Plasaritja e thembrave – Si t’i trajtoni me tre mënyra natyrale

Tuesday, 05 June 2018 09:00

Plasaritja e thembrave është një problem shumë i përhapur që prek mosha të ndryshme.

Për shumë persona mbetet vetëm një shqetësim ekstetik, ndërsa për të tjerë kthehet në një problem të dhimbshëm.
Përveç lëkurës së thatë dhe të trashur, plasaritja e thembrave shoqerohet dhe me skuqje, kruarje, inflamacion dhe shkëputje të lëkurës.
Marrja e masave që në fillim, mund të parandalojë që këto plasaritje të bëhen akoma dhe më serioze, duke shkaktuar gjakosje dhe dhimbje sa herë që ecën.
Disa nga shkaqet e këtij problem janë: ajri i thatë, mungesa e një kujdesi ndaj këmbëve, një dietë jo e shëndetshme, mosha, qëndrimi për afate të gjata në këmbë dhe ecja me këpucët e gabuara.
AgroWeb.org ju liston më poshtë disa mënyra krejt të lehta për t’i bërë dhe në shtëpinë tuaj.
Vaji i ulliritVaji i ullirit është një nga hidratuesit më të mirë të lëkurës.
Ai është përbërësi kryesor i shumë produkteve të kozmetikës.
Prandaj dhe nuk është e çuditshme që të jetë në këtë listë.
Për një rezultat sa më të mirë, AgroWeb.org ju sugjeron që ta përdorni këtë metodë para se të flini që t’i lejoni vejit kohë mjaftueshëm që të përthithet nga lëkura.
Si fillim zhysni këmbët në ujë me pak sapun dhe lejoni që lëkura të zbutet.Më pas me ndihmën e një lime për thembrat, filloni dhe i fërkoni me kujdes.Shpëlajini këmbët me ujë të rrjedhshëm dhe thaijini mirë.Aplikoni me duar vajin e ullirit në të gjithë lëkurën e këmbës suaj. Mundohuni t’i masazhoni që të ndihmoni në qarkullimin e gjakut.Vishni një palë çorape të pastra dhe mbajini gjatë gjithë natës kur të flini.Në mëngjes do të shikoni që lëkura juaj do të jetë zbuturLimonatPërbërja acide e limonit mund të jetë shumë efektive në zbutjen e lëkurës së dëmtuar që çon në plasaritjen e thembrave.
Mbani këmbët në një enë me ujë të vakët ku keni shtuar lëngun e 3 limonave rreth 10-15 minuta.Fërkoni lehtë thembrat tuaja me një limë për këmbët.Shpëlajini me ujë të bollshëm dhe më pas thajini ujin e tepërt.ParafinaNëse problem i thembrave tuaja është serioz, dhe ndjeni dhimbje kur ecni, parafina është zgjidhja e duhur.
Trajtimi me parafinë lehtëson dhimbjen dhe gjithashtu e zbut lëkurën e këmbëve duke e rigjeneruar.
Shkrini një pako me parafinë duke i shtuar dy lugë gjelle me vaj kokosi.Kur të jetë ftohur mjaftueshëm. Zhysni këmbët në këtë përbërje, dhe mbajini për 5-10 sekonda, dhe përsëriteni këtë proces derisa të jenë formuar disa shtresa me parafinë në këmbët tuaja.Mbuloini këmbët tuaja me plastikën e kuzhinës dhe mbajini ashtu për reth 30 minuta.Më pas hiqeni me kujdes parafinën nga lëkura juaj.AgroWeb.org ju sugjeron që ta përsërisni këtë trajtim 1-2 herë në javë.
Këshillë: Nëse vuani nga diabeti apo keni vena varikoze, nuk duhet ta përdorni këtë trajtim./AgroWeb.org

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...