiare dhe ekonomike të vitit 2008, kur roli i SAI-ve në shëndoshjen e financave publike u rrit ndjeshëm. Marrëdhëniet e Kontrollit të Lartë të Shtetit me Kuvendin e Shqipërisë, e sidomos me Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë, reflektojnë kërkesat e standardeve ndërkombëtare të INTOSAI-t për më shumë përgjegjësi në sistemin e llogaridhënies për përdorimin e fondeve publike, në veçanti të Deklaratës së Limës, e quajtur ndryshe “Magna Carta”, Kushtetuta e Institucioneve Supreme të Auditimit, ISSAI 1, Neni 8 “Marrëdhënia me Parlamentin”, i cili thekson se: “Institucioni Suprem i Auditimit duhet të fuqizohet dhe të mandatohet nga Kushtetuta për t’i raportuar gjetjet e tij në mënyrë të pavarur dhe çdo vit Parlamentit”. Në filozofinë tonë të punës si institucion “watchdog” i qytetarit dhe Kuvendit, zgjodhëm qasjen e promovimit të trekëndëshit të llogaridhënies “Parlamenti(qytetarët)” - KLSH - Qeveri”, në dobi të forcimit të llogaridhënies dhe transparencës së qeverisjes. Për këtë, synuam dhe kërkuam komunikim më të shpeshtë me Parlamentin, duke respektuar rregullin bazë që si institucion suprem i auditimit, si SAI, ne nuk bëjmë politika, por auditojmë zbatimin e tyre. Si KLSH, jemi përpjekur të konturojmë raportin me Kuvendin, në shinat e forcimit të llogaridhënies dhe transparencës. Në këtë konturim, na kanë ndihmuar gjetjet, përsiatjet me eksperiencat e SAI-ve të zhvilluara evropiane dhe konkluzionet e Raporteve të SIGMA-s nr. 33 dhe Nr. 54, sidomos të këtij të fundit. Zoti Leskaj cilësoi kontributin e rëndësishëm që ka dhënë Programi SIGMA i Bashkimit Evropian dhe i OECD-së (Mbështetja për Përmirësim në Qeverisje dhe Menaxhim) prej tashmë 26 vitesh në përmirësimin e qeverisjes publike në vendet kandidate dhe potenciale kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në vitin 2016, Kuvendi miratoi Rezolutën e datës 20 tetor 2016, “Mbi perfomancën e Kontrollit të Lartë i Shtetit të vitit 2015“, ku theksohet që “Kuvendi i Shqipërisë, në funksion të detyrimeve të tij kushtetuese, por dhe në zbatim të rekomandimeve të Progres Raportit 2015 te Komisionit Evropian për ngritjen e një mekanizmi më efiçient nga Kuvendi për zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së, shpreh angazhimin e tij maksimal në këtë drejtim, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dhe ushtrimin e kontrollit parlamentar për zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së, sa më poshtë: Të bashkëpunojë me KLSH-në dhe Qeverinë, që të rritet shkalla e ndërveprimit gjithëpërfshirës me të gjitha institucionet e administratës publike për zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së; të shikojë mundësinë e krijimit të Nënkomisionit Parlamentar brenda Komisionit për Ekonominë dhe Financat për të monitoruar në mënyrë sistematike aktivitetin e KLSH-së dhe zbatimin e rekomandimeve”. Menjëherë kemi dhënë dakordësinë tonë për krijimin e nënkomisionit të dedikuar parlamentar. Për të gjitha detyrat e lëna nga rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë, ato të viteve 2012, 2014 dhe 2016, si SAI kemi hartuar plane konkrete pune për zbatimin e tyre. Zoti Leskaj propozoi nënshkrimin e një marrëveshje kuadër bashkëpunimi mes KLSH-së dhe Kuvendit të Shqipërisë, për të cilën z.Ruci shprehu dakortësinë që ajo të nënshkruhet brenda këtij viti. Zoti Leskaj përfundoi , “...Na pret përpara një sfidë e madhe. Me Vendimin e Kryetarit Nr. 56, datë 30 prill 2018, KLSH miratoi Kodin e Etikës së Kryetarit, i cili njeh dhe pranon pa asnjë kushtëzim Kodin e Etikës së Deputetit të Kuvendit. Ky standard hap rrugën, në kushtet e mungesës totale të konfliktit të interesit për 6 muajt e ardhshëm në përfundim të mandatit të kryetarit aktual, për një marrëveshje të gjerë kuadër KLSH-Kuvend, të cilën me këtë rast ia propozoj Kryetarit të Kuvendit. Në Strategjinë e Zhvillimit të KLSH 2018-2022, Pika 4 “Partnerët strategjikë”, theksohet se “Cilësia dhe besueshmëria e raporteve të auditimeve të KLSH po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e parlamentarëve, duke