×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

OBSH/ Shqiptarët jetojnë më jetëgjatët në rajon pa u prekur nga sëmundjet

E mërkurë, 06 June 2018 19:07

Së bashku me moshën vijnë edhe sëmundjet. Megjithatë krahasuar me vendet e rajonit, shqiptarët jetojnë më gjatë pa u prekur nga sëmundjet. Pritshmëria për jetëgjatësinë me shëndet të plotë është 68.1 vite, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ndërsa jetëgjatësia pritet të jetë 78 vite e gjashtë muaj, rreth 80 vjet për gratë dhe 77 për burrat.

“Il Sole 24 Ore” ka publikuar hartën me të dhënat më të fundit të vlefshme për sa i përket jetëgjatësisë së individëve pa u prekur nga ndonjë sëmundje. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka jetëgjatësinë më të gjatë pa sëmundje, së bashku me Malin e Zi. Në Maqedoni një individ pret që të jetojë pa u prekur nga sëmundjet 67.1 vjet, në Serbi 67.4, në Bosnjë 67.2.

Këto ditë, mediat shtetërore kineze bënë të ditur me pompozitet se kanë kaluar për herë të parë në vitin 2016, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket jetëgjatësisë (në shëndet të plotë): 68,7 vjeç për kinezët dhe 68,5 vjeç për amerikanët. Kjo krahasuar me jetëgjatësinë në tërësi, pra duke marrë në konsideratë dhe vitet në gjendje jo të mirë shëndetësore, pak më shumë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 76 vjeç për burrat dhe 81 për gratë, përkundër respektivisht 75 dhe 78 në Kinë.

Aspekti i parë, është fakti se Kina ka arritur dhe ka kaluar Shtetet e Bashkuara është një fitore e lehtë nga pikëpamja shëndetësore, në momentin që SHBA nuk janë sigurisht një ndër vendet me rezultatet më të mira shëndetësore në botë. Në Itali, për shembull, jetëgjatësia mesatare është 73,2 vjeç, në Francë 73,4, Japoni 74,8 dhe Singapor 76 vjeç.

Sipas studimeve të fundit, probabiliteti që një 15-vjeçar amerikan të arrijë ditëlindjen e tij të 60 është më e vogël se ajo në 49 vende të botës. Kjo pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë 17,1% të PBB për shëndetësinë (përkundër 5,5% në Kinë) dhe 9,4 mijë dollarë për frymë (e dhënë e vitit 2014) të shpenzimeve shëndetësore, përkundër 731 dollarë për frymë në Kinë.

Një tjetër aspekt për t’u theksuar është që në të vërtetë, sëmundjet kronike ndikojnë në popullatën kineze, në të njëjtë mënyrë që ndikon edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 87% e vdekjeve në Kinë dhe 88% në Amerikë janë shkaktuar nga sëmundjet kronike. Ka vetëm një ndryshim: vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare në Kinë përbëjnë 45% të totalit të vdekjeve nga sëmundjet kronike; në Shtetet e Bashkuara, 31%.

Në Itali – për të bërë një krahasim – ato shkaktojnë në 37% të vdekjeve nga sëmundjet kronike. Ndër të tjera, vdekjet e shkaktuara nga kanceri janë në numër të njëjtë, si në Kinë, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kinë, ka 19% probabilitet të vdesësh nga një nga katër sëmundjet kryesore kronike nga 30 deri në 70 vjeç. Në SHBA, ky probabilitet është 14% (në Itali, 10%)./monitor/

Login to post comments