Doni të shkoni në Kanada? Ja si mund të merrni vizën

Tuesday, 05 June 2018 17:57

Duke filluar nga 31 korriku 2018, nëse aplikoni për vizë turistike, studimi ose leje pune apo qëndrim të përhershëm në Kanada, ju duhet me patjetër të jepni shenjat tuaja të gishtave dhe fotot tuaja(biometrike). Ky zgjerim i programit biometrik do të prekë të gjithë shtetasit e huaj nga Europa, Lindja e Mesme apo Afrika.

“Po. Ne ju kërkojmë që të jepni shenjat e gishtave dhe biometrinë tuaj në mënyrë që të sigurohemi që askush tjetër të mos e përdorë identitetin tuaj për të aplikuar. Kjo ndihmon zyrtarët e vizave për të verifikuar identitetin tuaj”, thuhet në një njoftim të faqes zyrtare të qeverisë kanadeze.

“Shtetasit e huaj midis moshave 14 dhe 79 vjeç janë të nxitur që të japin të dhënat e tyre biometrike në qendrën më të afërt të aplikimit për viza kanadeze”.

Këto të dhëna jepen vetëm kur ju aplikoni për herë të parë për vizë në Kanada. Dhe janë të vlefshme për 10 vjet.

“Pas kalimit të këtij afati ju duhet ti rijepni sërish këto të dhëna”, sqarohet në faqe.

Aplikimi për vizitë do të kushtojë 85 dollarë kanadezë për aplikime personale ndërsa për familje të cilat aplikojnë së bashku do të paguhet një shumë maksimale deri në 170 dollarë. Ndërsa për grupet e artistëve me 3 apo më shumë interpretues që aplikojnë për leje pune, shuma maksimale në total shkon 255 dollar kanadezë. /SCAN

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...