Shqiptari ne gjykatën spanjolle:  Unë jam shefi i rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës!

E mërkurë, 06 June 2018 08:42

"Po. Unë jam shefi i rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës!". Kjo eshte deklarata qe një shtetas shqiptar ka pranuar para gjykatës në Pontevedra të Spanjës se ai ishte koka i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Shtetasi i identifikuar si Afrim.H nga mediat spanjolle doli para gjykatës në Pontevedra së bashkë me 3 persona të tjerë ditën e martë.

Shqiptari ka pranuar se drogën e merrte në Valencia, ndërsa më pas ajo dërgohej në një banesë në Pontevedr para se të shpërndahej.
Bashkëshortja e njërit prej të pandehurve nuk e ka pranuar të ketë qenë pjesë e këtij rrjeti, ndërsa një tjetër i akuzuar, i cili është përmendur nga shtetasi shqiptar, ka pranuar se ka ndarë banesën me shqiptarin, por ka mohuar se ka qenë pjesë e rrjetit të trafikut.
Të pandehurit kanë treguar se në dhjetor të vitit 2015 kishin marrë një sasi prej 10 kilogramësh heroinë në Valencia, të cilën e kishin mbajtur për një kohë të caktuar në dyshemenë e banesës së tyre në Sanxenxo, Pontevedra, ndërsa më pas e shpërndanë atë tek klientët e tyre të pakicës.
Ata thanë para gjykatës se dërguan në Narón në A Coruña një sasi prej 3 kilogramësh heroinë në këmbim të një shume prej 91 500 eurosh.
Sipas mediave spanjolle, ata përdornin për trafikun e drogës 4 automjete, të cilat kishin vende të posaçme për fshehjen e drogës. Policia tha në një deklaratë se shtëpia ku jetonin personat e ndaluar në Sanxenxo ishte kthyer në një laborator droge, ndërsa u gjetën edhe 3 armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara.
Prokuroria ka kërkuar 60 vite burg për personat e akuzuar për trafik ndërkombëtar droge./TCh

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...