Fotogaleria/ 5 ditë në Atdhe, me nxënësit e shkollës shqipe në Bavari

Tuesday, 05 June 2018 11:16

Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari (KMPGJSH-ja), në bashkëpunim me ministrinë e Diasporës, kryesisht me z. Ymer Avdiun, i cili dhe ishte i angazhuar të merrej me grupin e nxënësve të ardhur nga shkolla shqipe me mësim plotësues nga Bavaria. Ky organizim i ekskursionit 5 ditor, shëtitje nëpër Kosovë e Shqipëri, ishte kryesisht me nxënësit e klasave të Munihut, Fürstenfeldbrückut dhe të Dingolfingut, nën përkujdesën e KMPGJSH-së dhe të Ministrisë së Diasporës, po ashtu edhe me përkrahjen e Këshillave të Prindërve dhe të mësimdhënësve.

Ndjenja e fëmijëve ishte entuziazmuese, që nga nisja dhe hipja në autobus, nga fakti se merrnin një rrugë të përbashkët, ku përmes buzëqeshjes dhe këngës, që dhe shpesh kumbiste autobusi, gjatë një rruge të gjatë Munih-Prishtinë, nxënësit fillimisht zbritën në qytetin e Dardanisë së lashtë, në Prishtinë, për t’i joshur dhe vizituar bukurit madhështore të atdheut.

Gjatë kësaj shëtitje, nxënësit mërgimtar vizituan: Monumente historike e kulturore të atdheut- Shqipërisë Etnike, institucionet shtetërorë. Ndër to vizituan Prizrenin historik; Vlorën e Pavarësisë, Prekazin Legjendar të Adem Jasharit; Krujën e Gjergj Kastrioti, Skënderbeu e tjera. Po ashtu vizituan edhe bukurit e rralla si: Shpellën e famshme te Gadimes, Muzeumin Etnografik ne Prishtine, Ekspozitën e Kodikeve në Tirane etj.

Nxënësit e shkollës shqipe në Bavari vizituan Kazermat e FSK-së “Adem Jashari” për ta parë për së afërmi, ushtrinë më të re në botë, ushtri që kishte sjellë lirinë me sakrificat e saj heroike, ushtri që rrjedh nga UÇK-ja, ushtri që na e solli lirën e atdheut.

Të nesërmen nxënësit do të merrnin rrugë për në Shqipëri, për t’i vizituar bukurit e saj: Vlorën e Ismail Qemailit; Tiranën; Krujen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe shkollën "Misto Mame" në Tiranë etj.

Në emër të KMPGJSH-së, kryetari Mustafë Krasniqi përshëndeti angazhimin dhe përkujdesin e madh të Ministrisë së Diasporës, në theks të veçantë z. Ymer Avdiun i cili ishte gjithmonë në përcjellje dhe kishte organizuar takime të veçanta për nxënësit e mërgatës, konkretisht për nxënësit e shkollës shqipe në Bavari. Një falënderim edhe për drejtoreshën, znj. Sofie Bunjakun; drejtoreshës se shkollës "Misto Mame", znj. Ariana Maci Vorpsi; drejtorin e shkollës së Bujqësisë dhe Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë dhe për të gjithë ata që e ndihmuan dhe organizuan pritje për nxënësit e shkollës shqipe në Bavari. Krasniqi përshëndeti dhe i falënderoj Këshillat e Prindërve dhe përfaqësuesit e tyre që iu bashkuan këtij organizimi dhe ndihmuan organizatorët që të shkoi si është më së miri.

Krasniqi potencoi se mërit për këtë ekskursion kanë Këshillat e prindërve, përgjegjësit e këtij ekskursioni në përgjegjësi të Donika Zonja, e cila ishte përcaktuar përgjegjëse nga KMPGJSH-ja, si dhe mësuesen Bislime Morina.

Ekskursion kaloi në atmosferën e kënaqësisë si dhe ka arrit që tek nxënësit mërgimtar të shkollës shqipe me mësim plotësues në Bavari të lë përshtypje të bukura dhe mbresa të shkëlqyera.

Ekskursioni  ishte nën përkujdesjen dhe i financuar nga Ministria e Diasporës Republikës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me KMPGJSH-së në Bavari (F. Krasniqi).

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 11:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...