Në fundjavë, 10 mijë kosovarë në rrugën e Kombit për pushime, edhe pak ditë gratis

Tuesday, 05 June 2018 10:05

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë që Qeveria të bëjë publike vlerën e tarifës së rrugës së Kombit, kjo vetëm për banorët e Kukësit, shqiptarët e Kosovës duket se po e shfrytëzojnë maksimalisht faktin, se kalimi në këtë rrugë ende është “Gratis”.

Që në nisje të sezonit të ri turistik, fundjava që sapo lamë pas ka shënuar edhe numrin më të lartë të hyrjes së shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri, të cilët kanë pasur destinacion qytetet bregdetare si Shëngjini, Velipoja, Durrësi, Vlora, Saranda etj.
Siç bëjnë të ditur burime pranë Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës, në datat 2 dhe 3 qershor, që përkojnë me të shtunën dhe të dielën, në Pikën e kalimit Kufitar të Morinit në Kukës kanë hyrë mbi 10 mijë shtetas.
Kjo ka bërë që fluksi të jetë shumë i lartë, në krahasim me ditët e tjera, duke detyruar policinë kufitare që të shtojë kapacitetet përpunuese të dokumentacionit apo kontrollit të automjeteve.
Zëdhënësja e Policisë Vendore të Kukësit, Diana Deda, thotë për Ekonomix.al, se është punuar me sportele shtesë, për të mos krijuar radhë në Pikën e kalimit Kufitar, si dhe për të përshpejtuar përpunimin e dokumentacioneve të personave që hyjnë apo dalin në Shqipëri.
“E shtuna dhe e diela kanë shënuar një numër të lartë hyrjesh të shqiptarëve të Kosovës. Mund t’iu them, se në fundjavë kanë hyrë 10 mijë persona në Shqipëri dhe fluksi më i lartë është shënuar në orët e para të mëngjesit. Destinacioni i tyre ka qenë bregdeti shqiptar’ thotë Deda.
Ajo thekson, se bazuar në eksperiencën e viteve të shkuara, fluksi do të vijë duke u rritur.
“Ne presim që fluksi i kalimeve të vijë duke u rritur, pasi shqiptarët e Kosovës çdo vit e më shumë e preferojnë bregdetin shqiptar. Ne kemi hartuar dhe një plan masash për të evituar krijimin e radhëve që mund të krijohen. Do punojmë me sportele shtesë, staf të trefishuar dhe përpunim dokumentacioni në kohë më të shpejtë.” thotë Deda.
Por, çfarë thonë shqiptarët e Kosovës për tarifimin e rrugës së Kombit?
Shqiptarët e Kosovës janë të bindur që tarifimi në rrugën e Kombit është një vendim që nuk është na favor të tyre. Ata thonë, se një pjesë e konsiderushme e tyre vijnë në Shqipëri dhe bëjnë turizëm ditor, çka do i përballë ata me një pagesë shumë të lartë në traun e vendosur.

“Unë vij nga Gjilani dhe po shkoj në Durrës. Nuk kam mundësi që të qëndroj gjatë në plazh, por vij dhe bëj plazh ditor sidomos në fundjavë. Nëse do më duhet të paguaj 10 euro vajtje-ardhje, sinqerisht kjo është e tepërt. Sikur të kishte qenë pak më e ulët vlera e tarifës, do të ishte më mirë” thotë ky udhëtar që këtë fundjavë kishte vendosur ta kalonte në Durrës.

Ndërsa një drejtues autobusi, thotë se ai punon në një kompani transporti udhëtarësh dhe se destinacioni i përhershëm i tij është Shëngjini. Për të, tarifa e rrugës së Kombit të cilën shumë shpejt do të paguajë, do të ndikojë në uljen e numrit të udhëtarëve që do i çojë drejt këtij destinacioni.

“Ne tarifën do e paguajmë, se jemi të detyruar, por kjo është e padrejtë. Ne çdo vit kemi sjellë mijëra turistë në Shqipëri, për të kaluar ditët e verës, sidomos në fundjavë. Por, të paguash kaq shumë, mendoj se do të ndikojë në uljen e numrit të udhëtarëve, pasi ne lekët e taksës do i’ua marrim atyre, duke shtuar çmimin e biletës” thotë ai.

10 mijë shqiptarët e Kosovës që hynë në Shipëri këtë fundjavë, për të qëndruar në rajonet bregdetare të vendit, kaluan në rrugën e Kombit pa pagesë. Por shumë shpejt, ata do të paguajnë nga 5 deri në 20 euro, në varësi të automjetit me të cilin do të udhëtojnë.
Vetëm këtë fundjavë, u numëruan rreth 5 mijë automjete të regjistruara që kaluan rrugën e Kombit vetëm nga Kosova, çka do të sillte një përfitim tek koncensionari, përmes tarifimit.
Por, tarifimi ende nuk ka nisur duke bërë që kalimi në këtë rrugë të jetë falas për të gjithë përshkuesit e saj.
Megjithatë, Qeveria pritet të bëjë publike tarifën që ka përcaktuar për banorët e Kukësit, tarifë që u pezullua për shkak të protestës së organizuar nga banorët e Kukësit, protestë që detyroi qeverinë të pezullonte tarifimin.
Ata kanë deklaruar, se nëse Qeveria vendos vendosjen e tarifës për ta, reagimi do të jetë i njëjtë si 31 marsin e shkuar, ku ata u ngritën në protestë të dhunshme, duke shkatërruar vendpagesat e tarifës.
Koncensionari tashmë është drejt përfundimit të punimeve për rivendosjen e traut, ndërsa qeveria ende nuk ka bërë të ditur vendimin e saj për banorët e Kukësit, por pritet që këta të fundit të paguajnë 100 lekë për kalim në këtë rrugë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...