rritur mundësinë e funksionimit të mekanizmave të “Trekëndëshit të Llogaridhënies” (SAI-Parlament-Qeveri), pasi gjetjet dhe rekomandimet e auditimit orientohen pikërisht drejt identifikimit dhe zgjidhjes së problematikave të qeverisjes publike, duke kontribuar për mirëqeverisjen”. Aktivitetin e përshëndeti edhe z. Stephen Stork, përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Tiranë, i cili vlerësoi rolin e KLSH-së si gardian i parasë publike dhe gjithashtu duke u nisur nga Progres Raporti i fundit i KE për Shqipërinë veçoi progresin e bërë nga KLSH, veçanërisht në përmirësimin e cilësisë së raporteve të auditimit dhe të rritjes së transparencës së veprimtarisë audituese. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, akademik Anastas Angjeli, në cilësinë e Sekretarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, vlerësoi punën e viteve të fundit të KLSH-së, veçanërisht rritjen e nivelit profesional të audituesve dhe trajnimet e zhvilluara. Alastair Sëarbrick, Këshilltar i Lartë për Politikat në SIGMA, vijoi duke theksuar se element kyç për të siguruar llogaridhënien dhe transparencën është rritja e angazhimit më të madh të palëve të interesuara, veçanërisht me parlamentet. Në këtë koncept,  SIGMA analizoi marrëdhëniet e SAI-ve me parlamentet në BE dhe në vendet e zgjerimit dhe prezantoi  Dokumentin Nr. 54 të SIGMA-s. Qëllimi i këtij Dokumenti është ofrimi i udhëzimeve për forcimin e marrëdhënieve të punës mes SAI-ve dhe Parlamenteve, identifikimi i faktorëve kyçë që mbështesin marrëdhëniet efektive, identifikimi i shembujve të praktikave të mira, etj. Zoti Sëarbrick falënderoi në mënyrë të veçantë Kryetarin e KLSH, z. Bujar Leskaj për arritjet e institucionit gjatë këtyre viteve të fundit, në drejtim të rritjes së cilësisë së punës në auditim, transparencës dhe hapjes së institucionit. Zoti Sëarbrick falënderoi z.Leskaj, gjithashtu për bashkëpunimin në realizimin e këtij takimi dhe frymën e krijuar, duke bërë së bashku përfaqësues nga të gjitha palët e interesit si nga Kuvendi  ashtu dhe nga shoqëria civile, media, etj. Çështja e dytë e aktivitetit u fokusua në prezantimin e Strategjisë së KLSH për pesë vitet e ardhshme 2018–2022. Zoti Joop Vrolijk, ekspert nga SIGMA, ofroi një pamje të përgjithshme të vlerësimit dhe opinionit që SIGMA ka dhënë lidhur me këtë strategji zhvillimi. Si një nga arritjet më të mëdha të KLSH z. Vrolijk theksoi se si politika e ndjekur nga Kryetari z. Leskaj ka ndikuar në “profesionalizimin e institicionit”.  Në mënyrë të veçantë, z. Vrolijk theksoi progresin e bërë nga institucioni duke nënvizuar “gjashtë vite më parë Kryetari i KLSH kërkoi asistencën e SIGMA-s për të hartuar Planin e Zhvillimit të KLSH 2013 – 2017, ndërsa strategjinë e re të KLSH-së 2018-2022, institucioni e ka përgatitur vetë dhe SIGMA ka dhënë opinion mbi Strategjinë e Zhvillimit. Pra, ky është rasti kur mbështetja e ekspertizës teknike nga jashtë tregon se krahas zhvillimit janë rritur dhe aftësuar kapacitetet njerëzore të institucionit : “... Gjatë kësaj kohe KLSH ka ndryshuar nga një institucion që shikon vetëm nga brenda me një qasje tradicionale të auditimit të përputhshmërisë në një institucion largpamës me lloje të reja të auditimit, auditimin e performancës dhe auditimin financiar, në pajtueshmëri me ISSAI-t”. Në këtë aktivitet krahas audituesve të KLSH-së morën pjesë përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Tiranë, USAID-t, përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë civile dhe të profesionistëve të fushës dhe gazetarë, nga të cilët mund të përmendim: Zj.Darcie Nielsen (drejtore e projektit të USAID-t) zj.Sybille Schmidt (delegacioni i BE-së ne Tiranë) Prof. Dr. Jorgji Bollano, Prof. Dr. Sazan Guri, z. Sotiraq Hroni, z.Engjëll Musai, z.Artur Çani, z.Sami Neza, z.Fatos Hodo, zj.Ornela Liperi, etj. Gjatë zhvillimit të aktivitetit pati shumë debate, diskutime dhe pyetje nga të pranishmit.

 

 

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 22:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...