Dalin emrat e ndërtuesve problematikë, Artan Lame nxjerr “listën e zezë”

E mërkurë, 06 June 2018 18:33

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t publikoi të ashtuquajturën “lista e zezë”, e ndërtuesve që kishin shitur apartamentet pa i legalizuar më parë pallatet. Kreu i ALUIZNIT, Artan Lame tha se deri sa të mbyllin procedurat e legalizimit, këto ndërtues nuk do të marrin më leje ndërtimi. Lista u tërhoq pak ditë më pas për t’u korrigjuar dhe në përfundim, ALUIZNI njoftoi se: “122 subjekte ndërtues ju përgjigjën thirrjes sonë dhe gjatë ditëve nga 31 maji deri dje, kontaktuan me drejtoritë tona në Tiranë dhe u përfshinë në procesin e legalizimit të pallateve të braktisura apo me shtesa pa leje, duke paraqitur dokumentacion të nevojshëm procedural”.

Si përfundim, sot, Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t bën publike rezultatet përfundimtare:

I. Lista e subjekteve që do t’i përcillet Bashkisë, me kërkesën për të mos u pajisur me leje të reja ndërtimi pa përfunduar procedurat e legalizimit për objektet tashmë të nisura prej tyre (134 subjekte).

II. Lista e subjekteve të cilat ju përgjigjën thirrjes së ALUINIT për bashkëpunim dhe u paraqitën për të vijuar procedurat e legalizimit për objektet e ndërtuara prej tyre, apo që u verifikuan për pozicionin e tyre në raport me këto ndërtime. (122 subjekte).

III. Lista e subjekteve për të cilat kanë aplikuar banorët e këtyre objekteve në bazë të VKM 19/2017, ndërsa vetë Subjektet ndërtuese nuk janë paraqitur. (57 subjekte).

IV. Lista e subjekteve që u përfshinë në thirrjen e bërë nga ALUIZNI në datë 30 maj, gabimisht ose për shkak se shkeljet e tyre nuk kanë të bëjnë me kategorinë e objekteve të braktisura.

Për këtë kategori, AKUZINI i “kërkon ndjesë këtyre subjekteve për shqetësimin e krijuar” dhe shton se mbeten “në dispozicion për sqarime të mëtejshme” (9 subjekte).

Login to post comments