Unifikimi i doganave me Kosovën, çfarë ndodh me biznesin?

E mërkurë, 06 June 2018 09:45

Kuvendi i Kosovës një ditë më parë vendosi që të votojë Pro rezolutës për unifikimin e doganave Kosovë-Shqipëri, cka për Shoqatën e Prodhuesve Shqiptarë, që ekspotojnë mallra drejt Kosovës, është një hap pozitiv që sjell lehtësime procedurash, mos’humbje kohe dhe rrjedhimisht edhe mos’humbje parash.
Arben Shkodra, nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, thotë për Ekonomix.al, se kjo rezolutë duhej të ishte hartuar dhe miratuar më parë, pasi deri tani bizneset shqiptare që eksportojnë në Kosovë apo edhe ato të Kosovës që sjellin mallra në Shqipëri, janë përballur me burokraci të pafundme.
“Prej vitesh kemi kërkuar unifikimin e procedurave mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi kemi pasur mjaft probleme në Pikat e Kalimit Kufitar me Kosovën. Të njëjtën gjë mund ta thonë dhe bizneset e Kosovës që sjellin mallra në Shqipëri. Një kamion, për shembull, që nisej nga Durrësi duhet të ndalet edhe edhe në Morin të Kukësit dhe Vërmicë duke sjell humbje kohe dhe rrjedhimisht edhe më shumë humbje parash” thotë Shkodra.
Lidhur me rezolutën, Shkodra thotë, se ende nuk dihen pikat konkrete që pritet të zbatohen, ndaj kërkon edhe zbardhjen e saj, nëse edhe Kuvendi i Shqipërisë do e mriaotjë një rezolutë të tillë.
“Nuk jemi në dijeni të pikave që përmban kjo rezolutë, por me aq sa kemi lexuar nga media, mendojmë se është një hap pozitiv. Nëse edhe Kuvendi ynë do miratojë një rezolutë të tillë, atëherë vërtetë do mund të flisnim pa siklete për unifikim doganash. Duhet të zbardhen pikat e kësaj rezolute që të shohim a përputhen me kërkesat që ne kemi bërë herë’pashere për lehtësim prcedurash” thotë ai.
I pyetur, se cilat janë përfitimet e biznesit me këtë rezolutë, nëse ajo do të miratohet, Shkodra thotë, se eviton burokracitë me të cilat aktualisht përballet biznesi.
“Kjo rezolutë, nëse do zbatohet është proceduriale që të mos kalojmë nga një doganë në tjetrën, por që unifikon procedurat. Lehtësohen procedurat, është hap pozitiv, është letësim në kohë, lehtësim në para, nëse do kishim dy vende ku do stoponim, tani do të kemi një. Dalëngadalë duhet të fillojë të unifikohen, sa më shpejt të kembehen informacionet dhe për këtë duhet bashkëpunim institucional, jo vetëm vullnet” shprehet ai.
Këtë të martë, Kuvendi i Kosovës vendosi që t’i thotë Po rezolutës për unifikimin e doganave mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kjo rezolutë do të ndikojë në zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore.
Ky unifikim parashikon masat që duhet të ndërmerren nga të dyja palët për zvogëlimin dhe lehtësimin e procedurave administrative, të cilat nga ana e biznesit konsiderohen pengesa serioze në rritjen e bashkëpunimit.
Në rezolutë parashikohet bashkëpunimi dhe ndihma reciproke në çështjet doganore në lidhje me harmonizimin e legjislacionit dhe standardeve, krijimin e mekanizmave të informimit dhe lajmërimit reciprok, shkëmbimin e informacionit, harmonizimin dhe thjeshtëzimin e procedurave doganore, zhvillimin e sistemit të deklarimit në doganë, si dhe projektin e përbashkët për ndërtimin e një godine të vetme që do t’i shërbente të dyja administrative doganore.
Ekspertët e Kosovës vlerësojnë, se heqja e kontrolleve kufitare është praktikë e Bashkimit Evropian e cila ndikon pozitivisht në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe e nxit bashkëpunimin ekonomik dhe tregtarë ndërmjet dy shteteve.
Të dhënat zyrtare të shtetit të Kosovës, saktësojnë, se vlera e importit e produkteve të cilat importohen nga Shqipëria drejt Kosovës në vit kapin vlerën e mbi 99 milionë, ndërsa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri janë 15 milionë euro. Ekonomix

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 10:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...