Ish-policët: Ministria e Brendshme drejtohet nga krimi

E mërkurë, 06 June 2018 11:19

Punonjësit e Policisë që janë liruar nga detyra në mënyrë të padrejtë nga kjo qeveria kanë protestuar ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme.

Ata kanë denoncuar kapjen e këtij institucioni nga krimi i organizuar, duke sjellë në vëmendje edhe emërimin e dy ministrave nga Rama, të cilët me pas dolën të përfshirë për trafik droge.

Aleks Hajdari, kryetari i Shoqatës së Policëve në Lirim 2013 deklaroi për mediat se “arsyeja pse ne jemi mbledhur para kësaj ministrie është e paparë në histori: institucioni po drejtohet prej 5 vjetësh, nga dy ministra, z. Tahiri dhe z. Xhafaj - njeri nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge drejt vendeve të BE-së dhe krim të organizuar, kurse tjetri ka vëllanë e tij të dënuar për krim të organizuar.

Po ashtu ne protestojmëpër kolegët tanë të liruar padrejtësisht nga puna teksa krimi i organizuar ka arritur të bëjë emërime në Policinë e Shtetit.

Duke iu referuar akteve që janë prodhuar nga organizmat që mbikëqyrin punën e Policisë së Brendshme, shikojmë me shqetësim se Shqipëria konsiderohet si vendi kryesor i prodhimit të kanabisit dhe vendi kryesor korridor që dërgon drogën në vendet e BE-së,” theksoi Hajdari. /55News.al/

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 11:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...