Shkatërrohet banda që çonte shqiptarët drejt Anglisë

E mërkurë, 06 June 2018 08:50

Finalizohet operacioni policor i koduar "Premtimi" ku është bërë goditja e aktiviteti  kriminal në fushën e Falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve kundrejt  fitimit. Operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda Speciale të Hetimit.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur arrestimi i dy personave, Musa Rama, 60 vjeç,  lindur në Librazhd, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë si dhe Arben Hako, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.1,  Durrës, i dënuar më parë. 

Në bashkëpunim me njëri- tjetrin, ata kryenin këtë aktivitet kriminal prej disa kohësh në territorin e Shqipërisë, përkundrejt përfitimit ku mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europes, duke e bërë të mundur me falsifikimin e dokumenteve dhe përdorimin e formave dhe metodave të tjera, përkundrejt shumave në vlera 10 mijë deri në 16 mijë euro për person. 

Nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmendur, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet me targa AA 630 OD,  shtatë  telefona celularë,  14 pasaporta biometrike të shtetasve të ndryshëm, 80 copë dokumente në gjuhën Shqipe dhe Gjermane, 35 copë certifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm si dhe 13 copë certifikata shkolle dhe trajnimesh , dhe një sasi parash prej 850 euro .

Kapja e këtyre shtetasve u bë  nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Policia bën me dije se vazhdon puna hetimore edhe ndaj personave të tjerë bashkëpunëtor të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet ju dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...