FMN sugjeron auditimin të huaj për kreditë e këqija të bankave tregtare

Tuesday, 05 June 2018 08:15

Portofolet e kredisë me rrezik të lartë në bankat tregtare në Shqipëri duhet të monitorohen nga një autoritet mbikëqyrjes i huaj. Kështu i ka sugjeruar Bankës së Shqipërisë stafi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi një autoritet i jashtëm mbikëqyrës do të japë një vlerësim me korrekt për të identifikuar boshllëqet e mundshme në praktikat e menaxhimit të rrezikut, duke u fokusuar në ekspozimet e mëdha.
Fondi vlerësoi se përmirësimi i mbikëqyrjes ndaj bankave, i përafruar me standardet e BE-së, do të siguronte BSH-së me shumë mjete për të menaxhuar më mirë rreziqet sistemike të bankave dhe për të forcuar bilancet e tyre. Bankat vendase pritet të përafrohen me kuadrin IFRS9 deri në fund të vitit 2018, por Fondi kërkon që të forcohet më tej monitorimi i rreziqeve sistemike për të mbajtur nën kontroll rrezikun e huamarrësve të mëdhenj.
Sistemi bankar është i qëndrueshëm, megjithëse sfidat strukturore dhe çështjet e trashëgimisë së krizës vazhdojnë të peshojnë në bilancet e tyre. Shqipëri këtë vit është vendi më barrën më të lartë të kredive me probleme në Rajon, duke lënë pas edhe Serbinë që deri vjet kryesonte renditjen për NPL-të e larta.
Por baza e financimit të bankave mbetet e qëndrueshme, pasi raporti i kredisë ndaj depozitave ishte rreth 52 për qind. Fondi ka vënë në dukje se depozitat vazhduan të rriteshin në mënyrë të moderuar, veçanërisht në valutë të huaj më 2017. Kredia për sektorin privat ishte e dobët për shkak edhe të kërkesës së ulët nga ana e bizneseve. Për pasojë bankat vazhdojnë të investojnë në borxhin e qeverisë si dhe duke kredituar biznese jashtë vendit.
Stafi i FMN vë në dukje se adresimi i NPL-ve është vendimtar për rigjallërimin e huadhënies bankare. Stafi theksoi nevojën për të përshpejtuar reformat, përfshirë masat që lidhen me ekzekutimin e kolateralit, të tilla si tarifat e suksesit për përmbaruesit dhe rregullimi i marrëveshjet e ristrukturimit jashtë gjykatave.
Ndërsa kredia për sektorin privat pritet të rimëkëmbet në 2018, Fondi sugjeron se,  autoritetet duhet të jenë të vëmendshme dhe të monitorojnë nga afër rreziqet potenciale që lidhen me  ekspozimet e mëdha të korporatave dhe në sektorin e ndërtimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...