Plazhet e Vlorës të ndotura nga ujërat e zeza dhe plehrat

Tuesday, 05 June 2018 16:07

Kjo është pamja e plazhit të vjetër në Vlorë.

Të jep idenë e një shkretëtire pavarësisht se sezoni ka nisur dhe arsyeja duket qartë, ndotja. Është një nga plazhet që rezulton me ndotjen më të madhe. Konfirmohet se po punohet që ky plazh të kthehet në parametrat e duhur gjatë sezonit turistik. Gjithsesi situata mbetet mjaft shqetësuese.

Kanalet e ujërave të zeza fillimisht ndotin ambientin ku duhet të pushojnë turistët dhe më pas ujin.

Mbetje dhe mbeturina janë të hedhura kudo, disa prej tyre duket që janë aty prej kohësh, mbase muajsh e vitesh që tregon qartë edhe harresën nga institucionet. Tjetër pamje të ofron plazhi i akademisë. Në dukje është i sistemuar, por problematika e ujërave të zeza nuk ka marrë ende zgjidhje. Në plazhin e Akademisë së Marinës ku edhe ndodhemi aktualisht, situata vijon të mbetet e pandryshuar teksa derdhja vijon dhe duket mjaft e qartë.

Pellgjet me ujëra të ndotur janë një kontrast i madh me ndriçimin e shëtitores së rregulluar. Numri i pushuesve në këtë zonë është tregues i qartë i pasojave të një ambienti të ndotur./Tv Klan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...