Provokohen minatorët, policia nuk i lë të protestojnë para Kryeministrisë

E mërkurë, 06 June 2018 10:46

Policia e Shtetit nuk ia ka lejuar minatorët të protestojnë para Kryeministrisë, siç ata kishin paralajmëruar. Argument i dhënë nga Policia për mosdhënien e lejes për protestë i ka provokuar jo pak minatorët, pasi ata duhej të kishin kërkuar leje "3 ditë para protestës".  “Njoftimi juaj duhet të ishte dërguar jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit, sipas pikës 1 të nenit 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001. Nuk është përcaktuar numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit, sipas gërmës “ç”, pika 2, neni 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por, minatorët nuk janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë; ata janë shprehur se do ta vazhdojnë protestën edhe pa lejen e Policisë  pasi ajo është thjesht e vetëm paqesore dhe kërkon vetëm të drejtat e mohuara prej vitesh, statusin e minatorit. Protesta e fundit e tyre është mbajtur më 21 mars 2018 kur ata u përplasën me Policinë, pasi kërkuan të hyjnë me forcë në takim me Kryeministrin Edi Rama.

  1. Z. Taf Koleci nga Federata e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë tha se nuk e kuptojmë arsyen pse nuk na jepet statusi, ndaj përgjigja është vetëm protesta. I pyetur nga mediat pse minatorët janë të përçarë në disa sindikata, Koleci tha se “ne jemi të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, në Gjykatë, sipas profesioneve. Ne nuk jemi bërë palë me qeverinë, unë vetë nuk kam qenë ndonjëherë drejtues.

Nuk kam qenë në interpelancën e minatorëve me Kryeministrin, por kam qenë në interpelancën që a bë me naftëtarët dhe ata sot janë në punë falë kërkesave. Shtabi drejtues do të mblidhet sot për ecurinë e protestave të mëtejshme dhe ne nuk do të ndalemi. Do të vijnë të gjithë minatorët e Shqipërisë këtu, madje edhe familjarët e tyre sepse këta kanë ndërtuar shtetin. Me 120 apo 140 mijë lekë që minatori del në pension nuk mjafton as për ilaçe jo për të mbajtur familjen”.

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 11:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...